{"id":48466,"date":"2026-03-23T21:20:54","date_gmt":"2026-03-23T21:20:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48466"},"modified":"2026-03-23T21:20:55","modified_gmt":"2026-03-23T21:20:55","slug":"tragjedia-e-vjenes-i-lenduari-eshte-nazmi-muharremi-flet-vellai-qe-ia-shpetoi-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48466","title":{"rendered":"Tragjedia e Vjen\u00ebs: I l\u00ebnduari \u00ebsht\u00eb Nazmi Muharremi \u2013 flet v\u00ebllai q\u00eb ia shp\u00ebtoi jet\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNdihmom o v\u00eblla se vdiqa\u201d<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1021\" height=\"570\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_4417.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-48467\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_4417.jpeg 1021w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_4417-300x167.jpeg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_4417-768x429.jpeg 768w\" sizes=\"(max-width: 1021px) 100vw, 1021px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dita e 17 marsit ishte dita tragjike p\u00ebr kryeqitetin austriak kur si pasoj\u00eb e shembjes s\u00eb konstrukteve t\u00eb betonit (pllo\u00e7a e betonit) t\u00eb disa ballkoneve humb\u00ebn jet\u00ebn kat\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb, nd\u00ebr ta: tre shtetas nga Kosova dhe nj\u00eb qytetar nga Novi Pazari. I vetmi q\u00eb ka shp\u00ebtuar nga kjo ngjarje tragjike ishte nj\u00eb shqiptar nga Maqedonia e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse ka kaluar af\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb nga ky ksident i r\u00ebnd\u00eb, ende nuk ka qen\u00eb i ditur p\u00ebr opinionin identiteti i tij. Platforma mediale shqiptare n\u00eb Austri,\u00a0albinfo.at, ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb edhe emrin e t\u00eb l\u00ebnduarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptari i l\u00ebnduar \u00ebsht\u00eb Nazmi Muharremi, 45 vje\u00e7 nga fshati Mate\u00e7, komuna e Kumanov\u00ebs. Prej shum\u00eb vitesh banues n\u00eb Vjen\u00eb bashk\u00eb m\u00eb familjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Albinfo.at&nbsp;ka vizituar sot spitalin \u201eUnfallkrankenhaus\u201c n\u00eb&nbsp; Meidling (Bezirku 12) n\u00eb Vjen\u00eb, aty ku Nazmiu po merr trajtimet intensive mjek\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi sipas rregullores s\u00eb spitalit nuk na u lejua hyrja n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb vizituar t\u00eb l\u00ebnduarin Nazmiun, para der\u00ebs s\u00eb spitalit takuam v\u00ebllain e tij, Elmazin, bashk\u00eb me disa familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Elmazi ishte d\u00ebshmitar i k\u00ebsaj ngjarjeje dhe njeher\u00ebsh \u201cheroi\u201d i vet\u00ebm i cili pa kursyer veten, arriti q\u00eb nga rr\u00ebnojat t\u00eb nxirrte v\u00ebllain e tij dhe t\u2019ia shp\u00ebtonte jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I tronditur ende nga ngjarja q\u00eb kishte par\u00eb m\u00eb sy, Elmazi tregon q\u00eb gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e Nazmiut \u00ebsht\u00eb stabile. \u201cGjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e Nazmiut \u00ebsht\u00eb stabile dhe jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb i l\u00ebnduar n\u00eb mushk\u00ebri, brinj\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebrin krah. L\u00ebndimet tjera trupore jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla. Vet\u00ebdijen e ka t\u00eb plot\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb duket se sh\u00ebndeti i tij \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, tha fillimisht ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Elmazit, pallati ku ishin duke punuar \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtim i vjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb duke u rinovuar. Apartamentet nuk kishin ballkone. Me renovimin e ri, \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb nd\u00ebrtohen ballkone p\u00ebr secilin apartament n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme t\u00eb pallatit, pra n\u00eb pjes\u00ebn e oborrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Plani ishte t\u00eb betonohen gjasht\u00eb ballkone t\u00eb atij pallati p\u00ebr gjasht\u00eb apartamente. Prej kompanis\u00eb kontraktuese u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet nd\u00ebrtimi i ballkoneve nga kati i ep\u00ebrm dhe t\u00eb vazhdohet m\u00eb katet e poshtme. Gjithnj\u00eb si\u00e7 rr\u00ebfen Elmazi, at\u00eb dit\u00eb ata i kan\u00eb betonuar tre ballkone dhe ishin duke punuar n\u00eb ballkonin e kat\u00ebrt.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><a href=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena.at_.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena.at_.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-910326\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cNdihmom o v\u00eblla se vdi<\/strong><strong>qa\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si d\u00ebshmitar i gjith\u00eb ngjarjes tragjike, Elmazi tregon p\u00ebr gjith\u00eb tmerrin q\u00eb ka par\u00eb me sy dhe si arriti t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb v\u00ebllain e tij, Nazmiun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb ato momente un\u00eb isha posht\u00eb, tek dera e hyrjes s\u00eb pallatit. Papritmas kam d\u00ebgjuar britma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koleg\u00ebve. Kam shikuar se \u00e7far\u00eb ndodhi, dhe kam par\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb konstruksioni i ballkoneve duke p\u00ebrfshir\u00eb betonin, drunjt\u00eb, hekurat dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb. N\u00ebn gjith\u00eb ato rr\u00ebnoja ishin edhe v\u00ebllai im e kat\u00ebr koleg\u00ebt e pun\u00ebs. Nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb z\u00eb m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I shokuar kam vrapuar sip\u00ebr shkall\u00ebve duke b\u00ebrtitur emrin e v\u00ebllait me shpres\u00ebn q\u00eb mos rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb diku lart\u00eb. Pasi nuk e gjeta, kam zbritur s\u00ebrish posht\u00eb n\u00eb oborr, te rr\u00ebnojat. Un\u00eb vazhdoja t\u00eb th\u00ebrrisja emrin e v\u00ebllait dhe befasisht kam par\u00eb n\u00eb nj\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb helmet\u00ebn e pun\u00ebs. Kur jam afruar, kam d\u00ebgjuar nj\u00eb z\u00eb q\u00eb th\u00ebrriste: \u201cNdihmom o v\u00eblla se vdiqa\u201c. Aty e kam kuptuar se \u00ebsht\u00eb Nazmiu. Nuk m\u00eb ka interesuar fare rreziku i&nbsp; jet\u00ebs sime dhe kam marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019i larguar rr\u00ebnojat. Kur kam gjetur trupin e tij, kam par\u00eb q\u00eb lidh\u00ebza e kapeles s\u00eb xhaket\u00ebs q\u00eb kishte veshur, i ishte lidhur te fyti. Merrte frym\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb goj\u00ebs. Kam arritur t`ia k\u00ebpus lidh\u00ebsen dhe ngadal\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb koleg boshnjak, m\u00eb ka ndihmuar q\u00eb ta nxjerrim t\u00eb gjall\u00eb jasht\u00eb g\u00ebrmadhave. N\u00eb gjith\u00eb trupin ishte i gjakosur dhe i l\u00ebnduar. Disa brinj\u00eb i kishte t\u00eb thyer, dor\u00ebn e pal\u00ebvizshme, por fatmir\u00ebsisht arriti ta normalizoj\u00eb frym\u00ebmarrjen\u201c, rr\u00ebfen Elmazi gjith\u00eb rastin tragjik. Ai thot\u00eb se i gjith\u00eb aksioni i tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb v\u00ebllain ka zgjatur af\u00ebrisht 8-10 minuta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201eBashk\u00eb me kolegun kemi tentuar t\u00eb hym\u00eb n\u00eb g\u00ebrmadha p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb edhe trupat e tjer\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb, por n\u00eb ato momente ka ardhur policia dhe emergjenca dhe nuk kan\u00eb lejuar t\u00eb afrohej askush tjet\u00ebr derisa kan\u00eb intervenuar nj\u00ebsit\u00eb e shp\u00ebtimit\u201c, thot\u00eb 49 vje\u00e7ari, Elmaz Muharremi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><a href=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena2.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-910329\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj tragjedie, kush \u00ebsht\u00eb fajtori?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pyetje e vazhdueshme q\u00eb b\u00ebhet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin e gjith\u00eb k\u00ebsaj tragjedie. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Elmazi shprehet: \u201eUn\u00eb nuk e di se kush \u00ebsht\u00eb fajtori, sepse k\u00ebt\u00eb do ta d\u00ebshmojn\u00eb ekspertet e k\u00ebsaj fushe. P\u00ebr bindjen time, gabimi ishte te kompania kontraktuese e cila na ka urdh\u00ebruar q\u00eb ballkonet t\u00eb betonohen duke filluar nga kati i ep\u00ebrm. Pesha e r\u00ebnd\u00eb e betoneve pa i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr tu forcuar dhe duke punuar me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer pun\u00ebtor\u00ebt, koh\u00ebn dhe mjetet e pun\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb betonet mos ta ken\u00eb forc\u00ebn e nevojshme dhe si pasoj\u00eb, i gjith\u00eb konstruksioni i ballkoneve \u00ebsht\u00eb shembur\u201c, thot\u00eb ai p\u00ebr&nbsp;albinfo.at, duke shtuar se, d\u00ebshmitari kryesor i cili ka par\u00eb nga lart\u00eb gjith\u00eb ngjarjen e tragjedis\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuesi i vin\u00e7it si dhe kamerat t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb vin\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I mllefosur me institucionet maqedonase, Elmazi thot\u00eb se nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb mb\u00ebshtetje qoft\u00eb edhe morale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aksident. \u201eNuk kemi pasur as edhe nj\u00eb telefonat\u00eb, as nga ambasada e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb Austri dhe as nga ndonj\u00eb politikan shqiptar nga Maqedonia. Kur vjen koha e zgjedhjeve k\u00ebrkojn\u00eb nga diaspora t\u00eb mbushin autobus\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar me votuar, nd\u00ebrsa kur vjen momenti p\u00ebr mb\u00ebshtetje, as q\u00eb e \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre n\u00eb m\u00ebrgim\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj ngjarje tragjike, Elmazi ndihet i lumtur q\u00eb ka arritur t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb v\u00ebllain e tij, por me lot n\u00eb sy, ai shprehu ngush\u00ebllimet p\u00ebr familjet q\u00eb humb\u00ebn m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi. \u201eV\u00ebllai shp\u00ebtoi por humba kat\u00ebr shok\u00eb t\u00eb mi. Ngush\u00ebllime ma t\u00eb sinqerta p\u00ebr familjet, miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre. N\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb v\u00ebshtira, ndajm\u00eb dhimbjen me ta dhe lutemi qe t\u00eb gjejm\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar bashk\u00ebrisht humbjen e tyre\u201c, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera, Elmaz Muharremi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><a href=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena3.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/vjena3.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-910332\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ngjarja tragjike e Vjen\u00ebs ka tronditur opinionin e gjer\u00eb austriak dhe komunitetin shqiptar n\u00eb Austri. Hetimet e autoriteteve shtet\u00ebrore austriake jan\u00eb duke vazhduar p\u00ebr t\u00eb nxjerr nj\u00eb raport t\u00eb detajuar rreth k\u00ebtij aksidenti t\u00eb tmerrsh\u00ebm dhe vdekjeprur\u00ebs.\/albinfo.at\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&ldquo;Ndihmom o v&euml;lla se vdiqa&rdquo; Dita e 17 marsit ishte dita tragjike p&euml;r kryeqitetin austriak kur si pasoj&euml; e shembjes s&euml; konstrukteve t&euml; betonit (pllo&ccedil;a e betonit) t&euml; disa ballkoneve humb&euml;n jet&euml;n kat&euml;r pun&euml;tor&euml;, nd&euml;r ta: tre shtetas nga Kosova dhe nj&euml; qytetar nga Novi Pazari. I vetmi q&euml; ka shp&euml;tuar nga kjo ngjarje tragjike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48467,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48466","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48466"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48466\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48468,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48466\/revisions\/48468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}