{"id":46619,"date":"2026-02-12T17:16:34","date_gmt":"2026-02-12T17:16:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=46619"},"modified":"2026-02-12T17:16:34","modified_gmt":"2026-02-12T17:16:34","slug":"serbia-dhe-beh-vazhdojne-hetimet-per-kampet-paramilitare-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=46619","title":{"rendered":"Serbia dhe BeH vazhdojn\u00eb hetimet p\u00ebr kampet paramilitare ruse"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"543\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/RAJON-Serbia-dhe-BeH-vazhdojne-hetimet-per-kampet-paramilitare-ruse.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-46620\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/RAJON-Serbia-dhe-BeH-vazhdojne-hetimet-per-kampet-paramilitare-ruse.jpg 900w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/RAJON-Serbia-dhe-BeH-vazhdojne-hetimet-per-kampet-paramilitare-ruse-300x181.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/RAJON-Serbia-dhe-BeH-vazhdojne-hetimet-per-kampet-paramilitare-ruse-768x463.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sipas aktgjykimit t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb Kishinjev, nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr trazira t\u00eb dhunshme n\u00eb Moldavi \u00ebsht\u00eb zhvilluar jasht\u00eb territorit t\u00eb k\u00ebtij vendi, konkretisht n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb. Vendimi gjyq\u00ebsor tregon se trajnimet jan\u00eb mbajtur kryesisht n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb gjat\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa Serbia ka sh\u00ebrbyer si vend transiti p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojn\u00eb hetimet lidhur me pretendimet p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e kampeve paramilitare ruse p\u00ebr trajnim luftarak dhe taktik, t\u00eb cilat dyshohet se kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e trazirave n\u00eb Moldavi. N\u00eb Serbi, hetimet vazhdojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kamp q\u00eb u zbulua n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, n\u00eb nj\u00eb objekt hotelerie t\u00eb quajtur \u201cSun\u00e7ana reka\u201d, pran\u00eb lumit Drina, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb vendit. Dy persona t\u00eb dyshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb liruar nga paraburgimi. Autoritetet n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, gjithashtu, kan\u00eb hapur nj\u00eb rast p\u00ebr trajnimet q\u00eb dyshohet se jan\u00eb mbajtur n\u00eb territorin e k\u00ebtij vendi gjat\u00eb vitit 2024. E, p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre trajnimeve n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb Serbi gjat\u00eb vitit 2024, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Moldavi ka d\u00ebnuar tre persona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Autoritetet moldaviane kan\u00eb deklaruar dy her\u00eb se n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, jan\u00eb organizuar trajnime p\u00ebr destabilizim, t\u00eb cilat, sipas tyre, jan\u00eb koordinuar nga Rusia. Her\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrpara zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Moldavis\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb vitin 2024, ato kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se trajnimet jan\u00eb drejtuar nga persona t\u00eb lidhur me grupet mercenare ruse, Ferma dhe Wagner. Her\u00ebn e dyt\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, pak para zgjedhjeve parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat forcat proevropiane kan\u00eb fituar shumic\u00ebn, autoritetet moldaviane kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shumica e t\u00eb dyshuarve jan\u00eb trajnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb plani q\u00eb pretendohet t\u00eb jet\u00eb koordinuar nga Rusia. Disa dit\u00eb pas k\u00ebtyre pretendimeve, autoritetet n\u00eb Serbi kan\u00eb arrestuar dy shtetas serb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb komunikatat zyrtare t\u00eb Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur Rusia, por presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka deklaruar se autoritetet kan\u00eb konstatuar pranin\u00eb e tre shtetasve rus\u00eb n\u00eb nj\u00eb kamp. Pas arrestimeve, disa banor\u00eb lokal\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se personat nga kampi, kan\u00eb vizituar dyqanet e zon\u00ebs, kan\u00eb folur kryesisht rusisht dhe se, fillimisht, \u00ebsht\u00eb menduar se jan\u00eb sportist\u00eb. Rusia e ka mohuar nd\u00ebrhyrjen n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Moldavi, nd\u00ebrsa kjo e fundit e akuzon at\u00eb p\u00ebr luft\u00eb hibride, p\u00ebrfshir\u00eb fushat\u00ebn e dezinformimit dhe financimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb partive proruse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7FAR\u00cb THON\u00cb PROKURORIA DHE GJYKATA N\u00cb SERBI?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti i kampit p\u00ebr trajnim luftarak-taktik t\u00eb shtetasve t\u00eb Moldavis\u00eb dhe Rumanis\u00eb, i zbuluar n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve. \u201cPersonat e dyshuar jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, d\u00ebshmitar\u00ebt jan\u00eb intervistuar dhe aktualisht po kryhen ekspertizat e nevojshme\u201d, ka deklaruar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Shabac. Prokuroria po zhvillon hetime ndaj dy t\u00eb pandehurve: Llazar Popoviq nga Beogradi dhe Savo Stevanoviq nga Lloznica. Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shabac, m\u00eb 6 shkurt, Popoviqit i \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar paraburgimi me mas\u00eb garancie, nd\u00ebrsa Stevanoviq \u00ebsht\u00eb liruar m\u00eb 17 tetor, pas marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Branisllav Maniq, ish-avokat mbrojt\u00ebs i Popoviqit, ka deklaruar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr BIRN-in se Popoviq, gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje nga policia, \u00ebsht\u00eb mbrojtur me heshtje. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb thuhet se prokuroria i ngarkon t\u00eb pandehurit me vepr\u00ebn penale t\u00eb organizimit t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb luft\u00eb ose konflikt t\u00eb armatosur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale parashihet d\u00ebnim me burg nga dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Avokati i Stevanoviqit, Miodrag Terziq, ka deklaruar se ai i ka mohuar akuzat me t\u00eb cilat ngarkohet. Terziq ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u201cmbrojtja konsideron se nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb\u201d kund\u00ebr Stevanoviqit. \u201cAi vet\u00ebm dy ose tri her\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb objektin \u2018Sun\u00e7ana reka\u2019, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt joformale, p\u00ebr kafe me miqt\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Terziq. Sipas tij, aty \u00ebsht\u00eb takuar edhe me t\u00eb dyshuarin kryesor, Llazar Popoviq, t\u00eb cilin e ka pasur mik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb, pas arrestimit t\u00eb Popoviqit dhe Stevanoviqit, ka njoftuar se dyshohet se trajnimi luftarak-taktik q\u00eb ata kan\u00eb organizuar, ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim ofrimin e rezistenc\u00ebs fizike ndaj Policis\u00eb s\u00eb Moldavis\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb trazirave gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Sipas k\u00ebtyre pretendimeve, dyshohet se Popoviq ka organizuar dhe financuar trajnimin, nd\u00ebrsa Stevanoviq akuzohet se e ka ndihmuar at\u00eb n\u00eb realizimin e tij. Sipas dyshimeve, trajnimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb periudh\u00ebn nga 16 korriku deri m\u00eb 12 shtator dhe ka p\u00ebrfshir\u00eb nga 150 deri n\u00eb 170 shtetas t\u00eb Moldavis\u00eb dhe Rumanis\u00eb. Llazar Popoviq ka qen\u00eb k\u00ebshilltar i ish-ministrit prorus t\u00eb Inovacionit n\u00eb Serbi, Nenad Popoviq, nd\u00ebrsa Savo Stevanoviq fillimisht ka qen\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Popullore Serbe (SNP) t\u00eb Popoviqit, e m\u00eb pas i partis\u00eb \u201cZdrava Srbija\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PROKURORIA E BOSNJE E HERCEGOVIN\u00cbS KA MARR\u00cb INFORMACIONE NGA MOLDAVIA<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria e Bosnje e Hercegovin\u00ebs ka hapur n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2025 nj\u00eb rast lidhur me trajnimet q\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00eb territorin e saj gjat\u00eb vitit 2024, por deri tani nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura detaje t\u00eb tjera. Prokuroria i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se ka pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumentacionit nga Moldavia, si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacione. \u201cPas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb, kemi disa dokumente t\u00eb caktuara nga Moldavia, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr p\u00ebrkthim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb analizohen n\u00eb detaje. Pastaj, do t\u00eb vendoset p\u00ebr hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb. N\u00eb aktgjykimin e gjykat\u00ebs n\u00eb Kishinjev nuk p\u00ebrmenden n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shtetas t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mediat n\u00eb Serbi kan\u00eb raportuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 se Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit (BIA), n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb, ka nd\u00ebrprer\u00eb disa aktivitete t\u00eb paligjshme n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb pran\u00eb Ku\u00e7ev\u00ebs, n\u00eb verilindje t\u00eb Serbis\u00eb. Sipas k\u00ebtyre raportimeve, n\u00eb at\u00eb lokacion jan\u00eb gjetur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kat\u00ebr dron\u00eb me pajisje p\u00ebrcjell\u00ebse, pajisje p\u00ebr kapjen e dron\u00ebve, pajisje \u201cStarlink\u201d p\u00ebr vendosjen e komunikimit satelitor, radiolidhje, fosfor dhe l\u00ebngje t\u00eb tjera q\u00eb ndizen, si dhe or\u00eb q\u00eb \u2013 me shum\u00eb gjasa \u2013 jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr aktivizimin e materialeve ndez\u00ebse. BIA dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me pretendimet p\u00ebr kampet e trajnimit, t\u00eb organizuara n\u00eb Serbi gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7FAR\u00cb ZBULOJN\u00cb DETAJET E AKTGJYKIMIT N\u00cb MOLDAVI?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas aktgjykimit t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb Kishinjev, nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr trazira t\u00eb dhunshme n\u00eb Moldavi \u00ebsht\u00eb zhvilluar jasht\u00eb territorit t\u00eb k\u00ebtij vendi, konkretisht n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb. Vendimi gjyq\u00ebsor tregon se trajnimet jan\u00eb mbajtur kryesisht n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb gjat\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa Serbia ka sh\u00ebrbyer si vend transiti p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit. M\u00eb 6 shkurt, gjykata n\u00eb Kishinjev ka d\u00ebnuar me burg Aliona Gotcon, Ludmila Costencon dhe Vladimir Harcevnicovin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb organizuar kriminal q\u00eb, gjat\u00eb vitit 2024, ka planifikuar dhe p\u00ebrgatitur trazira masive t\u00eb dhunshme n\u00eb Moldavi. K\u00ebto aktivitete kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb trajnime dhe mb\u00ebshtetje logjistike, t\u00eb realizuara jasht\u00eb vendit. Sipas aktgjykimit, Bosnje e Hercegovina ka pasur rol qendror si vend trajnimi, me aktivitete t\u00eb zhvilluara n\u00eb disa lokacione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dokumentet gjyq\u00ebsore p\u00ebrmendin konkretisht zon\u00ebn e Gllamo\u00e7anit, ku \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb kamp i improvizuar n\u00eb nj\u00eb territor pyjor dhe t\u00eb izoluar, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga baraka dhe tenda. Kampi ndodhej jasht\u00eb zonave t\u00eb banuara, pa shenja publike dhe pa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs. N\u00eb aktgjykim, gjykata nuk ka specifikuar se kujt i p\u00ebrket hap\u00ebsira e shfryt\u00ebzuar. Sipas d\u00ebshmive, pjes\u00ebmarr\u00ebsit kan\u00eb udh\u00ebtuar drejt Bosnje e Hercegovin\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, kryesisht p\u00ebrmes Serbis\u00eb. Ata, fillimisht, vendoseshin n\u00eb Banjalluk\u00eb dhe m\u00eb pas transportoheshin me automjete drejt nj\u00eb zone pyjore ku ndodhej kampi. Transporti realizohej nga persona q\u00eb flisnin gjuh\u00ebn ruse, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, sipas d\u00ebshmive, ishin me origjin\u00eb bullgare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata ka konstatuar se Aliona Gotco, Ludmila Costenco dhe Vladimir Harcevnicov kan\u00eb q\u00ebndruar disa her\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, nga fillimi i gushtit deri n\u00eb mesin e tetorit 2024, ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb trajnime teorike dhe praktike. Sipas aktgjykimit, trajnimet kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e dron\u00ebve FPV, lidhjen e tyre me qendra komanduese, zbulimin ajror n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupeve sulmuese, si dhe simulime t\u00eb hedhjes s\u00eb mjeteve shp\u00ebrthyese p\u00ebrmes dron\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">DETAJE P\u00cbR TRAJNIMET N\u00cb SERBI<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs n\u00eb Kishinjev dhe d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, Serbia p\u00ebrmendet si nj\u00eb nga vendet ku an\u00ebtar\u00ebt e grupit kan\u00eb q\u00ebndruar dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb trajnime, por edhe si pik\u00eb transiti n\u00eb itinerarin Moldavi \u2013 Serbi \u2013 Bosnje e Hercegovin\u00eb. Gjykata ka konstatuar se t\u00eb d\u00ebnuarit, si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, kan\u00eb udh\u00ebtuar p\u00ebrmes Serbis\u00eb gjat\u00eb shkuarjes n\u00eb trajnime dhe se gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb ndalur disa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Edhe pse aktgjykimi nuk specifikon lokacione t\u00eb sakta n\u00eb Serbi, as qytete apo adresa, Serbia trajtohet si pjes\u00eb e zinxhirit logjistik dhe operacional, ku an\u00ebtar\u00ebt e grupit mblidheshin, pushonin, riorganizoheshin dhe vazhdonin komunikimin me koordinator\u00eb jasht\u00eb vendit. Sipas d\u00ebshmive, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Serbi, ata kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me shtetasin rus, Vladimir Firsov, i cili u jepte udh\u00ebzime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe i informonte se destinacioni p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb Bosnje e Hercegovina. Gjat\u00eb bastisjeve, te t\u00eb pandehurit jan\u00eb gjetur kart\u00ebmonedha n\u00eb dinar\u00eb serb\u00eb, si dhe pajisje dhe dokumente q\u00eb konfirmojn\u00eb l\u00ebvizjen dhe q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Serbi. Aktgjykimi thekson se Serbia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si vend transiti p\u00ebr hyrje n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, por edhe si rrug\u00eb p\u00ebr kthim.&nbsp;<em>(REL)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas aktgjykimit t&euml; gjykat&euml;s n&euml; Kishinjev, nj&euml; pjes&euml; e p&euml;rgatitjeve p&euml;r trazira t&euml; dhunshme n&euml; Moldavi &euml;sht&euml; zhvilluar jasht&euml; territorit t&euml; k&euml;tij vendi, konkretisht n&euml; Bosnje e Hercegovin&euml;. Vendimi gjyq&euml;sor tregon se trajnimet jan&euml; mbajtur kryesisht n&euml; Bosnje e Hercegovin&euml; gjat&euml; vitit 2024, nd&euml;rsa Serbia ka sh&euml;rbyer si vend transiti p&euml;r pjes&euml;marr&euml;sit Serbia dhe Bosnje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":46620,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[576],"tags":[],"class_list":["post-46619","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46619"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46619\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":46621,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46619\/revisions\/46621"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/46620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}