{"id":47564,"date":"2026-03-01T00:34:55","date_gmt":"2026-03-01T00:34:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=47564"},"modified":"2026-03-01T00:34:55","modified_gmt":"2026-03-01T00:34:55","slug":"nga-mjelja-e-lopeve-te-dritat-e-skenes-londrim-mekaj-dhe-fitorja-unike-qe-ndryshon-lojen-e-big-brother","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=47564","title":{"rendered":"Nga mjelja e lop\u00ebve te dritat e sken\u00ebs, Londrim Mekaj dhe fitorja unike q\u00eb ndryshon loj\u00ebn e Big Brother"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"606\" height=\"635\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/image-8-e1772299368359.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-47565\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/image-8-e1772299368359.png 606w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/image-8-e1772299368359-286x300.png 286w\" sizes=\"(max-width: 606px) 100vw, 606px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">25-vje\u00e7ari Londrim Mekaj, fitues i \u201dBig Brother Kosova Vip 4\u201d, vulosi nj\u00eb fakt t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb nj\u00eb format ku kemi par\u00eb q\u00eb strategjia, intriga, romanca dhe drama ka pesh\u00eb p\u00ebr fitore, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb KUP\u00cbN e ngriti njeriu i emocioneve reale dhe jo lojtari. Trofeu shkoi tek energjia, origjinaliteti, tek mir\u00ebsia dhe qytetaria e fort\u00eb. Fitoi nj\u00eb artist i ri, me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, q\u00eb k\u00ebndoi \u00e7do refren q\u00eb sot jan\u00eb kthyer n\u00eb hite. Si nj\u00eb ndjek\u00ebs i rregullt i formatit dhe i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiza dhe komente n\u00eb emisione t\u00eb ndryshe, Londrimin q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi e kam dalluar p\u00ebr orgjinalitetin, guximin n\u00eb veshje dhe vetbesimin q\u00eb nuk e kishte t\u00eb tep\u00ebrt, por me nj\u00eb drit\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb. T\u00eb tregoj\u00eb veten. Para hyrjes n\u00eb sht\u00ebpi, Londrimi ka pasur 4 mij\u00eb ndjek\u00ebs n\u00eb Instagram dhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb shifr\u00ebn mbi 157 mij\u00eb, nj\u00eb rritje q\u00eb nuk u shtua nga skandalet apo polemikat e eg\u00ebra, por p\u00ebr energjin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb e dha nj\u00eb i ri, p\u00ebr njeriun q\u00eb loja nuk e tjet\u00ebrsoi dhe p\u00ebr 25-vje\u00e7arin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i bukur sesi n\u00eb jet\u00eb fiton gjithmon\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia, energjia dhe shpirti luftarak, dhe jo loja e keqe. Londrimi shkoi tek audienca, tek \u00e7do grupmosh\u00eb, pa dhun\u00eb, pa e imponuar me z\u00eb prezenc\u00ebn e tij, por me l\u00ebvizje t\u00eb natyshme, elektrizuese n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, edhe kur tensionet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta dhe t\u00eb forta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Londrimi hyri si nj\u00eb djal\u00eb i thjesht\u00eb dhe doli fenomen q\u00eb si rrall\u00eb her\u00eb, bashkoi qindra figura publike q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe fitore q\u00eb nuk kontestohet. Me \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha, pa frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb guxuar fort, me shpirt t\u00eb lir\u00eb, pa xhelozi e pa energji t\u00eb keqe, Londrimi tregoi se dinjiteti, qytetaria \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb \u00e7do loj\u00eb, dhe ai e ka treguar q\u00eb nga dita e par\u00eb deri kur fiku dritat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb BBVK4. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb q\u00eb ka pasur zhvillime godit\u00ebse, dramatike dhe episode q\u00eb inatos\u00ebn publikun, ne fituesin, Londrimin e kemi par\u00eb pa veshje lojtari, pasi debatet i ka pasur me edukat\u00eb t\u00eb hijshme, u p\u00ebrball me situata t\u00eb v\u00ebshtira, por pa r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb banalitet, apo viktimizim. Na dha nj\u00eb leksion jete, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar nuk duhet t\u00eb b\u00ebsh pis ask\u00ebnd, nuk duhet t\u00eb godas\u00ebsh dob\u00ebsin\u00eb e tjetrit, por mund t\u00eb luash me fines\u00eb, me karakter, ngjyra dhe me respekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Londrimi tregoi edhe n\u00eb linj\u00ebs e jet\u00ebs se u rrit n\u00eb fshat mes pun\u00ebve atje, ku mjelte lop\u00ebt dhe m\u00eb pas shkonte n\u00eb shkoll\u00eb. Ai foli p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb, por pa e dramatizuar at\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar, apo q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb m\u00ebshir\u00eb tek publiku i madh. Sigurisht q\u00eb Londrimi foli p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb ekonomike, por pa e paraqitur veten si viktim\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, Londrimi \u00ebnd\u00ebrronte n\u00eb ato kodrina, fusha apo male ku p\u00ebrball\u00eb kishte bag\u00ebtit\u00eb dhe n\u00eb mendje kishte sken\u00ebn. N\u00eb mosh\u00ebn 21-vje\u00e7are, ai vendosi t\u00eb largohej nga fshati p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb qytet, duke e ditur q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb siguri t\u00eb garantuar, por ishte i bindur se meritonte m\u00eb shum\u00eb nga jeta sesa kufijt\u00eb e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat ishte rritur. Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj i rr\u00ebfimit \u00ebsht\u00eb edhe kur tregon sesi shok\u00ebt dhe shoqet e klas\u00ebs e kan\u00eb qeshur teksa i kan\u00eb par\u00eb \u00ebnd\u00ebrrat e shkruara n\u00eb fletore, dhe ja ku \u00ebsht\u00eb sot, ata duke e ndjekur nga ekrani k\u00ebt\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb \u201dmikut\u201d q\u00eb dikur e p\u00ebrqeshnin dhe e tallnin, sot me siguri i ka fansa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb Big Brother q\u00eb ka qen\u00eb i mbushur me situata t\u00eb forta t\u00eb degradimit t\u00eb Dinjitetit Njer\u00ebzor, q\u00eb banor\u00ebt kan\u00eb goditur nj\u00ebri-tjetrin me sulme t\u00eb eg\u00ebra personale apo me strategji q\u00eb synonin dob\u00ebsimin e tjetrit p\u00ebr t\u00eb forcuar veten, ai kurr\u00eb nuk e nj\u00ebllosi fjal\u00ebn. Kur kishte debate, ai merrte pjes\u00eb, por me dinjitet; kur shihte padrejt\u00ebsi, reagonte menj\u00ebher\u00eb dhe u q\u00ebndronte n\u00eb krah, por pa u b\u00ebr\u00eb agresiv. Dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi me personazhe edhe n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur si ai, ata n\u00eb nj\u00eb form\u00eb e p\u00eblqenin konfliktin, degradimin e tjetrit dhe reagimin e kishin me britma, por jo nga Londrimi, n\u00eb qet\u00ebsi dhe me nj\u00eb siguri q\u00eb ta japin ata q\u00eb t\u00eb duan, u ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn banor\u00ebve kur jan\u00eb rr\u00ebzuan nga sulmet e forta, n\u00eb heshtje dhe me ndjejn\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb u degradua n\u00eb shum\u00eb episode dhe koh\u00eb nga banor\u00ebt problematik\u00eb, Londrimi arriti q\u00eb me energjin\u00eb e tij unike, si me k\u00ebrcimet e lirshme q\u00eb pa \u00e7elur syt\u00eb deri n\u00eb mesnat\u00eb, me memet q\u00eb pushuan rrjetet sociale. Njer\u00ebzit n\u00eb Brazil u magjeps\u00ebn ndaj Londrimit, p\u00ebr djalin q\u00eb nxorri energjin\u00eb p\u00ebrtej ekranit, se ndjesit\u00eb nuk duan gjuh\u00eb t\u00eb kuptohen, apo ndihen dhe t\u00eb krijojn\u00eb emocione. Aktorja e mir\u00ebnjohur turke Demet Ozdemir u magjapes nga nj\u00eb imitim i Londrimit, saq\u00eb tani edhe e ndjek n\u00eb Instagram.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb Big Brother q\u00eb nuk fitoi figura m\u00eb konfliktuale, as lojtari m\u00eb i ftoht\u00eb, por fitoi nj\u00eb i ri artist pa frik\u00eb dhe komplekse, q\u00eb e nd\u00ebrtoi rrug\u00ebtimin e tij brenda sht\u00ebpis\u00eb mbi energjin\u00eb pozitive, mbi respektin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe mbi nj\u00eb autenticitet q\u00eb nuk u l\u00ebkund nga asnj\u00eb provokim tension apo akuza. Fitorja e tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb trofe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb triumf i merit\u00ebs, i past\u00ebrtis\u00eb dhe fitore e nj\u00eb shpirti t\u00eb bukur. Ndoshta nj\u00eb nga fitoret m\u00eb t\u00eb merituara ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai u b\u00eb personazhi m\u00eb viral, Londrimin \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos e keni par\u00eb n\u00eb reels n\u00eb rrjete sociale, nj\u00eb showman i lindur, nj\u00eb energji e gjall\u00eb q\u00eb i dha drit\u00eb k\u00ebtij Bigu. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja e nj\u00eb \u00ebndrre q\u00eb nuk u tremb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kjo fitore ndihet kaq shum\u00eb n\u00eb publik dhe \u00ebsht\u00eb duartrokitur kaq fort. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb tashm\u00eb me k\u00ebt\u00eb fitore, publiku zgjedh dhe k\u00ebrkon njeriun n\u00eb Big Brother, dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur nga personazhe q\u00eb luajn\u00eb \u00e7do kart\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb publiku k\u00ebrkon dhe mb\u00ebshtet emocionet reale, sjelljen reale dhe nj\u00eb personazh q\u00eb mbetet njeri, dhe jo lojtar. Londrimi i zbardhi me k\u00ebt\u00eb fitore edhe faqen nj\u00eb Big Brotheri t\u00eb mbushur me pik\u00ebpyetje, me munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb episode, por edhe me akuza t\u00eb forta nga ish-banor\u00eb.\/kohajone.com\/<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-block-embed-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<iframe title=\"Rr\u00ebfimi i plot\u00eb i Londrimit, sfidat e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrrat e tij!\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/ocXyUCDC6mA?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe>\n<\/div><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>25-vje&ccedil;ari Londrim Mekaj, fitues i &rdquo;Big Brother Kosova Vip 4&rdquo;, vulosi nj&euml; fakt t&euml; rrall&euml;, q&euml; nj&euml; format ku kemi par&euml; q&euml; strategjia, intriga, romanca dhe drama ka pesh&euml; p&euml;r fitore, por k&euml;t&euml; her&euml; KUP&Euml;N e ngriti njeriu i emocioneve reale dhe jo lojtari. Trofeu shkoi tek energjia, origjinaliteti, tek mir&euml;sia dhe qytetaria e fort&euml;. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":47565,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-47564","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showbizz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47564"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47564\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47566,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47564\/revisions\/47566"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}