N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb g\u00ebrsheton filozofin\u00eb e liris\u00eb me realitetin e hidhur t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ish-rektori i Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka zb\u00ebrthyer projekt-ligjin e ri p\u00ebr arsimin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb jo si nj\u00eb dokument reformues, por si nj\u00eb \u201carkitektur\u00eb t\u00eb var\u00ebsis\u00eb\u201d dhe centralizim t\u00eb past\u00ebr politik.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb vijim reagimi i plot\u00eb i Ametit:<\/strong><\/p>\n\n\n\n
\u201c\ud835\ude80\ud835\ude9e\ud835\ude98 \ud835\ude85\ud835\ude8a\ud835\ude8d\ud835\ude92\ud835\ude9c \ud835\ude84\ud835\ude97\ud835\ude92\ud835\ude9f\ud835\ude8e\ud835\ude9b\ud835\ude9c\ud835\ude92\ud835\ude9d\ud835\ude8a\ud835\ude9c\u201d<\/p>\n\n\n\n
(disa sh\u00ebnime \u201cmbi frym\u00ebn e ligjit\u201d)<\/p>\n\n\n\n
Sikur Monteskie t\u00eb ishte gjall\u00eb sot dhe t\u00eb lexonte projekt-ligjin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, ai ndoshta nuk do t\u00eb ndalej fillimisht te nenet, por te fryma.<\/p>\n\n\n\n
Ai do t\u00eb pyeste: \u00e7far\u00eb raporti vendos ky ligj midis pushtetit dhe liris\u00eb?
A e kufizon ai pushtetin, apo e shtrin at\u00eb?
Sepse, si\u00e7 shkroi n\u00eb De l\u2019esprit des lois \u201cMbi frym\u00ebn e ligjeve\u201d (1748) liria nuk q\u00ebndron n\u00eb ekzistenc\u00ebn e ligjeve, por n\u00eb natyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n
Sikur Monteskie t\u00eb ishte d\u00ebshmitar i debatit ton\u00eb sot ai ndoshta do t\u00eb paralajm\u00ebronte se kur ligji fillon t\u00eb strukturoj\u00eb dijen nga lart, kur standardi kthehet n\u00eb instrument kontrolli at\u00ebher\u00eb fryma rrezikon t\u00eb zbehet. Sepse ligji q\u00eb nuk buron nga parimi i barazis\u00eb por nga nevoja p\u00ebr centralizim, e humb karakterin e tij \u00e7lirimtar.<\/p>\n\n\n\n
Pyetja q\u00eb ai do t\u00eb na linte nuk do t\u00eb ishte teknike, por thelb\u00ebsore: a po e nd\u00ebrtojm\u00eb ligjin si garanci t\u00eb liris\u00eb akademike, apo si arkitektur\u00eb t\u00eb var\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n
Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje q\u00ebndron e gjith\u00eb pesha e debatit ton\u00eb.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb q\u00ebndron edhe dhimbja jon\u00eb: sepse \u00e7do debat mbi ligjin nuk \u00ebsht\u00eb normativ por ai prek dinjitetin, mendimin dhe autonomin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb fund, ky debat nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ligjin dhe nenet por mbi frym\u00ebn, \u00ebsht\u00eb ajo e liris\u00eb apo e kontrollit.<\/p>\n\n\n\n
Shihet se debati mbi propozim-ligjin e ri t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb ka ndezur shqet\u00ebsime t\u00eb thella n\u00eb bot\u00ebn akademike sepse \u00e7\u00ebshtja e ligjit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teknike por prek raportin midis pushtetit, dijes dhe liris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Tek \u201cDe l\u2019esprit des lois\u201d Monteskie theksonte se ligjet nuk mund t\u00eb kuptohen t\u00eb shk\u00ebputura nga \u201cfryma\u201d q\u00eb i prodhon ato, nga struktura e pushtetit, nga zakonet, nga morali dhe nga parimet q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr t\u00eb, ruajtja e liris\u00eb varej nga balancimi i pushteteve dhe nga kufizimi i arbitraritetit. Kur nj\u00eb ligj cenon autonomin\u00eb e nj\u00eb institucioni, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb norm\u00eb rregulluese por instrument p\u00ebrqendrimi dhe si p\u00ebr rrjedhoj\u00eb aty ku pushteti p\u00ebrqendrohet, fryma e liris\u00eb zbehet.
Nd\u00ebrsa shum\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb, Plato shtroi pyetjen themelore: a duhet ligji t\u00eb pasqyroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn morale dhe drejt\u00ebsin\u00eb, apo t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mjet kontrolli?<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb \u201cRepublik\u00ebn\u201d, ai p\u00ebrfytyron nj\u00eb rend ideal ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb harmoni midis pjes\u00ebve t\u00eb shpirtit dhe t\u00eb shtetit; n\u00eb \u201cLigjet\u201d, ai pranon nevoj\u00ebn e normave konkrete, por k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb ato duhet t\u00eb mbrojn\u00eb lirin\u00eb si postulati m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
N\u00ebse e vendosim debatin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb horizont filozofik, pyetja thelb\u00ebsore b\u00ebhet: a e ruan ky ligj frym\u00ebn e autonomis\u00eb universitare si kusht i k\u00ebrkimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, apo e n\u00ebnshtron universitetin ndaj logjik\u00ebs s\u00eb kontrollit politik?
N\u00ebse ligji nd\u00ebrhyn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale ai prek nj\u00eb parim q\u00eb Monteskie do ta quante themelor p\u00ebr lirin\u00eb, nd\u00ebrsa Platoni do ta gjykonte n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Sepse nj\u00eb ligj q\u00eb dob\u00ebson institucionet e dijes rrezikon t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb vet\u00eb kapacitetin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Prandaj, debati nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm juridik apo administrativ por edhe filozofik: \u00e7far\u00eb fryme duam t\u00eb ken\u00eb ligjet tona?
A duam ligje q\u00eb garantojn\u00eb autonomin\u00eb si kusht t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, apo ligje q\u00eb e reduktojn\u00eb universitetin n\u00eb nj\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit ekzekutiv?
N\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj k\u00ebsaj pyetjeje fshihet jo vet\u00ebm e ardhmja e arsimit t\u00eb lart\u00eb, por edhe cil\u00ebsia e demokracis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Propozim-Ligji i ri p\u00ebr arsimin e Lart\u00eb NUK reflekton frym\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn, si lex superioris.
N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb autonomin\u00eb universitare dhe t\u00eb garantoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pun\u00eb, ligji i p\u00ebrqendron vendimet tek qeveria dhe ministri, duke i kthyer universitetet nga partner\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb subjekt t\u00eb kontrollit administrativ.<\/p>\n\n\n\n
\u2013 Kjo cenon parimin themelor kushtetues t\u00eb autonomis\u00eb: \u201cKushtetuta garanton autonomin\u00eb e universitetit (neni 46), duke u larguar nga fryma demokratike dhe dialogu social q\u00eb duhet t\u00eb karakterizoj\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
\u2013 Centralizimi institucional \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga efektet m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb k\u00ebtij ligji. Neni 17 i Propozim-Ligjit vendos q\u00eb statuti i universitetit t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb miratimin e Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa Neni 200 i jep ministrit kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pezulluar akte ky\u00e7e t\u00eb universiteteve kur dihet se themelues \u00ebsht\u00eb Parlamenti i shtetit.
Kjo krijon nj\u00eb filt\u00ebr administrativ dhe politik t\u00eb panevojsh\u00ebm, duke cenuar autonomin\u00eb e brendshme t\u00eb universiteteve dhe duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje arbitrare n\u00eb vendimmarrjen akademike.
Universitetet nuk mund t\u00eb marrin vendime p\u00ebr strukturat, programet ose aktet e veta themelore pa miratimin paraprak t\u00eb pushtetit ekzekutiv, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me tradit\u00ebn evropiane t\u00eb liris\u00eb akademike dhe parimet e Magna Charta Universitatum e cila nuk p\u00ebrjashton rolin e shtetit por e koncepton shtetin si garantues t\u00eb autonomis\u00eb, jo si miratues paraprak t\u00eb \u00e7do akti universitar.
Projektligji, n\u00eb form\u00ebn aktuale, largohet nga ky model evropian duke vendosur filtra paraprak\u00eb ekzekutiv\u00eb n\u00eb vendimmarrjen akademike.
\u2013 Dispozitat e Nenit 63, q\u00eb lidhen me pushimin e institucioneve, dhe t\u00eb Nenit 164, q\u00eb lidhen me rizgjedhjen e profesor\u00ebve, krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerje automatike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs.
Indikator\u00eb kuantitativ\u00eb dhe pragje t\u00eb rrepta p\u00ebr tituj akademik\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb largime t\u00eb paarsyetuara t\u00eb profesor\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh kontributin real akademik apo ndikimin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies.
\u2013 Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhet me p\u00ebrqendrimin e studimeve doktorale. Neni 124 kufizon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr doktoratur\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr universitete t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb, me histori t\u00eb gjat\u00eb dhe kushte kumulative, duke e p\u00ebrjashtuar shumic\u00ebn e institucioneve m\u00eb t\u00eb reja.
\u2013 Autonomia financiare, nj\u00eb komponent ky\u00e7 i autonomis\u00eb kushtetuese, gjithashtu vihet n\u00eb rrezik. Neni 109 dhe 114 lejojn\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe Qeverin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb planet financiare dhe tarifat p\u00ebr student\u00ebt e pafinancuar, duke penguar universitetet t\u00eb menaxhojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur burimet e veta. Kjo krijon pasiguri n\u00eb planifikim, investime dhe zhvillim programesh dhe i b\u00ebn institucionet akademike m\u00eb t\u00eb varura nga buxheti i shtetit.
N\u00eb disa dispozita t\u00eb Projektligjit parashikohet q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trupave akademik\u00eb (si K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, Konferenca Nd\u00ebruniversitare dhe organet e tjera profesionale) t\u00eb propozohen nga Qeveria, edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues nga radh\u00ebt e profesor\u00ebve ose stafit akademik.
Vler\u00ebsojm\u00eb se kjo qasje normative, q\u00eb nuk ka qen\u00eb p\u00ebrjashtim as n\u00eb ligjet e m\u00ebparshme, \u00ebsht\u00eb konceptualisht e pap\u00ebrshtatshme dhe potencialisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e autonomis\u00eb universitare.
Stafi akademik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e struktur\u00ebs institucionale t\u00eb universitetit dhe vet\u00ebm universitetet, p\u00ebrmes organeve t\u00eb tyre, duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre.
Propozimi nga ana e pushtetit ekzekutiv krijon p\u00ebrshtypjen e ndikimit politik mbi institucionet akademike dhe shkel ekuilibrin institucional midis autonomis\u00eb s\u00eb universiteteve dhe kompetencave t\u00eb shtetit. Prandaj propozojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha dispozitat n\u00eb t\u00eb cilat parashikohet q\u00eb Qeveria t\u00eb propozoj\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga radh\u00ebt e stafit akademik t\u00eb harmonizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb propozimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb universiteteve, nd\u00ebrsa roli i Qeveris\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, t\u00eb kufizohet n\u00eb em\u00ebrimin formal bazuar n\u00eb propozimet e dor\u00ebzuara.
\u2013 K\u00ebshtu, n\u00eb nenin 43, paragrafi (1) pika 2, fjal\u00ebt \u201eme propozim t\u00eb Qeveris\u00eb\u201c t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me \u201eme propozim t\u00eb universiteteve\u201c.
Dhe n\u00eb t\u00eb gjitha dispozitat e Ligjit ku parashikohet q\u00eb Qeveria t\u00eb propozoj\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga radh\u00ebt e stafit akademik, fjal\u00ebt \u201eme propozim t\u00eb Qeveris\u00eb\u201c t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me \u201eme propozim t\u00eb universiteteve\u201c.
N\u00eb t\u00eb gjitha dispozitat analoge duhet t\u00eb b\u00ebhet harmonizim i nj\u00ebjt\u00eb.
N\u00eb praktik\u00eb, ligji, n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mjet kontrolli sesa nj\u00eb instrument p\u00ebr rritjen dhe avancimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb.
Propozim-Ligji i ri p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dokument por sulm frontal ndaj autonomis\u00eb universitare. Godet r\u00ebnd\u00eb frym\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb, nuk respekton Kushtetut\u00ebn, monopolizon vendimmarrjen, centralizon kompetencat dhe i l\u00eb organet akademike n\u00eb nj\u00eb pasiguri permanente.
\u2013 Centralizimi i pushtetit dhe nd\u00ebrhyrja arbitrare jan\u00eb tiparet m\u00eb problematike. Neni 17 dhe Neni 200 japin Qeveris\u00eb dhe ministrit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pezulluar statutin dhe akte t\u00eb tjera universitare, duke anashkaluar organet akademike.
Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkelje e autonomis\u00eb por pushtet i tepruar q\u00eb shkel parimin e barazis\u00eb para ligjit, duke vendosur universitetet n\u00ebn kontroll t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt politik. Universitetet nuk marrin m\u00eb vendime p\u00ebr statusin e tyre, struktur\u00ebn apo programet pa miratimin e ekzekutivit, duke shnd\u00ebrruar \u00e7do vendim akademik n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb politike.
\u2013 Dispozitat p\u00ebr rizgjedhjen e profesor\u00ebve dhe avancimin akademik (Neni 161, 164) krijojn\u00eb presion t\u00eb konsideruesh\u00ebm mbi stafin akademik, p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb kuotave dhe indikator\u00ebve strikt kuantitativ\u00eb, si h-index i detyruar dhe num\u00ebr i p\u00ebrcaktuar publikimesh.
Ky ligj nuk garanton fillimin e gar\u00ebs nga pika zero p\u00ebr t\u00eb gjitha universitetet. Ai vendos barriera artificiale q\u00eb favorizojn\u00eb institucionet e m\u00ebdha dhe t\u00eb konsoliduara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb universitetet e reja, fleksibile dhe shpesh m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me nevojat e shoq\u00ebris\u00eb, mbeten prapa si maratonist\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb pengesa ekstra p\u00ebrpara se t\u00eb fillojn\u00eb gar\u00ebn.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, Platoni do t\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj nj\u00eb instrument t\u00eb tiranis\u00eb s\u00eb burokrat\u00ebve mbi dijen, nd\u00ebrsa Monteskie do t\u00eb kishte denoncuar shkeljen e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe mbivendosjen e kontrollit ekzekutiv mbi institucionet autonome.
Ligji mbi t\u00eb gjitha nuk \u00ebsht\u00eb neutral por diskriminues. P\u00ebr universitetet shqiptare, ky ligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ku nuk ka pik\u00ebnisje t\u00eb barabart\u00eb. Ai favorizon t\u00eb fortin dhe t\u00eb konsoliduarin, duke i l\u00ebn\u00eb universitetet tjera kryesisht shqiptare t\u00eb humbasin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar dhe zhvilluar, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt strukturalisht diskriminues.
Platoni do t\u00eb kishte par\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb po shkat\u00ebrron drit\u00ebn e arsyes dhe dijes, nj\u00eb shoq\u00ebri ku pushteti vendos kush mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb dhe kush duhet t\u00eb hesht\u00eb. Monteskie do t\u00eb paralajm\u00ebronte se kur ekzekutivi merr kontroll mbi dijen dhe autonomin\u00eb, liria shnd\u00ebrrohet n\u00eb iluzion dhe \u00e7do garanci demokratike thyhet.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, maratona nuk fillon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 0.<\/p>\n\n\n\n
Disa universitete nis\u00ebn me hapa t\u00eb zvarritur dhe tani u imponohen kriteret e pam\u00ebshirshme t\u00eb nj\u00eb gare q\u00eb nuk mund ta p\u00ebrballojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm padrejt\u00ebsi, por shkelje e r\u00ebnd\u00eb e parimeve t\u00eb barazis\u00eb, autonomis\u00eb dhe respektit p\u00ebr institucionet e dijes, duke i shnd\u00ebrruar ato n\u00eb sken\u00eb t\u00eb pabarazive dhe arbitraritetit n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Q\u00cbLLIMSH\u00cbM.<\/p>\n\n\n\n
Dikur idet\u00eb e Michel Foucault m\u00eb dukeshin abstrakte dhe i kam mohuar thell\u00eb. Sot, nd\u00ebrsa shoh centralizimin, filtrat administrativ\u00eb dhe presionin mbi universitetet, resonanca e tij me realitetin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se kurr\u00eb. Kishte t\u00eb drejt\u00eb kur tha q\u00eb: \u201cKu ka pushtet, ka edhe rezistenc\u00eb\u201d (L\u00e0 o\u00f9 il y a pouvoir, il y a r\u00e9sistance).<\/p>\n\n\n\n
Universiteti duhet t\u00eb mbetet hap\u00ebsira ku kjo rezistenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur: ku mendimi i lir\u00eb dhe kritika e konstruktuar e pushtetit mund t\u00eb zhvillohen. Sot kuptoj thell\u00ebsisht fjal\u00ebt e tij: autonomia akademike \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb e domosdoshme p\u00ebr lirin\u00eb e mendimit dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb.
Universiteti duhet t\u00eb mbetet hap\u00ebsira ku kjo rezistenc\u00eb duhet t\u00eb ushqehet.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb fund, nuk q\u00ebndron problemi te dispozita aq m\u00eb pak te sanksioni por t\u00eb FRYMA, pra debati nga dimensioni juridik ka kaluar n\u00eb dimension ontologjik, debat mbi konceptin se \u00e7far\u00eb koncepti kemi p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe \u00e7far\u00eb fryme duam t\u00eb ken\u00eb institucionet e dijes.
Debati nuk zhvillohet n\u00eb margjinat e nj\u00eb neni, por n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb FRYME.<\/p>\n\n\n\n
Prof. Dr. Vullnet Ameti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Në një analizë që gërsheton filozofinë e lirisë me realitetin e hidhur të arsimit të lartë, ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka zbërthyer projekt-ligjin e ri për arsimin, duke e cilësuar atë jo si një dokument reformues, por si një “arkitekturë të varësisë” dhe centralizim të pastër politik. Në vijim reagimi […]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":47401,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-47400","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=47400"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47400\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47402,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/47400\/revisions\/47402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/47401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=47400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=47400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=47400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}