{"id":45757,"date":"2026-01-04T09:36:36","date_gmt":"2026-01-04T09:36:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=45757"},"modified":"2026-01-04T09:36:37","modified_gmt":"2026-01-04T09:36:37","slug":"shpresoj-cdo-dite-qindra-paciente-presin-transplantim-organesh-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=45757","title":{"rendered":"\u201cShpresoj \u00e7do dit\u00eb\u201d: Qindra pacient\u00eb presin transplantim organesh n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"400\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Mjeku.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-45758\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Mjeku.png 600w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Mjeku-300x200.png 300w\" sizes=\"(max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lista e pritjes p\u00ebr transplantim organesh n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dominohet nga pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr veshka. Pjesa m\u00eb e madhe e rreth 1.600 pacient\u00ebve n\u00eb dializ\u00eb presin transplantim t\u00eb veshk\u00ebs nga nj\u00eb dhurues i vdekur; disa prej tyre prej dekadash, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb vdesin duke pritur. N\u00eb vitin 2025, familjet e tre dhuruesve jan\u00eb pajtuar t\u2019i dhurojn\u00eb organet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brankica Razmoska nga fshati veriper\u00ebndimor i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Vev\u00e7ani, \u00ebsht\u00eb 32 vje\u00e7e dhe jeta e saj varet nga aparati i dializ\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asaj iu shfaq s\u00ebmundja kur ishte tet\u00eb vje\u00e7are. N\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are veshkat i d\u00ebshtuan plot\u00ebsisht dhe ajo u fut n\u00eb dializ\u00eb si pasoj\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, n\u00ebna e saj ishte dhuruese e af\u00ebrt dhe ia dhuroi nj\u00eb veshk\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, ajo veshk\u00eb d\u00ebshtoi dhe q\u00eb nga viti 2019 ajo \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb dializ\u00eb, nga kat\u00ebr or\u00eb, tri her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDerisa t\u00eb rinjt\u00eb e tjer\u00eb planifikojn\u00eb t\u00eb ardhmen, ne planifikojm\u00eb terapit\u00eb. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb (REL), teksa pret transplantimin e veshk\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asaj nuk i jeton m\u00eb babai, nd\u00ebrsa nuk ka v\u00ebllez\u00ebr apo motra, prandaj nuk ka dhurues tjet\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebn\u00ebs, e cila tashm\u00eb i ka dhuruar nj\u00eb veshk\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, transplantimi i ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm nga nj\u00eb dhurues kadaverik (nj\u00eb njeri q\u00eb dhuron organet pasi t\u00eb ket\u00eb vdekur).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShpresoj shum\u00eb, \u00e7do dit\u00eb shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb m\u00eb th\u00ebrrasin dhe t\u00eb m\u00eb ftojn\u00eb p\u00ebr transplantim. Lutja ime \u00ebsht\u00eb se me dhurimin e organeve ju nuk humbni asgj\u00eb, ju dhuroni jet\u00eb. N\u00ebse dikush humb nj\u00eb njeri, ai njeri mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb njeri tjet\u00ebr, dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb\u201d, thot\u00eb Razmoska.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb rreth 1.600 pacient\u00eb n\u00eb dializ\u00eb dhe 23 qendra dialize. Shumica e tyre presin transplantim kadaverik, sepse nuk kan\u00eb dhurues t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb list\u00ebn e pritjes p\u00ebr organe jan\u00eb rreth 200 pacient\u00eb. Prej tyre, 165 presin veshka, rreth 30 kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr m\u00ebl\u00e7i ose kocka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa pacient\u00eb presin me dekada, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kurr\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb marrin organ, thot\u00eb Dushko Gjorgjiev, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve me s\u00ebmundje t\u00eb veshkave, \u201cNefron\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKemi vite kur nuk kryhen fare transplantime kadaverike, kemi vite kur ky num\u00ebr rritet disi, por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e pacient\u00ebve\u201d, thot\u00eb Gjorgjiev.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rregullorja n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cp\u00eblqimit t\u00eb supozuar\u201d p\u00ebr dhurimin e organeve. Pra, secili \u00ebsht\u00eb dhurues, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse gjat\u00eb jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar ndryshe. Megjithat\u00eb, pas vdekjes s\u00eb trurit, familja ka fjal\u00ebn e fundit n\u00ebse do t\u2019i dhuroj\u00eb apo jo organet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jeta pas transplantimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr dallimin mes jet\u00ebs n\u00eb dializ\u00eb dhe jet\u00ebs me veshk\u00eb t\u00eb transplantuar d\u00ebshmon Tanja Pavlovska nga Shkupi, e cila tashm\u00eb 18 vjet jeton me nj\u00eb veshk\u00eb nga dhurues i gjall\u00eb: tezja e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes kan\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza, vet\u00ebm tezja ka rezultuar dhuruese e p\u00ebrputhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDializa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00eb fizikisht dhe psiqikisht. Pas transplantimit, jeta m\u2019u kthye n\u00eb normalitet: kam m\u00eb shum\u00eb energji, sh\u00ebndet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shum\u00eb aktivitet, m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr familjen, miqt\u00eb, shkoj n\u00eb pun\u00eb normalisht, u ktheva n\u00eb rrjedh\u00ebn e zakonshme t\u00eb jet\u00ebs\u201d, thot\u00eb Pavlovska.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo konsideron se nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr dhurimin e organeve \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm dhe se frika dhe dezinformatat i largojn\u00eb njer\u00ebzit nga ky akt human.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMendoj se duhet t\u00eb flitet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, t\u00eb zgjohet nd\u00ebrgjegjja te secili prej nesh. Supozoj se problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb frika e njer\u00ebzve se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. Tezja ime ndihet shk\u00eblqyesh\u00ebm, nuk ka asnj\u00eb pasoj\u00eb dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb as n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha Pavlovska p\u00ebr REL-in.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tre t\u00eb ndjer\u00eb dhurues organesh n\u00eb vitin 2025<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2025 ishin 13 dhurues potencial\u00eb organesh, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn. Disa prej tyre jan\u00eb p\u00ebrjashtuar p\u00ebr arsye mjek\u00ebsore. Familjet e tre dhuruesve jan\u00eb pajtuar t\u2019i dhurojn\u00eb organet e tyre. Jan\u00eb kryer dy transplantime t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, gjasht\u00eb transplantime t\u00eb veshkave, dhjet\u00eb transplantime kockash dhe tri transplantime t\u00eb indeve muskulo-skeletore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb kryer edhe pes\u00eb transplantime t\u00eb veshk\u00ebs nga dhurues t\u00eb gjall\u00eb, si dhe ka filluar nj\u00eb program i ri transplantimi me n\u00ebnt\u00eb transplante t\u00eb kornes\u00eb (brir\u00ebz\u00ebs), sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitet 2024 dhe 2023 ishin nga dy dhurues t\u00eb vdekur dhe edhe gjasht\u00eb dhurues t\u00eb gjall\u00eb organesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Transplantimi kadaverik mbetet sfid\u00eb, sepse kur familjet refuzojn\u00eb t\u2019i dhurojn\u00eb organet e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tyre, kjo i zem\u00ebron edhe mjek\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur ne si ekip koordinues i kryejm\u00eb t\u00eb gjitha testet, diagnostikojm\u00eb vdekjen e trurit, vler\u00ebsojm\u00eb organet, konkludojm\u00eb se kemi nj\u00eb dhurues potencial q\u00eb mund t\u2019u jap\u00eb jet\u00eb disa pacient\u00ebve dhe p\u00ebrballemi me refuzim nga familja, at\u00ebher\u00eb jemi v\u00ebrtet t\u00eb pafuqish\u00ebm. Ne jemi t\u00eb detyruar ligj\u00ebrisht ta respektojm\u00eb vullnetin e familjes, e cila ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jap\u00eb ose t\u00eb mos jap\u00eb p\u00eblqim\u201d, thot\u00eb Biljana Kuzmanovska, koordinatore komb\u00ebtare p\u00ebr transplantim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kund\u00ebrta ndodh kur mjek\u00ebt marrin p\u00eblqimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebto jan\u00eb momente shum\u00eb emocionale, si p\u00ebr ne ashtu edhe p\u00ebr familjet. Ne jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vullkani mir\u00ebsie. Kur sheh p\u00ebrpara teje njer\u00ebz q\u00eb humbasin dik\u00eb m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb jet\u00eb dhe prap\u00eb pajtohen t\u00eb dhurojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb t\u00eb dashurit t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb trupin e njer\u00ebzve q\u00eb nuk do t\u2019i njohin kurr\u00eb\u2026 kjo v\u00ebrtet t\u00eb ndryshon. Edhe mua m\u00eb ndryshon\u201d, thot\u00eb Kuzmanovska.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjek\u00ebt jan\u00eb krenar\u00eb q\u00eb te pacient\u00ebt nuk ka pasur komplikime pas transplantimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vitin 2026, ekipi i transplantimit po p\u00ebrgatitet t\u00eb fus\u00eb nj\u00eb metod\u00eb tjet\u00ebr: transplantimin e m\u00ebl\u00e7is\u00eb nga dhurues i gjall\u00eb. Aspekti ligjor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur, nd\u00ebrsa n\u00ebse do t\u00eb kryhet nj\u00eb transplantim i till\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut do t\u00eb varet edhe nga ekzistenca e dhuruesve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mbi 500 transplantime t\u00eb veshkave n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonia e Veriut po i afrohet 50-vjetorit t\u00eb transplantimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb veshk\u00ebs, t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1977 \u2013 nj\u00eb sukses mjek\u00ebsor q\u00eb, sipas shoqat\u00ebs \u201cNefron\u201d, tregon se vendi ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb hap me sistemet moderne sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ata vler\u00ebsojn\u00eb se numri i transplantimeve, rreth 510, nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKemi vende n\u00eb rajon, si Kroacia, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb kryejn\u00eb aq transplantime sa ne kemi kryer p\u00ebr 50 vjet. N\u00eb bot\u00eb tashm\u00eb ka edhe ritransplantime. Te ne kjo nuk ndodh sepse kemi shum\u00eb pak organe dhe shum\u00eb pacient\u00eb n\u00eb pritje. Numri real i njer\u00ebzve q\u00eb presin organe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ai n\u00eb list\u00eb, sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb transplantimit kadaverik pacient\u00ebt nuk i kryejn\u00eb analizat dhe tipizimet e nevojshme, duke e ditur paraprakisht se n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt nuk mund t\u00eb marrin organ, nd\u00ebrsa analizat k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb dhe para\u201d, thot\u00eb Gjorgjiev.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb fushat\u00eb e vazhdueshme gjat\u00eb gjith\u00eb vitit p\u00ebr ngritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr dhurimin e organeve, si dhe zgjerimi ose nd\u00ebrtimi i nj\u00eb Qendre t\u00eb re t\u00eb Transplantimit, e cila nuk funksionon q\u00eb nga pandemia kur sh\u00ebrbente si qend\u00ebr p\u00ebr COVID-19.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koordinatorja komb\u00ebtare Kuzmanovska njofton se Qendra po rinovohet dhe do t\u00eb ket\u00eb pes\u00eb bokse dhe nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr dializ\u00eb. Gjithashtu, tani e tutje pacient\u00ebt me vdekje t\u00eb trurit do t\u00eb mund t\u00eb identifikohen edhe nga nj\u00ebsia e kujdesit intensiv n\u00eb SPQ \u201c8 Shtatori\u201d, ndryshe nga m\u00eb par\u00eb kur kjo b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb Klinik\u00ebn e Anestezis\u00eb, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv (KARIL).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, po p\u00ebrgatiten ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr transplantim, me t\u00eb cilat do t\u00eb lejohet q\u00eb dhurues t\u00eb gjall\u00eb organesh t\u00eb jen\u00eb edhe kush\u00ebrinjt\u00eb e par\u00eb. Deri tani kjo ishte e kufizuar te n\u00ebna, babai, v\u00ebllai, motra, gjyshja, gjyshi, daja, xhaxhai, tezja, f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit dhe mbesat. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lista e pritjes p&euml;r transplantim organesh n&euml; Maqedonin&euml; e Veriut dominohet nga pacient&euml;t q&euml; kan&euml; nevoj&euml; p&euml;r veshka. Pjesa m&euml; e madhe e rreth 1.600 pacient&euml;ve n&euml; dializ&euml; presin transplantim t&euml; veshk&euml;s nga nj&euml; dhurues i vdekur; disa prej tyre prej dekadash, nd&euml;rsa disa t&euml; tjer&euml; vdesin duke pritur. N&euml; vitin 2025, familjet e tre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":45758,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45757"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":45759,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45757\/revisions\/45759"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/45758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}