{"id":45718,"date":"2026-01-01T10:02:48","date_gmt":"2026-01-01T10:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=45718"},"modified":"2026-01-01T10:02:49","modified_gmt":"2026-01-01T10:02:49","slug":"rruga-eurointegruese-e-rmv-se-mbeti-e-ngrire-ne-2025-kushtezime-dhe-perplasje-me-bullgarine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=45718","title":{"rendered":"Rruga eurointegruese e RMV-s\u00eb mbeti e ngrir\u00eb n\u00eb 2025: Kusht\u00ebzime dhe p\u00ebrplasje me Bullgarin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"295\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/bullgari-maqedoni-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-45719\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/bullgari-maqedoni-1.jpg 640w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/bullgari-maqedoni-1-300x138.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Viti 2025 ishte nj\u00eb nga periudhat m\u00eb stagnuese p\u00ebr rrug\u00ebn eurointegruese t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Megjith\u00ebse Bashkimi Evropian e p\u00ebrs\u00ebriti se dera p\u00ebr zgjerim mbetet e hapur, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit mbeti i ngrir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb thella me Bullgarin\u00eb. Diskutimi p\u00ebr BE-n\u00eb u shnd\u00ebrrua nga nj\u00eb projekt shtet\u00ebror n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebrplasjeje t\u00eb ashp\u00ebr politike, ku identiteti, gjuha dhe garancit\u00eb evropiane dominuan debatin publik. Eksponent\u00ebt qeveritar\u00eb pat\u00ebn vet\u00ebm fjal\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit, Maqedonia e Veriut nuk arriti asnj\u00eb hap konkret drejt hapjes s\u00eb kapitujve negociues, duke mbetur prapa Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, vendi nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap m\u00eb tutje pa garanci, BE-ja nuk ofron nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa Bullgaria thot\u00eb se nuk ka kushte tjera, por pala maqedonase \u00ebsht\u00eb skeptike. K\u00ebto ishin ngjarjet kryesore n\u00eb 2025 n\u00eb rrug\u00ebn eurointegruese t\u00eb RMV-s\u00eb, shkruan&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/\">Portalb.mk<\/a>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rruga eurointegruese gjat\u00eb k\u00ebtij viti&nbsp;<strong>u karakterizua gjithashtu nga pritje t\u00eb m\u00ebdha<\/strong>&nbsp;dhe nj\u00eb cik\u00ebl i vazhduesh\u00ebm p\u00ebrplasjesh politike, diplomatike dhe institucionale. Ky vit jo vet\u00ebm q\u00eb nuk solli hapjen e kapitujve negociues, por&nbsp;<strong>e thelloi edhe m\u00eb shum\u00eb hendekun mes pritjeve t\u00eb qytetar\u00ebve<\/strong>, q\u00ebndrimeve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Shkup, k\u00ebrkesave t\u00eb Bashkimit Evropian dhe insistimit t\u00eb Bullgaris\u00eb p\u00ebr ndryshimet kushtetuese. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrparimit konkret, 2025 u shnd\u00ebrrua n\u00eb vit t\u00eb narrativeve t\u00eb kund\u00ebrta, munges\u00ebs s\u00eb besimit dhe nj\u00eb bllokade q\u00eb u perceptua gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si rrezik politik, institucional dhe gjeostrategjik p\u00ebr vendin dhe rajonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillimi i vitit u sh\u00ebnua me polemika dypal\u00ebshe. Kreu i partis\u00eb s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb bullgar Prerodba, Kostadin Kostadinov tha se&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/ska-asgje-me-logjike-se-bullgaria-dhe-rmv-ja-te-bashkohen-ne-nje-shtet-deklarata-qe-nxiti-tensione-te-reja-mes-dy-vendeve\/\"><strong>nuk ka asgj\u00eb m\u00eb logjike se bashkimi i Maqedonis\u00eb n\u00eb Bullgari<\/strong><\/a>, duke qen\u00eb se si\u00e7 tha ai, nuk ka asgj\u00eb m\u00eb logjike se dy vende me histori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, gjuh\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si Bullgaria dhe Maqedonia, t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb shtet. Kjo ngjalli reagimet e partive dhe institucioneve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillim-viti nuk ishte i t\u00ebri \u201czi\u201d. Pati edhe shpresa dhe&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/pritet-qe-ne-periudhen-e-ardhshme-te-kete-takime-me-qeverine-e-re-bullgare-tha-kryeministri-i-rmv-se\/\"><strong>pritje p\u00ebr takime midis dy vendeve<\/strong><\/a>, Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb cilat nuk ndodh\u00ebn kurr\u00eb, e q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit, kryeministri Hristijan Mickoski tha se&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/mickoski-pati-iniciative-nga-be-per-takim-midis-shkupit-dhe-sofjes-por-deshtuan-pasi-nuk-pati-pergjigje-nga-pala-tjeter\/\">ky takim nuk u b\u00eb, pasi pala bullgare nuk dha p\u00ebrgjigje<\/a>. Aktivitet intensiv paralajm\u00ebroi edhe ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Maqedoni,<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/rokas-ka-aktivitet-diplomatik-intensiv-per-integrimin-evropian-te-rmv-se\/\">&nbsp;Mihalis Rokas<\/a>, mir\u00ebpo kjo nuk solli asgj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paralelisht, n\u00eb planin politik u kristalizuan q\u00ebndrimet e reja t\u00eb pushtetit t\u00eb ri. Kryeministri Mickoski e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit se&nbsp;<strong><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/mickoski-nga-uashingtoni-fillimisht-negociatat-pastaj-ndryshimet-kushtetuese\/\">qeveria nuk kishte nd\u00ebrmend t\u2019i b\u00ebj\u00eb ndryshimet kushtetuese<\/a>&nbsp;<\/strong>pa garanci t\u00eb qarta dhe t\u00eb shkruara nga Bashkimi Evropian se pas k\u00ebtij hapi nuk do t\u00eb kishte veto t\u00eb reja apo kushte shtes\u00eb. Q\u00ebndrimi i tij se identiteti komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb subjekt negociatash u b\u00eb nj\u00eb nga boshtet kryesore t\u00eb diskursit politik gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025. Kjo qasje u p\u00ebrplas drejtp\u00ebrdrejt me pritjet e<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/shkupi-shpreson-qe-hapja-e-kapitujve-te-ndodhe-kete-vit-brukseli-pret-ndryshimet-kushtetuese\/\">&nbsp;Brukselit<\/a>&nbsp;dhe&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/sofja-e-perseriti-po-integrimit-ne-be-te-ballkanit-perendimor-por-sipas-merites\/\">Sofjes.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, Bullgaria e intensifikoi presionin diplomatik. Presidenti Rumen Radev dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb shtet\u00ebror\u00eb<strong>&nbsp;p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn vazhdimisht se p\u00ebrfshirja e bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb kusht i panegociuesh\u00ebm<\/strong>&nbsp;dhe se ai buron nga korniza evropiane e negociatave. Sofja k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe, por p\u00ebr respektim t\u00eb standardeve evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e komuniteteve. Megjithat\u00eb, n\u00eb Shkup kjo u perceptua si vazhdim i politik\u00ebs s\u00eb bllokad\u00ebs dhe si p\u00ebrdorim i BE-s\u00eb p\u00ebr realizimin e interesave komb\u00ebtare bullgare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb pranver\u00ebs dhe ver\u00ebs s\u00eb vitit 2025,&nbsp;<strong>presioni nga Bashkimi Evropian u b\u00eb m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/strong>&nbsp;Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, deklaruan hapur se&nbsp;<strong><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/von-der-leyen-pas-takimit-me-mickoskin-topi-eshte-ne-fushen-tuaj-ju-duhet-ti-beni-ndryshimet-kushtetuese-per-hyrjen-ne-be\/\">topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Shkupit<\/a>&nbsp;<\/strong>dhe se&nbsp;<strong>pa ndryshime kushtetuese nuk mund t\u00eb ket\u00eb hapje t\u00eb kapitujve negociues<\/strong>. Mesazhi ishte i qart\u00eb dhe i pandryshuesh\u00ebm: Plani A mbetet i vetmi plan. K\u00ebto deklarata u prit\u00ebn me zhg\u00ebnjim nga qeveria maqedonase, e cila paralajm\u00ebroi se nj\u00eb veprim i nj\u00ebansh\u00ebm pa siguri politike do ta ekspozonte vendin ndaj rrezikut t\u00eb nj\u00eb bllokade t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\" id=\"attachment_126075\"><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/von-der-leyen-pas-takimit-me-mickoskin-topi-eshte-ne-fushen-tuaj-ju-duhet-ti-beni-ndryshimet-kushtetuese-per-hyrjen-ne-be\/ursula\/\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/portalb.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/ursula.jpg.pagespeed.ce.8L3eJQ_GZG.jpg\" alt=\"Ursula von der Leyen dhe Hristijan Mickoski. Foto nga profili i Leyenti n\u00eb X\" class=\"wp-image-126075\"\/><\/a><figcaption class=\"wp-element-caption\">Ursula von der Leyen dhe Hristijan Mickoski. Foto nga profili i Leyenti n\u00eb X<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nd\u00ebrkoh\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/presidentja-siljanovska-i-kerkoi-von-der-leyenit-ndihme-per-zhbllokimin-e-eurointegrimeve\/\">k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga BE-ja<\/a>&nbsp;n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje krijuese p\u00ebr zhbllokimin e integrimit, sepse si\u00e7 theksoi ajo, pranimi i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb<strong>&nbsp;BE nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje zgjerimi,<\/strong>&nbsp;por ndikon edhe n\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin e Evrop\u00ebs. Iniciativa p\u00ebr reformimin e procesit t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb BE, e cila do t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me zgjerimin e Unionit, pra futjen e&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/votim-me-shumice-ne-vend-te-unanimitetit-a-do-ti-ndihmoje-kjo-rruges-eurointegruese-te-maqedonise-se-veriut\/\">votimit me shumic\u00eb t\u00eb kualifikuar<\/a>, do t\u00eb ishte nj\u00eb vendim i guximsh\u00ebm p\u00ebr Siljanovska-Davkov\u00ebn, i cili do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb integrimin evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ambasador\u00eb dhe ministra nga shtete t\u00eb ndryshme an\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Holand\u00ebn, Danimark\u00ebn, Finland\u00ebn dhe Austrin\u00eb, k\u00ebrkuan publikisht q\u00eb RMV-ja t\u00eb mos humb\u00eb momentin e zgjerimit dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb obligimet e marra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit, situata u nd\u00ebrlikua edhe m\u00eb shum\u00eb. Bullgaria&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/bullgaria-i-kerkoi-ndihme-hungarise-qe-te-binde-maqedonine-e-veriut-ti-beje-ndryshimet-kushtetuese\/\">k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e Hungaris\u00eb<\/a>&nbsp;p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion ndaj Shkupit, nd\u00ebrsa n\u00eb Parlamentin Evropian pati p\u00ebrplasje rreth formulimeve q\u00eb lidhen me gjuh\u00ebn, identitetin dhe historin\u00eb maqedonase. K\u00ebto zhvillime shkaktuan reagime t\u00eb ashpra nga presidentja Siljanovska-Davkova dhe nga qeveria, t\u00eb cilat i cil\u00ebsuan si t\u00eb papranueshme dhe si nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb \u00e7\u00ebshtje sovrane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb planin e brendsh\u00ebm, eurointegrimet u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb thell\u00eb polarizimi politik. Opozita LSDM&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/lsdm-me-rezolute-per-anetaresim-ne-be-ndryshimet-kushtetuese-te-miratohen-deri-me-10-shkurt-2026-pa-pranuar-kerkesa-te-reja\/\">propozoi nj\u00eb rezolut\u00eb<\/a>&nbsp;p\u00ebr miratimin e ndryshimeve kushtetuese deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026, pa pranuar k\u00ebrkesa t\u00eb reja, nd\u00ebrsa qeveria e refuzoi k\u00ebt\u00eb qasje si t\u00eb rrezikshme dhe kryeministri paralajm\u00ebroi&nbsp;<strong><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/mickoski-paralajmeroi-rezolute-te-vertete-pas-zgjedhjeve\/\">rezolut\u00eb \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d pas zgjedhjeve<\/a><\/strong>. Diskutimet p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar, gjuh\u00ebn dhe historin\u00eb dominuan debatin publik, duke e zhvendosur v\u00ebmendjen nga reformat strukturore q\u00eb k\u00ebrkon BE-ja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket besimit t\u00eb qytetar\u00ebve, sipas anket\u00ebs s\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/europa.eu\/eurobarometer\/screen\/home\">Eurobarometrit<\/a>&nbsp;publikuar<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/eurobarometri-54-e-qytetareve-te-maqedonise-se-veriut-i-besojne-be-se\/\">&nbsp;n\u00eb qershor<\/a>, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, 54% e qytetar\u00ebve i besojn\u00eb Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa 42% jo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb vitit,&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/sa-kushton-dezinformimi-politikanet-nxisin-apati-dhe-mosbesim-duke-demtuar-rrugen-drejt-be-se\/\">anketa<\/a>&nbsp;e porositur nga&nbsp;<strong>Fondacioni Metamorfozis<\/strong>&nbsp;zbuloi nj\u00eb realitet kompleks dhe kontradiktor rreth q\u00ebndrimeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb ndaj Bashkimit Evropian. Shumica vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane, por&nbsp;<strong>perceptimet p\u00ebr padrejt\u00ebsi, presion dhe pasiguri ekonomike jan\u00eb t\u00eb theksuara<\/strong>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, njoh\u00ebsit e procesit eurointegrues apelojn\u00eb p\u00ebr racionalitet, dialog dhe nj\u00eb \u201cmes t\u00eb art\u00eb\u201d q\u00eb mund ta nxjerr\u00eb vendin nga bllokadat politike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\" id=\"attachment_83276\"><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/rruga-eurointegruese-e-rmv-se-gjate-vitit-2024-me-kahje-krejt-te-reja-dhe-diplomaci-te-tensionuar\/file-u6xuqxgw9sinjkzlowwrkm\/\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/portalb.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/file-U6XuQXgW9sinjKzLoWwRkm-e1732711219973.webp.pagespeed.ce.tI--_QgvzO.webp\" alt=\"Eurointegrime. Foto e gjeneruar me IA\/ChatGPT\" class=\"wp-image-83276\"\/><\/a><figcaption class=\"wp-element-caption\">Eurointegrime. Foto e gjeneruar me IA\/ChatGPT<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebdh\u00ebniet midis Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb tensionuan&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/sofja-dhe-shkupi-perseri-ne-krize-besimi-raporti-per-rmv-ne-dhe-denimi-i-georgievski-ngjallen-tensione-diplomatike\/\">n\u00eb mes t\u00eb vitit<\/a>&nbsp;p\u00ebr shkak t\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/eurodeputeti-austriak-akuzohet-nga-bullgaria-per-afersi-me-shkupin-cka-ndodhi-ne-parlamentin-evropian-per-raportin-e-rmv-se\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">raportit<\/a>&nbsp;t\u00eb Parlamentit Evropian dhe&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/kryetari-i-klubit-bullgar-nga-manastiri-mori-denim-me-kusht-prej-nje-viti-per-perhapje-te-urrejtjes-kombetare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">d\u00ebnimit<\/a>&nbsp;me kusht t\u00eb Ljup\u00e7o Georgievskit, kryetar i ish-klubit bullgar \u201cIvan Mihajlov\u201d n\u00eb Manastir.<strong>&nbsp;Sofja akuzoi Shkupin p\u00ebr p\u00ebrndjekje politike mbi baza etnike<\/strong>&nbsp;dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ndaj qytetar\u00ebve me identitet bullgar. Presidenti bullgar Rumen Radev dhe ministri i Jasht\u00ebm, Georg Georgievski shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr Georgievskin, duke e cil\u00ebsuar vendimin si t\u00eb padrejt\u00eb dhe politikisht t\u00eb motivuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, eurodeputet\u00ebt bullgar\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/parlamenti-europian-e-miratoi-raportin-e-progresit-mbi-maqedonine-e-veriut\/\">raportin e progresit<\/a>&nbsp;t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb BE, duke k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen e komenteve p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe identitetin maqedonas. Kryeministri i RMV-s\u00eb, Hristijan Mickoski ankohej p\u00ebr presion politik n\u00eb rrug\u00ebn e eurointegrimeve t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa presidenti Radev nga ana tjet\u00ebr theksoi se nuk do t\u00eb ket\u00eb kushte t\u00eb reja p\u00ebr rrug\u00ebn eurointegruese t\u00eb RMV-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb fund t\u00eb vitit, n\u00eb Bruksel u shtua gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb debati p\u00ebr reformimin e m\u00ebnyr\u00ebs se<strong>&nbsp;si Bashkimi Evropian merr vendime lidhur me zgjerimin<\/strong>. Ideja q\u00eb disa vendime gjat\u00eb negociatave me vendet kandidate&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/votim-me-shumice-ne-vend-te-unanimitetit-a-do-ti-ndihmoje-kjo-rruges-eurointegruese-te-maqedonise-se-veriut\/\"><strong>t\u00eb merren me shumic\u00eb t\u00eb kualifikuar<\/strong><\/a>, dhe jo m\u00eb me unanimitet, po shihet si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund bllokadave politike q\u00eb kan\u00eb frenuar procesin e integrimit. Kjo nism\u00eb, e mb\u00ebshtetur nga vende si Austria, Gjermania, Italia dhe Sllovenia, do t\u00eb mund\u00ebsonte q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet teknike t\u00eb ecin p\u00ebrpara pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00eblqimin e secilit shtet an\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bullgaria disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/radev-siljanovska-davkoves-bullgaria-nuk-do-te-vendose-kushte-te-reja-per-anetaresimin-e-rmv-se-ne-be\/\">nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kushte t\u00eb reja p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut<\/a>, p\u00ebrpos atyre q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb vesh deri tani. Mir\u00ebpo ministri bullgar i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Georg Georgiev, duke folur p\u00ebr rrug\u00ebn e RMV-s\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE tha se p\u00ebrfshirja e bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00ebn e RMV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e par\u00eb,&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/ministria-e-jashtme-e-bullgarise-ndryshimet-kushtetuese-nuk-jane-kushti-i-vetem-ndaj-rmv-se\/\">por jo e vetme e Maqedonis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit<\/a>&nbsp;t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE. Prandaj, Shkupi zyrtar \u00ebsht\u00eb skeptik, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk i beson fare Sofjes. K\u00ebt\u00eb e konfirmoi m\u00eb s\u00eb miri edhe deklarata e komisioneres Evropiane p\u00ebr Zgjerim dhe Politik\u00eb t\u00eb Fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mir\u00eb,&nbsp;<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/kos-askush-nuk-mund-te-garantoje-se-edhe-pas-ndryshimeve-kushtetuese-nuk-do-te-kete-pengesa-per-rmv-ne-drejt-be-se\/\">Marta Kos,<\/a>&nbsp;e cila tha se edhe n\u00ebse vendi b\u00ebn ndryshimet kushtetuese,<strong>&nbsp;askush nuk mund t\u00eb garantoj\u00eb se nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me pengesa t\u00eb reja<\/strong>&nbsp;n\u00eb rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian (BE). Prandaj edhe kryeministri Mickoski, disa her\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, p\u00ebrs\u00ebriti se<strong><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/mickoski-e-perseriti-se-nuk-ka-ndermend-te-ndryshoje-kushtetuten-pa-garanci-nga-bashkimi-evropian\/\">&nbsp;nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn<\/a><\/strong>&nbsp;pa garanci n\u00eb Bashkimi Evropian, duke n\u00ebnvizuar se vendi \u00ebsht\u00eb madje shum\u00eb p\u00ebrpara Shqip\u00ebris\u00eb, por ndryshimi i kushtetut\u00ebs sipas tij, do t\u00eb sillte edhe nj\u00eb veto tjet\u00ebr, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\" id=\"attachment_128833\"><a href=\"https:\/\/portalb.mk\/mund-te-mos-i-kontrollosh-te-gjitha-ngjarjet-por\/marta-kos-2\/\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/portalb.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Marta-Kos-2.png.pagespeed.ce.SNIh0xS3Qy.png\" alt=\"Marta Kos, foto nga video e Parlamentit Evropian\" class=\"wp-image-128833\"\/><\/a><figcaption class=\"wp-element-caption\">Marta Kos, foto nga video e Parlamentit Evropian<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bilanci i procesit eurointegrues n\u00eb vitin 2025 ishte negativ.<strong>&nbsp;Maqedonia e Veriut nuk arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimet kushtetuese<\/strong>, nuk hapi kapitujt e negociatave dhe mbeti pas Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb. Viti p\u00ebrfundoi me pasiguri t\u00eb madhe politike dhe diplomatike, nd\u00ebrsa 2026 nuk pritet t\u00eb jet\u00eb vit vendimtar pa garanci se ng\u00ebr\u00e7i shum\u00ebvje\u00e7ar do t\u00eb zgjidhet.&nbsp;Eurointegrimi edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb mbeti q\u00ebllim strategjik n\u00eb let\u00ebr, por n\u00eb praktik\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ngrir\u00eb, q\u00eb prodhoi m\u00eb shum\u00eb tensione sesa shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap konkret p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kujtojm\u00eb se<a href=\"https:\/\/portalb.mk\/rruga-eurointegruese-e-rmv-se-gjate-vitit-2024-me-kahje-krejt-te-reja-dhe-diplomaci-te-tensionuar\/\">&nbsp;gjat\u00eb vitit 2024<\/a>, rruga eurointegruese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut u karakterizua nga<strong>&nbsp;dinamika t\u00eb reja politike dhe diplomaci intensivisht t\u00eb tensionuar<\/strong>, sidomos pas gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit. Qeveria e kaluar kishte ndjekur nj\u00eb qasje t\u00eb fokusuar n\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ndryshimet kushtetuese p\u00ebr njohjen e pakic\u00ebs bullgare, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb shkaktoi tensione t\u00eb brendshme politike dhe shoq\u00ebrore. Megjithat\u00eb, qeveria paraprake nuk i kishte numrat p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ndryshimet kushtetuese, nd\u00ebrsa zgjedhjet parlamentare ishin n\u00eb prag. M\u00eb 8 maj 2024, partia n\u00eb pushtet LSDM, p\u00ebsoi debak\u00ebl, duke humbur n\u00eb t\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjet, presidenciale dhe parlamentare. Pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Hristijan Mickoskit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re, u propozua nj\u00eb strategji ndryshe. Mickoski deklaroi synimin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Korniz\u00ebn Negociuese t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar k\u00ebrkesat bilaterale dhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb zbatimin e ndryshimeve kushtetuese deri pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb. Ky propozim sipas tij, synon t\u00eb mbroj\u00eb sovranitetin komb\u00ebtar, por gjithashtu ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Brukselin. Nga ana tjet\u00ebr,&nbsp;<strong>Shqip\u00ebria<\/strong>&nbsp;e cila ishte n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn pozit\u00eb si RMV-ja,<strong>&nbsp;eci p\u00ebrpara<\/strong>&nbsp;duke hapur negociatat me BE-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 ishte nj&euml; nga periudhat m&euml; stagnuese p&euml;r rrug&euml;n eurointegruese t&euml; Maqedonis&euml; s&euml; Veriut. Megjith&euml;se Bashkimi Evropian e p&euml;rs&euml;riti se dera p&euml;r zgjerim mbetet e hapur, procesi i an&euml;tar&euml;simit t&euml; vendit mbeti i ngrir&euml; p&euml;r shkak t&euml; mosrealizimit t&euml; ndryshimeve kushtetuese dhe mosmarr&euml;veshjeve t&euml; thella me Bullgarin&euml;. Diskutimi p&euml;r BE-n&euml; u shnd&euml;rrua nga nj&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":45719,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45718"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45718\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":45720,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45718\/revisions\/45720"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/45719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}