vazhduesh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti
demokratik, funksional dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt;
Duke riafirmuar bindjen se karakteri unitar i Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut
forcohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe komunitetet ndihen realisht t\u00eb
p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse;
Duke konstatuar se uniteti shtet\u00ebror nuk nd\u00ebrtohet mbi shumic\u00eb mekanike dhe
praktika majorizuese, por mbi legjitimitet t\u00eb dyfisht\u00eb, konsensus institucional dhe
respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb nd\u00ebrmjet komuniteteve;
Duke theksuar se shteti unitar mund t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe funksional vet\u00ebm
n\u00ebse mb\u00ebshtetet mbi besimin dhe lojalitetin e t\u00eb gjitha komuniteteve, n\u00eb frym\u00ebn dhe
p\u00ebrmbajtjen e Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit;
Kongresi vler\u00ebson se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i drejt\u00eb dhe barazia funksionale p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin
e kohezionit shoq\u00ebror dhe stabilitetit institucional t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim,
angazhimi p\u00ebr mekanizma q\u00eb garantojn\u00eb legjitimitet t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb proceset ky\u00e7e t\u00eb
qeverisjes \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e unitetit dhe funksionalitetit t\u00eb shtetit.
Kongresi riafirmon qendrimin q\u00eb \u00e7do p\u00ebrb\u00ebrje e re e Qeveris\u00eb t\u00eb marr\u00eb besimin e
Kuvendit jo vet\u00ebm me shumic\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, por edhe me shumic\u00ebn
e deputet\u00ebve t\u00eb komuniteteve jo-shumic\u00eb. Kjo do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb
legjitimitet t\u00eb dyfisht\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb realisht p\u00ebrfaq\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb gjitha etnit\u00eb. Ky
mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr funksionimin e barabart\u00eb t\u00eb shtetit dhe p\u00ebr ruajtjen e
kohezionit nd\u00ebretnik n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vendimmarrjes.
N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kongresi thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb parimit t\u00eb Badenterit
edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke vler\u00ebsuar se Ligjet q\u00eb miratohen me shumic\u00eb
t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb Kuvend (n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb Badenterit), nuk duhet t\u00eb rr\u00ebzohen n\u00eb
Gjykat\u00ebn Kushtetuese pa shumic\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb edhe n\u00eb radh\u00ebt e gjykat\u00ebsve. K\u00ebto
ndryshime do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb vendimet q\u00eb prekin t\u00eb drejtat e komuniteteve jo-
shumic\u00eb t\u00eb mos merren pa konsensus t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb brenda Gjykat\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,
kjo mas\u00eb do t\u00eb ruaj\u00eb integritetin e ligjeve q\u00eb miratohen me shumic\u00ebn t\u00eb dyfisht\u00eb, do
t\u00eb rris\u00eb besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsi dhe do t\u00eb parandaloj\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb
p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb demokracis\u00eb funksionale dhe zhvillimit t\u00eb
barabart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebrkohet nj\u00eb faz\u00eb e re e decentralizimit funksional dhe
fiskal, me transferim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kompetencave dhe sigurim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb
financiare t\u00eb komunave, me q\u00ebllim rritjen e efikasitetit t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike dhe
ndikimit real t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb politikat lokale.
Ky orientim politik synon t\u00eb konsolidoj\u00eb unitetin e shtetit jo p\u00ebrmes dominimit t\u00eb
shumic\u00ebs, por p\u00ebrmes partneritetit t\u00eb barabart\u00eb nd\u00ebretnik, funksionimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb
institucioneve dhe fuqizimit t\u00eb pushtetit lokal. Kjo p\u00ebrb\u00ebn rrug\u00ebn e vetme drejt nj\u00eb
Republike t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut stabile, funksionale dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb
dhe barazis\u00eb para ligjit, si parime thelb\u00ebsore p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti
modern dhe evropian;
Duke riafirmuar angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr
Integrim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb forta, profesionale dhe t\u00eb
p\u00ebrgjegjshme, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe interesit publik;
Duke konstatuar se pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paanshme nuk mund t\u00eb ket\u00eb
barazi reale nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve, as besim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb institucionet
shtet\u00ebrore;
Duke theksuar se drejt\u00ebsia selektive, mosnd\u00ebshkimi dhe ndikimi politik mbi
organet e drejt\u00ebsis\u00eb minojn\u00eb themelet e rendit demokratik dhe prodhojn\u00eb
pabarazi strukturore n\u00eb shoq\u00ebri;
Duke vler\u00ebsuar se korrupsioni sistemik dhe kapja e institucioneve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb
k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe
perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb vendit;
Kongresi vler\u00ebson se shteti i s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb themeli i kohezionit shoq\u00ebror,
siguris\u00eb juridike dhe barazis\u00eb funksionale nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve dhe
komuniteteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa
dallim etnie, bindjeje politike apo pozite shoq\u00ebrore.
Kongresi riafirmon q\u00ebndrimin e qart\u00eb dhe t\u00eb pandryshuesh\u00ebm t\u00eb Bashkimit
Demokratik p\u00ebr Integrim se rikthimi i besimit n\u00eb institucione nuk mund t\u00eb
arrihet pa nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vetingut
dhe hetimit institucional, pa p\u00ebrjashtime dhe pa selektivitet.
Kongresi vler\u00ebson se gjyq\u00ebsori dhe prokuroria duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarura, me
buxhet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe me respektim t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb t\u00eb ligjit lidhur me
financimin e tyre.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Kongresi miraton k\u00ebto orientime dhe k\u00ebrkesa politike:
\u2013 Mb\u00ebshtetje e plot\u00eb p\u00ebr propozim-ligjin e BDI-s\u00eb p\u00ebr veting me mbik\u00ebqyrje
nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si garanci p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb pakompromis dhe proces t\u00eb
besuesh\u00ebm;
\u2013 Hetim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bart\u00ebsit e funksioneve publike n\u00eb 33 vitet
e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb ministra, deputet\u00eb, kryetar\u00eb komunash, drejtor\u00eb, gjyqtar\u00eb
standard i domosdosh\u00ebm i transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb;
\u2013 Hetim i thelluar dhe institucional p\u00ebr procesin e privatizimit, i cili ka prodhuar
pabarazi strukturore dhe ka krijuar oligark\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm;
\u2013 Hetim dhe zbardhje institucionale e veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb
shtetit dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tyre nga viti 1945 deri m\u00eb sot (OZNA, UDB, SDB,
DBK, UBK, ANB), n\u00eb funksion t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale dhe transparenc\u00ebs
historike.
Kjo rezolut\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson angazhimin politik t\u00eb BDI-s\u00eb p\u00ebr rikthimin e besimit
n\u00eb institucione, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur dhe vendosjen e
barazis\u00eb reale para ligjit, si themel i nj\u00eb shteti demokratik, funksional dhe t\u00eb
guximit politik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore, p\u00ebrmes t\u00eb cilave u nd\u00ebrtua paqja
dhe bashk\u00ebjetesa, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, Marr\u00ebveshjes
s\u00eb Presp\u00ebs dhe Marr\u00ebveshjes p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb;
Duke riafirmuar bindjen se k\u00ebto arritje historike u nd\u00ebrtuan mbi urt\u00ebsi, sakrific\u00eb
dhe besimin e thell\u00eb se paqja \u00ebsht\u00eb themeli i \u00e7do zhvillimi dhe e \u00e7do t\u00eb mire t\u00eb
p\u00ebrbashk\u00ebt;
Duke konstatuar se vendi ndodhet sot p\u00ebrpara nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri historik, n\u00eb t\u00eb
cilin paqja dhe stabiliteti, ndon\u00ebse t\u00eb domosdoshme, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb
mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pritjet e qytetar\u00ebve;
Duke vler\u00ebsuar se qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi
dhe m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi jete, nd\u00ebrsa brezat e rinj meritojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me
perspektiv\u00eb dhe p\u00ebrparim n\u00eb vendin e tyre;
Duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re shoq\u00ebrore dhe politike, jo
p\u00ebr mbijetes\u00eb, por p\u00ebr zhvillim dhe p\u00ebrparim afatgjat\u00eb \u2013 Marr\u00ebveshje
Komb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrparim;
Kongresi vler\u00ebson se p\u00ebrparimi i v\u00ebrtet\u00eb nuk matet vet\u00ebm me tregues
ekonomik\u00eb, por me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, me drejt\u00ebsin\u00eb sociale dhe
me mund\u00ebsit\u00eb reale q\u00eb krijohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, vizioni zhvillimor
nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb model konkurrues, t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00ebr\u00ebsisht
evropian.
Kongresi thekson se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij vizioni q\u00ebndron nd\u00ebrtimi i nj\u00eb ekonomie
konkurruese dhe moderne, e udh\u00ebhequr nga sektori privat dhe inovacioni. Nj\u00eb
ekonomi ku konkurrenca \u00ebsht\u00eb e ndershme, ku monopoleve, oligarkis\u00eb dhe
ekonomis\u00eb joformale u vihet kufi, dhe ku sistemi tatimor \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, efikas
dhe i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Mb\u00ebshtetja p\u00ebr biznesin duhet t\u00eb jet\u00eb
transparente, e bazuar n\u00eb performanc\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e
Bashkimit Evropian, duke nxitur investime, pun\u00ebsim dhe integrim n\u00eb zinxhir\u00ebt
evropian\u00eb t\u00eb vler\u00ebs.
Kongresi vler\u00ebson se transformimi digjital p\u00ebrb\u00ebn katalizator t\u00eb domosdosh\u00ebm
t\u00eb zhvillimit modern. Digjitalizimi i administrat\u00ebs dhe i ekonomis\u00eb, si dhe
p\u00ebrdorimi strategjik i teknologjive t\u00eb avancuara dhe Inteligjenc\u00ebs Artificiale,
rrisin produktivitetin, p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe krijojn\u00eb vende pune
q\u00ebndruesh\u00ebm pa stabilitet makroekonomik dhe financa publike t\u00eb sh\u00ebndosha.
Angazhimi p\u00ebr disiplin\u00eb fiskale, transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie, p\u00ebr mbrojtjen
e investimeve kapitale dhe p\u00ebr nj\u00eb menaxhim modern t\u00eb financave publike,
p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb institucionale. Digjitalizimi i buxhetit dhe
kontrolli i shpenzimeve jan\u00eb garanci p\u00ebr transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.
Nj\u00eb administrat\u00eb tatimore e drejt\u00eb dhe moderne vler\u00ebsohet si shtyll\u00eb e k\u00ebtij
modeli zhvillimi. Digjitalizimi i plot\u00eb i proceseve tatimore, rimbursimi n\u00eb koh\u00eb i
TVSH-s\u00eb, sistemi elektronik pagesor dhe lufta kund\u00ebr ekonomis\u00eb joformale
krijojn\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, rrisin besimin e bizneseve dhe forcojn\u00eb
baz\u00ebn tatimore pa rritur barr\u00ebn mbi qytetar\u00ebt.
Kongresi thekson se zhvillimi ekonomik duhet t\u00eb jet\u00eb i gjelb\u00ebr dhe i
q\u00ebndruesh\u00ebm. Nj\u00eb ekonomi e fort\u00eb nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb mjedis t\u00eb past\u00ebr, energji
t\u00eb sigurt dhe t\u00eb p\u00ebrballueshme, si dhe p\u00ebrdorim racional t\u00eb burimeve natyrore.
Investimet n\u00eb energji t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme, efikasitet energjetik dhe bujq\u00ebsi
moderne p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb siguri, pavar\u00ebsi dhe p\u00ebrparim afatgjat\u00eb.
Infrastruktura moderne vler\u00ebsohet si kusht p\u00ebr zhvillim t\u00eb barabart\u00eb. Pozicioni
strategjik i vendit n\u00eb korridoret panevropiane (Korridori 8 dhe 10) duhet t\u00eb
shnd\u00ebrrohet n\u00eb avantazh real ekonomik p\u00ebrmes investimeve n\u00eb transport,
logjistik\u00eb, lidhshm\u00ebri digjitale dhe infrastruktur\u00eb komunale, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar
cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe duke krijuar mund\u00ebsi zhvillimi p\u00ebr \u00e7do rajon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb
kuad\u00ebr, turizmi p\u00ebrfaq\u00ebsues, i mb\u00ebshtetur n\u00eb pasurit\u00eb natyrore dhe kulturore,
vler\u00ebsohet si motor i zhvillimit lokal.
Kongresi riafirmon se njeriu \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do politike publike. Kapitali
njer\u00ebzor p\u00ebrb\u00ebn pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Arsimi cil\u00ebsor i lidhur me
tregun e pun\u00ebs, sh\u00ebndet\u00ebsia moderne dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, si dhe siguria
sociale e q\u00ebndrueshme, jan\u00eb baza e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb fort\u00eb dhe kohezive.
N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Kongresi thekson se rinia e p\u00ebrfshir\u00eb dhe e fuqizuar
\u00ebsht\u00eb garancia e s\u00eb ardhmes. Politikat publike duhet t\u2019u krijojn\u00eb t\u00eb rinjve
perspektiv\u00eb brenda vendit, p\u00ebrmes arsimit, inovacionit, sip\u00ebrmarrjes, sportit
dhe kultur\u00ebs, duke frenuar emigrimin, duke nxitur rikthimin e profesionist\u00ebve
dhe duke shnd\u00ebrruar diaspor\u00ebn n\u00eb partner zhvillimi.
Kjo rezolut\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson angazhimin politik t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr
Integrim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb bazuar n\u00eb barazi,
respekt dhe solidaritet, duke besuar se p\u00ebrparimi \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i
fort\u00eb vet\u00ebm kur krijohet dhe ndahet me t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.
Ne dim\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb paqe. Tani duhet t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se dim\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb
edhe p\u00ebrparim. Marr\u00ebveshja Komb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrparim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb
politik\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim gjith\u00eb komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn
ton\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb fushave p\u00ebrkat\u00ebse. Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zotim moral,
nj\u00eb premtim ndaj f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb dhe nj\u00eb vizion i nj\u00eb vendi ku \u00ebndrrat jan\u00eb t\u00eb
stabiliteti do t\u00eb kthehet n\u00eb progres dhe paqja do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrparim.
Le t\u00eb mbetet si d\u00ebshmi se ne u bashkuam jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin,
por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar. P\u00ebrparimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i
fort\u00eb, m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe m\u00eb i bukur kur ndahet me t\u00eb gjith\u00eb.
Nj\u00eb e ardhme m\u00eb e begat\u00eb na pret. S\u00eb bashku, me urti, unitet dhe
angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim p\u00ebr
nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti modern, demokratik dhe funksional, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi
vlera evropiane dhe standarde t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes;
Duke riafirmuar bindjen se integrimi evropian \u00ebsht\u00eb zgjedhje strategjike dhe
rrug\u00eb e pakthyeshme p\u00ebr Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, si mjet p\u00ebr
forcimin e demokracis\u00eb, stabilitetit, kohezionit shoq\u00ebror dhe karakterit
multietnik t\u00eb shtetit;
Duke konstatuar se reformat nuk b\u00ebhen p\u00ebr institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por
p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione m\u00eb t\u00eb forta dhe m\u00eb t\u00eb besueshme,
nj\u00eb ekonomi konkurruese, drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb jetese
p\u00ebr \u00e7do familje;
Duke theksuar se integrimi evropian garanton paqe afatgjat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb
mira fqinj\u00ebsore, rol aktiv t\u00eb vendit n\u00eb arkitektur\u00ebn evropiane t\u00eb siguris\u00eb dhe
zhvillimit dhe p\u00ebrforcon kredibilitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb
Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut;
Kongresi vler\u00ebson se:
\u2013 Integrimi evropian konsolidon demokracin\u00eb, forcon kohezionin
shoq\u00ebror dhe mbron karakterin multietnik t\u00eb shtetit si vler\u00eb, jo si
penges\u00eb;
\u2013 Procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb gjithashtu proces i stabilitetit dhe siguris\u00eb,
duke krijuar kushte m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe
investime;
\u2013 Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim ka qen\u00eb dhe mbetet garant i kursit
evropian t\u00eb vendit, duke udh\u00ebhequr me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, maturi politike dhe
vizion strategjik;
\u2013 Si partner i besuesh\u00ebm i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe faktor
stabiliteti n\u00eb rajon, BDI do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb dialogun politik,
konsensusin shoq\u00ebror dhe reformat evropiane;
\u2013 Integrimi evropian nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb, por rruga e vetme drejt nj\u00eb t\u00eb
ardhmeje m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb.
Kongresi riafirmon se rruga e integrimit evropian \u00ebsht\u00eb:
\u2013 Rruga jon\u00eb e pakthyeshme;
\u2013 P\u00ebrgjegj\u00ebsi jon\u00eb historike;
\u2013 E ardhmja q\u00eb do ta nd\u00ebrtojm\u00eb bashk\u00eb.
Kongresi riafirmon se BDI respekton dhe mb\u00ebshtet identitetin komb\u00ebtar
maqedonas n\u00eb procesin e integrimit europian duke vler\u00ebsuar se vetem nj\u00eb
shtet i konsoliduar dhe integruar n\u00eb BE mund t\u00eb ruaj dhe kultivoj\u00eb identitetet
mbetet forca udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb
Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe p\u00ebr zbatimin e reformave q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shtetin m\u00eb
funksional, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili po mbahet sot në Shkup, delegatët miratuan katër rezoluta strategjike që përcaktojnë orientimin politik dhe prioritetet programore të partisë për periudhën e ardhshme. Rezoluta e parë i kushtohet përforcimit të karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimit të barazisë funksionale, duke vënë theksin në […]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":45558,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45557","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45557"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":45571,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45557\/revisions\/45571"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/45558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}