{"id":45872,"date":"2026-01-14T16:33:20","date_gmt":"2026-01-14T16:33:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=45872"},"modified":"2026-01-14T16:33:20","modified_gmt":"2026-01-14T16:33:20","slug":"strasburgu-me-alarm-drejtesia-ne-renie-korrupsioni-gjithandej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=45872","title":{"rendered":"STRASBURGU ME ALARM: Drejt\u00ebsia n\u00eb r\u00ebnie, korrupsioni gjithandej"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"645\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/15-30-REDAKT.Drejtesia-ne-renie-korrupsioni-i-perhapurr.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-45873\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/15-30-REDAKT.Drejtesia-ne-renie-korrupsioni-i-perhapurr.jpg 900w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/15-30-REDAKT.Drejtesia-ne-renie-korrupsioni-i-perhapurr-300x215.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/15-30-REDAKT.Drejtesia-ne-renie-korrupsioni-i-perhapurr-768x550.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si shembull i politizimit p\u00ebrmendet procedura e interpelancave ndaj pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi. Edhe pse k\u00ebto interpelanca nuk kishin baz\u00eb ligjore p\u00ebr shkarkim, ato u vler\u00ebsuan si propozime politike p\u00ebr mosbesim, q\u00eb rrezikojn\u00eb legjitimitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij institucioni<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Evis HALILI<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkup, 14 janar \u2013 Parlamenti i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ka publikuar raportin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb monitorimit p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb t\u00eb cilin propozon q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet monitorimi i rregullt i vendit, por pas disa vitesh t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb verifikim i posa\u00e7\u00ebm i progresit n\u00eb disa fusha ky\u00e7e ku Strasburgu evidenton probleme serioze: ligjet zgjedhore, gjendjen n\u00eb gjyq\u00ebsor, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb drejtat e pakicave dhe situat\u00ebn n\u00eb burgje, t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebson si shum\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti vjen pas vendimit p\u00ebr heqjen e monitorimit p\u00ebr Bullgarin\u00eb, vendim q\u00eb kishte shkaktuar reagime edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr shkak t\u00eb moszbatimit t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, v\u00ebzhguesit e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs vler\u00ebsojn\u00eb se edhe ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb lloj tolerance, ndon\u00ebse raporti paraqet nj\u00eb pamje tejet kritike t\u00eb gjendjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb reformave reale. N\u00eb raport theksohet se n\u00eb vend, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimeve, po v\u00ebrehen p\u00ebrkeq\u00ebsime, nd\u00ebrsa reformat dhe ligjet e reja shpallen, por nuk zbatohen. Si shembull dramatik p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb sistemike p\u00ebrmendet edhe tragjedia n\u00eb Ko\u00e7an, e cila, sipas Strasburgut, zbuloi mungesa serioze n\u00eb sigurin\u00eb kund\u00ebr zjarrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas raportit, klubi i nat\u00ebs kishte licenc\u00eb p\u00ebr 250 persona, nd\u00ebrsa n\u00eb dit\u00ebn e tragjedis\u00eb ndodheshin mbi 1500 njer\u00ebz. \u201cShkeljet e r\u00ebnda t\u00eb siguris\u00eb ishin t\u00eb njohura dhe t\u00eb toleruara p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe ryshfetit n\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e ligjit\u201d, vler\u00ebson raporti, duke theksuar se licenca ishte l\u00ebshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Ministria e Ekonomis\u00eb. Gjithashtu, reagimi i zjarrfik\u00ebsve dhe i sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore kishte qen\u00eb m\u00eb i ngadalsh\u00ebm se standardet, \u00e7ka hap pyetje serioze p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e institucioneve n\u00eb raste emergjente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KORRUPSIONI DHE D\u00cbSHTIMI I MEKANIZMAVE KONTROLLUES<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti thekson se Maqedonia e Veriut ka r\u00ebn\u00eb m\u00eb tej n\u00eb indeksin e perceptimit t\u00eb korrupsionit gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Si fakt shqet\u00ebsues p\u00ebrmendet edhe se ish-kryetarja tashm\u00eb e shkarkuar dhe e akuzuar e Komisionit Shtet\u00ebror p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit nuk kishte hapur asnj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr hetim korrupsioni gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj. Kjo vjen n\u00eb vazhd\u00ebn e kritikave se an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij institucioni jan\u00eb perceptuar si t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin dhe pa iniciativa proaktive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AKADEMIA E GJYQTAR\u00cbVE N\u00cb \u201cGJENDJE VEGETATIVE\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga konstatimet m\u00eb alarmante lidhet me faktin se q\u00eb nga viti 2020 Akademia p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb Publik\u00eb nuk ka pranuar asnj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re, ndon\u00ebse vendi p\u00ebrballet me munges\u00eb serioze t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Procesi p\u00ebr pranimin e 130 praktikant\u00ebve, i nisur mbi dy vjet m\u00eb par\u00eb, ende \u00ebsht\u00eb i bllokuar pa shpjegime t\u00eb qarta. N\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, vet\u00ebm 14 nga 26 pozitat jan\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuara, thekson raporti. P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve njer\u00ebzore dhe financiare, evidentohet edhe munges\u00eb e theksuar e koordinimit nd\u00ebrinstitucional. Si shembull p\u00ebrmendet K\u00ebshilli p\u00ebr monitorimin e Strategjis\u00eb p\u00ebr zhvillimin e gjyq\u00ebsorit (2024\u20132028), i cili nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur fare n\u00eb vitin 2024 dhe \u00ebsht\u00eb takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtator 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm 28% e qytetar\u00ebve dhe 26% e kompanive e vler\u00ebsojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit si \u201ct\u00eb mir\u00eb\u201d ose \u201cshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. Sipas Strasburgut, kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e presioneve politike, nd\u00ebrhyrjeve nga pushteti dhe interesave ekonomike. Raporti kritikon edhe iniciativat e qeveris\u00eb t\u00eb drejtuara drejtp\u00ebrdrejt ndaj gjyq\u00ebsorit, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebr rrezik serioz ndaj parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">INTERPELANCAT, PRESION POLITIK<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si shembull i politizimit p\u00ebrmendet procedura e interpelancave ndaj pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi. Edhe pse k\u00ebto interpelanca nuk kishin baz\u00eb ligjore p\u00ebr shkarkim, ato u vler\u00ebsuan si propozime politike p\u00ebr mosbesim, q\u00eb rrezikojn\u00eb legjitimitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi vijim, qeveria propozoi shp\u00ebrndarjen e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, Kuvendi votoi p\u00ebr \u2018interpelanca\u2019 ndaj pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor q\u00eb nuk jan\u00eb magjistrat\u00eb dhe q\u00eb ishin zgjedhur nga Kuvendi. Arsyet e p\u00ebrmendura p\u00ebr interpelancat ishin kryerja jo profesionale e detyrave, gj\u00eb q\u00eb e ka eroduar edhe m\u00eb tej nivelin tashm\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb besimit publik n\u00eb gjyq\u00ebsor. Edhe pse k\u00ebto propozime nuk ofrojn\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, ato n\u00eb thelb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb propozime politike p\u00ebr mosbesim, duke rrezikuar t\u00eb minojn\u00eb legjitimitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Asambles\u00eb Parlamentare, ku shtohet:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2025, Komisioni i Venecias nxori nj\u00eb opinion p\u00ebr projektligjin p\u00ebr K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor (me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb) dhe dha nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rekomandimesh, p\u00ebrfshir\u00eb largimin e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor dhe sqarimin e procedur\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij nga Kuvendi, duke siguruar q\u00eb zgjedhja t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb, si dhe sqarimin e bazave p\u00ebr shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, kryetarit dhe n\u00ebnkryetarit. \u201cQeveria, thuhet n\u00eb raport, ende po punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si \u201cnj\u00eb shembull tjet\u00ebr shqet\u00ebsues\u201d p\u00ebrmendet edhe procedura p\u00ebr shkarkimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Ljup\u00e7o Kocevski, pasi jan\u00eb evidentuar \u201cmang\u00ebsit\u00eb n\u00eb rregullat p\u00ebr shkarkim dhe rreziku i politizimit\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Strasburgut, korrupsioni n\u00eb sektorin publik mbetet nj\u00eb problem serioz dhe perceptimi i tij nd\u00ebr ekspert\u00eb, qytetar\u00eb dhe biznese vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKorrupsioni nuk lidhet vet\u00ebm me funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn politike, por edhe me sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike, prokurimet publike dhe burgjet\u201d, thuhet n\u00eb raport. Si shembull, p\u00ebrmendet rasti i Lotaris\u00eb Shtet\u00ebrore, ku jan\u00eb t\u00eb akuzuar tet\u00eb ish-funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, si dhe rasti i ish-drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Qeveritar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebta, Pece Mir\u00e7eski, i cili u arrestua n\u00ebn akuza p\u00ebr korrupsion mbi kat\u00ebr baza: marrje ryshfeti, falsifikim dokumentesh zyrtare, p\u00ebrvet\u00ebsim dhe neglizhenc\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">NDRYSHIMET N\u00cb KODIN PENAL, RRUG\u00cb DREJT MOSND\u00cbSHKIMIT<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti kritikon ashp\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Penal t\u00eb miratuara nga qeveria e m\u00ebparshme, t\u00eb cilat, sipas Strasburgut, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nd\u00ebrprerjen e nj\u00eb numri t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr shkak t\u00eb uljes ose heqjes s\u00eb d\u00ebnimeve dhe skadimit t\u00eb afateve t\u00eb parashkrimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Prokuroria p\u00ebr Krim t\u00eb Organizuar dhe Korrupsion, pas k\u00ebtyre ndryshimeve n\u00eb vitin 2023: 11 aktakuza jan\u00eb t\u00ebrhequr, 5 jan\u00eb rikualifikuar, n\u00eb 10 raste procedurat jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit. Raporti p\u00ebrfundon se k\u00ebto zhvillime kan\u00eb rritur pasigurin\u00eb juridike dhe kultur\u00ebn e mosnd\u00ebshkimit, nd\u00ebrsa korrupsioni mbetet problem serioz n\u00eb sektor\u00eb si sh\u00ebndet\u00ebsia publike, prokurimet publike dhe burgjet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">STRASBURGU SHPREH KEQARDHJE P\u00cbR BLLOKIMIN E RRUG\u00cbS EVROPIANE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse Strasburgu nuk ka kompetenca direkte n\u00eb procesin e integrimit evropian, n\u00eb raport shprehet keqardhje q\u00eb ndryshimet kushtetuese, me t\u00eb cilat bullgar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe do t\u2019i hapej rruga Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut drejt Bashkimit Evropian, ende nuk jan\u00eb realizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, transmetohet q\u00ebndrimi i autoriteteve dhe i disa grupeve parlamentare q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim, sipas t\u00eb cilit \u201cky amendament mund t\u00eb miratohet vet\u00ebm me kusht q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi pasi Maqedonia e Veriut t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian\u201d. Ajo q\u00eb konsiderohet interesante \u00ebsht\u00eb fakti se Strasburgu, ndryshe nga Brukseli, vler\u00ebson se an\u00ebtar\u00ebsimi i vendit n\u00eb Bashkimin Evropian po vonohet jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosmiratimit t\u00eb amendamenteve kushtetuese, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kontesteve \u201crreth historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs\u201d.&nbsp;<strong>(koha.mk)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si shembull i politizimit p&euml;rmendet procedura e interpelancave ndaj pes&euml; an&euml;tar&euml;ve t&euml; K&euml;shillit Gjyq&euml;sor t&euml; zgjedhur nga Kuvendi. Edhe pse k&euml;to interpelanca nuk kishin baz&euml; ligjore p&euml;r shkarkim, ato u vler&euml;suan si propozime politike p&euml;r mosbesim, q&euml; rrezikojn&euml; legjitimitetin dhe pavar&euml;sin&euml; e k&euml;tij institucioni Evis HALILI Shkup, 14 janar &ndash; Parlamenti i K&euml;shillit t&euml; Evrop&euml;s [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":45873,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45872","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45872"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":45874,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45872\/revisions\/45874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/45873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}