Kur e them profesion m\u00eb i sfiduar, e kam parasysh k\u00ebtu faktin, se bart\u00ebsi i k\u00ebtij profesioni, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb epokave historike, p\u00ebrpos sakrific\u00ebs sfilit\u00ebse, ka pasur mbi supe e ka edhe m\u00eb tej pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale e njer\u00ebzore. Ky profesion, i cili ishte i sfiduar dje, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve tejet t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb v\u00ebshtira me t\u00eb cilat ballafaqoheshin bart\u00ebsit e edukimit, gjegj\u00ebsisht m\u00ebsuesit, kushte k\u00ebto q\u00eb nuk ng\u00ebrthenin vet\u00ebm an\u00ebn materiale e financiare, por edhe ideologjike dhe shoq\u00ebrore, ngelet i sfiduar edhe sot, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndoshta profesioni m\u00eb i sfiduar edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Krejt kjo, sepse e ardhmja \u201cmbetet e hapur\u201d dhe shum\u00eb e pasigurt\u00eb p\u00ebr rolin e m\u00ebsuesit, sidomos me shfaqjen e inteligjenc\u00ebs artificiale, si nj\u00eb shp\u00ebrthim intuitash, q\u00eb maten nga nj\u00eb kuad\u00ebr i ideve dhe shkatht\u00ebsia e intelektit q\u00eb posedon ajo, e q\u00eb imponon marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb faktit se si do p\u00ebrdoret ajo (tanim\u00eb mund t\u00eb themi si po p\u00ebrdoret ajo), e jo sa po p\u00ebrdoret.
N\u00eb nj\u00eb rast, ish presidenti francez, Fransoa Miteran, duke e njohur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe rolin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, kishte ndar\u00eb me publikun nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb \u00e7muar, q\u00eb besoj se i shkon p\u00ebr shtati edhe monografis\u00eb, gjegj\u00ebsisht protagonistes s\u00eb librit \u201cNj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb histori\u201d, m\u00ebsueses Regaibe Osmani, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb si n\u00eb vijim \u201cT\u00eb jesh m\u00ebsues\/e nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje karriere, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje jete.\u201d
Pik\u00ebrisht, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, edhe ky lib\u00ebr, na shp\u00ebrfaq ecejakun jet\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuese t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb rryer, q\u00eb m\u00ebsuesin\u00eb e kishte pasur jo vet\u00ebm si profesion, por edhe si nj\u00eb mision e pasion.
Libri, i cili p\u00ebrshkruan holl\u00ebsisht jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e nj\u00eb m\u00ebsuese, e cila, n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, iu rrek profesionit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb, p\u00ebr ta sfiduar k\u00ebsisoj vetveten, rrethin, e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe e sfiduar, por duke ia dal\u00eb mban\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre sfidave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr, q\u00eb i ka munguar qytetit ton\u00eb dhe jo vet\u00ebm, por gjithashtu edhe fush\u00ebs s\u00eb historis\u00eb, sepse fundja, t\u00ebr\u00eb p\u00ebr\u00e7apja dhe kontributi i m\u00ebsueses Regaibe Osmani, s\u00eb bashku me shum\u00eb e shum\u00eb m\u00ebsues tjer\u00eb e m\u00ebsuese tjera, padyshim se \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb e pashlyeshme n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive dhe historike komb\u00ebtare, duke sh\u00ebrbyer nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si kamban\u00eb k\u00ebndelljeje, n\u00eb momente kur na kaplon ndonj\u00ebher\u00eb apatia, p\u00ebrtacia apo mungesa e interesit p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar proceset p\u00ebrpara. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e padiskutueshme e kujtes\u00ebs kolektive, sepse t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrsip\u00ebr edukimin dhe arsimimin e brezave n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb, kur thikat helmuese, qoft\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga sistemi i koh\u00ebs, qoft\u00eb nga padituria e injoranca fanatike, q\u00eb ishte poashtu e sponsorizuar dhe e nxitur nga sistemi i koh\u00ebs, sulmonin nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, shto k\u00ebtu edhe v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e faktit t\u00eb t\u00eb qenit grua, n\u00ebn\u00eb, bashk\u00ebshorte, mot\u00ebr, bij\u00eb, re\u2026 v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb tep\u00ebr e mundimshme, e gjasme edhe p\u00ebrpjekje sizifiane.
Libri, i cili q\u00eb prej fillimit, e deri n\u00eb fund, mund t\u00eb lexohet nga lexuesi mu sikurse nj\u00eb roman i bukur, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmben nga gjuha e pasur, si dhe nga ndodhit\u00eb n\u00eb t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rr\u00ebfimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb m\u00ebsueses, znj. Regaibe Osmani, p\u00ebrmban edhe rr\u00ebfimin e d\u00ebshmitares s\u00eb gjall\u00eb t\u00eb asaj epoke, e cila me mundin dhe kontributin e saj p\u00ebrndriti brezat t\u00eb cil\u00ebt i m\u00ebsoi.
Edhe vet autorja e librit e thekson se p\u00ebr\u00e7apjet e protagonistes n\u00eb fjal\u00eb, i shnd\u00ebrruan pengesat n\u00eb ura e frik\u00ebn n\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, duke e sublimuar pun\u00ebn dhe sakrific\u00ebn si m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb dimension shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, n\u00eb at\u00eb q\u00eb theksonte edhe G\u00ebteja i famsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn \u201cp\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb\u201d, gjegj\u00ebsisht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb dije dhe m\u00ebsim, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duke e shnd\u00ebrruar m\u00ebsuesen Regaibe n\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtare t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb rryer p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta e p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri p\u00ebr gjinin\u00eb fem\u00ebrore, sepse ajo e kishte t\u00eb qart\u00eb se vet\u00ebm \u201cliria nuk mund t\u00eb harxhohej me p\u00ebrdorimin e saj\u201d.
N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jo rast\u00ebsisht, nuk thuhet se fjala e hedhur n\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb e paracaktuar t\u00eb jet\u00eb e dobishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe brezat q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas. S\u00eb k\u00ebndejmi, stili rr\u00ebfyes i autores p\u00ebr protagonisten, m\u00ebsuesen Regaibe (q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb gjyshja e autores), si dhe kujdesi dhe v\u00ebmendja e autores ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb duhur t\u00eb gjuh\u00ebs japetike, gjuh\u00ebs shqipe, e cila sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb ruhet, kultivohet dhe t\u00eb p\u00ebrdoret si duhet, e b\u00ebn librin edhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe i jep vler\u00eb shtes\u00eb, e autoren e vendos n\u00eb skem\u00ebn Hesseliane, at\u00eb t\u00eb krijimit dhe shpikjes, si dhe e paraqet mu ashtu si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb ajo, e v\u00ebrtet\u00eb dhe origjinale. E v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb shpikje e mendjes njer\u00ebzore, ajo qen\u00ebson e pavarur prej nesh dhe mendjeve tona, qoft\u00eb kjo n\u00ebse e pranojm\u00eb apo jo, qoft\u00eb kjo n\u00ebse e themi apo jo, por ama lypset q\u00eb ta njohim si t\u00eb till\u00eb. Autorja e librit, n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj figure e m\u00ebton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, njohjen dhe shpalosjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pik\u00ebrisht si\u00e7 ka qen\u00eb dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb.
Autorja, profesoresha e gjuh\u00ebs shqipe, Adelina Beluli, me librin e saj t\u00eb par\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn e m\u00ebsueses Regaibe, mes tjerash edhe befason me guximin e saj krijues, sepse shpluhuros figur\u00ebn e m\u00ebsueses dhe gruas intelektuale shqiptare, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nga pakujdesia e ndonj\u00ebher\u00eb nga rr\u00ebmbimet sinkronizuese kohore, po harrohet nga shoq\u00ebria. Qysh n\u00eb rreshtat e par\u00eb t\u00eb librit, v\u00ebrehet edhe shqet\u00ebsim i saj shpirt\u00ebror, por edhe vokacioni, p\u00ebr ta hedhur sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb let\u00ebr ecejakun e m\u00ebsueses Regaibe, p\u00ebr ta skalitur at\u00eb, andaj edhe meriton respekt dhe p\u00ebrkrahje. E kur k\u00ebsaj ia shtojm\u00eb edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebn q\u00eb ng\u00ebrthen tematika e librit dhe m\u00ebnyra e rr\u00ebfimit, figura e protagonistes n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsueses dhe edukatores, si dhe fakti i t\u00eb qenunit fem\u00ebr, pa dyshim q\u00eb ia jep vepr\u00ebs nj\u00eb shk\u00eblqim dhe r\u00ebnd\u00ebsi.
Nj\u00eb th\u00ebnie e \u00e7muar e Charles-Joseph de Ligne, mareshalit t\u00eb njohur belg, diplomatit t\u00eb shk\u00eblqyer, i cili konsiderohet si nj\u00ebri nga tre memorialist\u00ebt e famsh\u00ebm t\u00eb shek. XVIII-t\u00eb, i admiruar nga G\u00ebteja, Bajroni, Pol Valeri e k\u00ebshtu me radh\u00eb, m\u00eb ka mbetur fort n\u00eb kujtes\u00ebn time. Ai thot\u00eb, se ka njer\u00ebz q\u00eb vrasin mendjen apo reflektojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, por ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vrar\u00eb mendjen. Autorja, Adelina Beluli, me t\u00eb drejt\u00eb d\u00ebshmon se i takon grupit t\u00eb par\u00eb.
Autorja e njohur franceze, feministja e \u00e7muar, Simon D\u00eb Buvuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga autoret m\u00eb t\u00eb famshme dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb rrafshin intelektual n\u00eb fushat sociale dhe filozofike, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb problemin e barazis\u00eb gjinore. N\u00eb vepr\u00ebn e saj t\u00eb njohur \u201cGruaja e shkat\u00ebrruar\u201d ajo me t\u00eb drejt\u00eb thekson \u201cN\u00eb dit\u00ebn kur t\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebr gruan t\u00eb dashuroj\u00eb, jo n\u00eb dob\u00ebsin\u00eb por n\u00eb forc\u00ebn saj, jo t\u00eb ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten \u2013 n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, dashuria p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet, ashtu sikurse p\u00ebr burrin, nj\u00eb burim jete dhe jo nj\u00eb rrezik p\u00ebr vdekje\u201d. E kjo th\u00ebnie e saj, padyshim q\u00eb i shkon m\u00eb s\u00eb bukuri jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb m\u00ebsueses Regaibe Osmani, padyshim si grua luft\u00ebtare, figura e s\u00eb cil\u00ebs na shpaloset m\u00eb s\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.
Ky lib\u00ebr, nxjerr n\u00eb pah se si kjo figur\u00eb, me pun\u00ebn e saj si m\u00ebsuese n\u00eb Likov\u00eb, e m\u00eb pas edhe n\u00eb Kumanov\u00eb, n\u00eb q\u00ebndrimin e saj p\u00ebrball\u00eb regjimit t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb fanatizmave dhe izmave t\u00eb shumta t\u00eb asaj kohe, me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e saj, me t\u00ebr\u00eb diturin\u00eb e saj, me t\u00ebr\u00eb dinjitetin e saj, i ka b\u00ebr\u00eb ball\u00eb stuhive t\u00eb koh\u00ebs, por q\u00eb kurr\u00eb nuk e ka humbur drit\u00ebn e qiririt n\u00eb shpirtin e saj, duke sh\u00ebrbyer si fanar ndri\u00e7ues p\u00ebr brezat q\u00eb ka edukuar, si dhe p\u00ebr familjen e farefisin, jo vet\u00ebm si nj\u00eb vijim\u00ebsi gjaku, por si nj\u00eb pasarel\u00eb shpirt\u00ebrore, e cila k\u00ebrkon p\u00ebrkujdesje, duke i mund\u00ebsuar ndjekjen e rrug\u00ebs s\u00eb shkollimit dhe nx\u00ebnies s\u00eb dituris\u00eb jo vet\u00ebm v\u00ebllait t\u00eb saj, por edhe nip\u00ebrve t\u00eb shumt\u00eb dhe mbesave t\u00eb shumta, si burim frym\u00ebzimi dhe motivimi.
Brezi i m\u00ebsuesve dhe m\u00ebsueseve, t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebsisht po na ikin nga kjo bot\u00eb, duke mos ia dh\u00ebn\u00eb mir\u00ebnjohjen dhe vler\u00ebsimin e duhur p\u00ebrderisa jan\u00eb n\u00eb mesin e t\u00eb gjall\u00ebve, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb arsye m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb i jep librit t\u00eb autores Adelina Beluli nj\u00eb vler\u00eb shtes\u00eb, sepse protagonisten, m\u00ebsuesen Regaibe, e kemi n\u00eb mesin e t\u00eb gjall\u00ebve, e s\u00eb k\u00ebndejmi ajo edhe m\u00eb tej mund t\u00eb na rr\u00ebfej\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti se si duhet ndri\u00e7uar rrug\u00ebn p\u00ebr brezat, edhe kur kemi m\u00ebdyshje dhe dilema.
Ky lib\u00ebr, duke e valorizuar historin\u00eb e ecejakut jet\u00ebsor e profesional t\u00eb m\u00ebsueses Regaibe Osmani, sh\u00ebrben si nj\u00eb histori e \u00e7muar, si nj\u00eb d\u00ebshmi e fuqishme e koh\u00ebs, sepse fundja respekti dhe mir\u00ebnjohja p\u00ebr m\u00ebsuesin dhe m\u00ebsuesen, si arsye e dituris\u00eb, si arkitekt\/e i\/e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe urbanist\/e i\/e dijeve, si ndikues\/e dhe frym\u00ebzues\/, \u00ebsht\u00eb detyrim dhe domosdoshm\u00ebri patriotike-komb\u00ebtare, e jo vet\u00ebm morale. Libri na udh\u00ebzon edhe se m\u00ebsuesit e mir\u00eb jan\u00eb si qirinj \u2013 ata e djegin veten p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.
Libri i autores, Adelina Beluli, mes tjerash p\u00ebrmban edhe dimensionin pedagogjik, p\u00ebrpos atij njer\u00ebzor, moral, komb\u00ebtar e historik. Nxjerrja n\u00eb pah e veprimtaris\u00eb profesionale t\u00eb m\u00ebsueses Regaibe Osmani, si bart\u00ebse e rolit edukativ-arsimor n\u00eb shkollat ku ka punuar me nx\u00ebn\u00ebsit, padyshim se n\u00eb vet\u00eb p\u00ebrmban edhe q\u00ebndrimet, ndjenjat, emocionet, mendimet e saj, si dhe nxjerr n\u00eb pah personalitetin e saj, duke e trajtuar nga aspekte t\u00eb ndryshme, q\u00eb lexuesi mund ta kundroj\u00eb edhe si personalitet pedagogjik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb fokusin e interesimit t\u00eb opinionit, prind\u00ebrve, nx\u00ebn\u00ebsve, shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse. Mund t\u00eb them pa m\u00ebdyshje, q\u00eb libri, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, e sublimon edhe rolin pedagogjik t\u00eb m\u00ebsueses Regaibe, si nj\u00eb kontribuuese q\u00eb p\u00ebrgatit t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, q\u00eb i aft\u00ebson ata p\u00ebr t\u00eb ardhmen, si dhe si nj\u00eb pishtare n\u00eb ngritjen e gjithmbarshme t\u00eb brezit t\u00eb ri, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si nj\u00eb strehuese e filozofis\u00eb arsimore p\u00ebrkat\u00ebse me koh\u00ebn, si nj\u00eb inspirim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, si nj\u00eb personalitet shum\u00ebdimensional, por mbi t\u00eb gjitha komb\u00ebtar, njer\u00ebzor, kulturor dhe arsimor.
Vlen t\u00eb theksohet, se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, po aq edhe sa veprimtaria e vet protagonistes, m\u00ebsueses Regaibe, sepse i d\u00ebfton brezit t\u00eb tanish\u00ebm si dhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm, p\u00ebr sfidat dhe tejkalimet e tyre gjat\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por edhe i b\u00ebn t\u00eb reflektojn\u00eb dhe t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb konstatimin e sakt\u00eb se profesioni i m\u00ebsuesis\u00eb, ndikon n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, duke mos v\u00ebn\u00eb linja kufizuese se ku mbaron ndikimi i tij.
M\u00ebsuesi i mir\u00eb shpjegon. Nj\u00eb m\u00ebsues i shk\u00eblqyer demonstron. Nj\u00eb m\u00ebsues v\u00ebrtet i shk\u00eblqyer frym\u00ebzon. Shembulli i protagonistes s\u00eb librit \u201cNj\u00eb jet\u00eb, shum\u00eb histori (Rr\u00ebfimi p\u00ebr pishtaren e arsimit Regaibe Osmani)\u201d, t\u00eb autores Adelina Beluli, shpalos v\u00ebrtet\u00eb figur\u00ebn dhe personalitetin e m\u00ebsueses q\u00eb frym\u00ebzon.
P\u00ebr n\u00eb fund, nj\u00eb porosi p\u00ebr gjith\u00eb ata, q\u00eb kan\u00eb fatin ta ken\u00eb n\u00eb bibliotekat e tyre k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Uroj q\u00eb t`i rrekeni leximit t\u00eb k\u00ebsaj vepre, sepse krimi m\u00eb i madh se djegia e librave, \u00ebsht\u00eb mosleximi i tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Recension librit “Një jetë, shumë histori (Rrëfimi për pishtaren e arsimit Regaibe Osmani)”, të autores Adelina Beluli Recensent: Ardian RAMADANI Njëri prej profesioneve më të sfiduar, e njëkohësisht edhe më sfidues është padyshim profesioni i mësuesit, edukatorit, arsimtarit e profesorit.Kur e them profesion më i sfiduar, e kam parasysh këtu faktin, se bartësi i këtij […]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48020,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48021,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48019\/revisions\/48021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}