{"id":45487,"date":"2025-12-16T16:08:52","date_gmt":"2025-12-16T16:08:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=45487"},"modified":"2025-12-16T16:08:53","modified_gmt":"2025-12-16T16:08:53","slug":"keshilli-i-be-se-maqedonise-se-veriut-zbatoni-ndryshimet-kushtetuese-dhe-reformat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=45487","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i BE-s\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut: Zbatoni ndryshimet kushtetuese dhe reformat"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"392\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/BE-MK-FLAMUR-696x392-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-45488\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/BE-MK-FLAMUR-696x392-1.png 696w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/BE-MK-FLAMUR-696x392-1-300x169.png 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian p\u00ebrsh\u00ebndet faktin se integrimi evropian mbetet nj\u00eb objektiv strategjik i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe e fton at\u00eb t\u00eb intensifikoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr avancimin e reformave t\u00eb lidhura me BE-n\u00eb. Kjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, theksohet n\u00eb draft-p\u00ebrfundimet e K\u00ebshillit p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb samitit t\u00eb Unionit me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, i cili pritet t\u00eb mbahet nes\u00ebr, m\u00eb 17 dhjetor, n\u00eb Bruksel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke rikujtuar p\u00ebrfundimet e korrikut 2022, K\u00ebshilli v\u00ebren se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb zotuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebshilli konfirmon gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb thirrur edhe nj\u00eb konferenc\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrqeveritare, pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme apo vendim shtes\u00eb politik, sapo Maqedonia e Veriut ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb obligim, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat e saj t\u00eb brendshme\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tej, si\u00e7 theksohet n\u00eb p\u00ebrfundimet q\u00eb pritet t\u00eb miratohen nj\u00ebz\u00ebri gjat\u00eb dit\u00ebs, K\u00ebshilli \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb hap\u00eb sa m\u00eb shpejt klasterin e par\u00eb t\u00eb negociatave, n\u00eb p\u00ebrputhje me Korniz\u00ebn Negociuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Draft-p\u00ebrfundimet bazohen n\u00eb raportet e m\u00ebparshme t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr progresin e vendeve kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Union. P\u00ebrve\u00e7 Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me pes\u00eb vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (Shqip\u00ebria, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina), si dhe me Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb dhe Gjeorgjin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe, nevoja p\u00ebr ndryshime kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim q\u00eb Maqedonia e Veriut e mori p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kontestin me Republik\u00ebn e Bullgaris\u00eb, e cila n\u00eb vitin 2020 vendosi veto p\u00ebr fillimin e negociatave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me arritjen e kompromisit, Qeveria e Maqedonis\u00eb mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrqeveritare me Brukselin, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb dyt\u00ebn, vendi mori p\u00ebrsip\u00ebr obligimin q\u00eb n\u00eb Preambul\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 komuniteteve t\u00eb tjera, ta shtoj\u00eb edhe komunitetin bullgar. Nga ana tjet\u00ebr, me k\u00ebt\u00eb zgjidhje kompromisi u ruajt formulimi i past\u00ebr p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase, me \u00e7\u2019rast Bullgaria dha nj\u00eb deklarat\u00eb unilaterale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shprehu q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbrojtja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli gjithashtu thekson se nevojiten veprime t\u00eb shpejta dhe vendimtare q\u00eb Maqedonia e Veriut t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb kriteret fillestare p\u00ebr hapjen e klasterit t\u00eb par\u00eb t\u00eb quajtur \u201cThemeloret\u201d (Fundamentals).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli po ashtu e fton Maqedonin\u00eb e Veriut t\u2019i intensifikoj\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe t\u2019i zbatoj\u00eb reformat, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit, ku nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar progres gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMaqedonia e Veriut duhet ta mbroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e gjyq\u00ebsorit, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes forcimit t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e misionit t\u00eb rishikimit t\u00eb vitit 2023 dhe mendimin e Komisionit t\u00eb Venecias. Lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar duhet t\u00eb forcohet. Maqedonia e Veriut duhet ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb bilancin e saj me hetime efektive, ndjekje penale, vendime p\u00ebrfundimtare dhe konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb kriminale n\u00eb rastet e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb draft-p\u00ebrfundime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli, nd\u00ebr t\u00eb tjera, e fton Maqedonin\u00eb e Veriut t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb Kod Penal t\u00eb ri n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e BE-s\u00eb dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vihet re se \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrparimi n\u00eb fush\u00ebn e reform\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs publike dhe Maqedonia e Veriut inkurajohet t\u2019i intensifikoj\u00eb p\u00ebrpjekjet lidhur me modernizimin e administrat\u00ebs publike dhe sigurimin e kapacitetit t\u00eb nevojsh\u00ebm administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, autoritetet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut inkurajohen q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb p\u00ebrgatisin dhe finalizojn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tre udh\u00ebrr\u00ebfyesit: p\u00ebr funksionimin e institucioneve demokratike, reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike dhe kapitujt p\u00ebr sundimin e ligjit, si dhe planin e veprimit t\u00eb dedikuar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave ose komuniteteve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebshilli e p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen e tij drejtuar Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave themelore, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat e personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave ose komuniteteve, lirin\u00eb e mediave dhe lirin\u00eb e shprehjes\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb draft-p\u00ebrfundime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli gjithashtu i p\u00ebrsh\u00ebndet zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb tetor dhe n\u00ebntor 2025 si p\u00ebrgjith\u00ebsisht konkurruese, megjith\u00ebse me disa mang\u00ebsi procedurale. Shtohet se ende nevojitet nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse zgjedhore, e cila p\u00ebrfshin edhe zgjidhjen e rekomandimeve t\u00eb mbetura t\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli e p\u00ebrsh\u00ebndet bashk\u00ebpunimin n\u00eb menaxhimin e kufijve nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Frontex-it dhe e fton Maqedonin\u00eb e Veriut t\u2019i forcoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemeve dhe procedurave p\u00ebr pranimin e azilit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrparim i kufizuar n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket kritereve ekonomike, K\u00ebshilli v\u00ebren nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrgatitjeje dhe p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar q\u00eb Maqedonia e Veriut ka arritur n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb ekonomie funksionale t\u00eb tregut. Vihet re se Maqedonia e Veriut ka sh\u00ebnuar nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrparimi dhe vendi kandidat inkurajohet t\u2019i intensifikoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-s\u00eb, si dhe t\u00eb zbatoj\u00eb reformat e nevojshme strukturore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli p\u00ebrsh\u00ebndet p\u00ebrparimin e fundit lidhur me lidhjen hekurudhore p\u00ebrgjat\u00eb Korridorit t\u00eb transportit 8, i cili ka r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, dhe pret zbatim efikas t\u00eb obligimeve t\u00eb marra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli gjithashtu mbetet i p\u00ebrkushtuar ndaj p\u00ebrparimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb integrimit gradual t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, bazuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb zbatimin e forcuar t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, K\u00ebshilli e p\u00ebrsh\u00ebndet zbatimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, i cili, si\u00e7 theksohet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb p\u00ebrfitime konkrete qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zbatimi i marr\u00ebveshjeve bilaterale<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli v\u00ebren se marr\u00ebdh\u00ebniet e mira fqinj\u00ebsore dhe bashk\u00ebpunimi rajonal mbeten elemente thelb\u00ebsore t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit, si dhe t\u00eb Procesit t\u00eb Stabilizim-Asociimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli rikujton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb rezultateve t\u00eb prekshme dhe zbatimit me mir\u00ebbesim t\u00eb marr\u00ebveshjeve bilaterale, p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs me Greqin\u00eb dhe Marr\u00ebveshjen p\u00ebr miq\u00ebsi, fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunim me Bullgarin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Korniz\u00ebn Negociuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli e vler\u00ebson fuqish\u00ebm Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e saj t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe p\u00ebr p\u00ebrafrimin e saj t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb lidhje me masat restriktive t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo interpretohet si nj\u00eb sinjal i fort\u00eb i p\u00ebrkushtimit strategjik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, K\u00ebshilli e konfirmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb gjeostrategjike t\u00eb zgjerimit si nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb, stabilitetin dhe prosperitetin evropian n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet e nj\u00eb. K\u00ebshilli thekson se duhet t\u00eb ruhet nj\u00eb proces zgjerimi efektiv, \u201ci bazuar n\u00eb merita dhe i besuesh\u00ebm\u201d, mbi baz\u00ebn e kritereve t\u00eb Kopenhag\u00ebs, parimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe metodologjis\u00eb ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, K\u00ebshilli i fton t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt ta shfryt\u00ebzojn\u00eb momentumin dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin t\u00eb gjitha hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar p\u00ebrparimin e tyre n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb, si\u00e7 theksohet, kontekst gjeopolitik gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K&euml;shilli i Bashkimit Evropian p&euml;rsh&euml;ndet faktin se integrimi evropian mbetet nj&euml; objektiv strategjik i Maqedonis&euml; s&euml; Veriut dhe e fton at&euml; t&euml; intensifikoj&euml; p&euml;rpjekjet p&euml;r avancimin e reformave t&euml; lidhura me BE-n&euml;. Kjo, nd&euml;r t&euml; tjera, theksohet n&euml; draft-p&euml;rfundimet e K&euml;shillit p&euml;r zgjerimin e BE-s&euml;, n&euml; prag t&euml; samitit t&euml; Unionit me lider&euml;t e Ballkanit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":45488,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-45487","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=45487"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":45489,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/45487\/revisions\/45489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/45488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=45487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=45487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=45487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}