{"id":44884,"date":"2025-11-25T09:35:02","date_gmt":"2025-11-25T09:35:02","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=44884"},"modified":"2025-11-25T09:35:03","modified_gmt":"2025-11-25T09:35:03","slug":"hekurudha-e-re-ne-maqedonine-e-veriut-nje-ambicie-prej-1-9-miliard-eurosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=44884","title":{"rendered":"Hekurudha e re n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nj\u00eb ambicie prej 1.9 miliard eurosh"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"862\" height=\"576\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/hekurudh-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-44885\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/hekurudh-1.png 862w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/hekurudh-1-300x200.png 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/hekurudh-1-768x513.png 768w\" sizes=\"(max-width: 862px) 100vw, 862px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me investimin prej 1.9 miliard eurosh p\u00ebrmes kredis\u00eb s\u00eb paralajm\u00ebruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut po vendos nj\u00eb objektiv ambicioz: brenda pes\u00eb vjet\u00ebsh, hekurudhat maqedonase do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb linj\u00eb moderne nga veriu n\u00eb jug, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn trenat e pasagjer\u00ebve do t\u00eb l\u00ebvizin me shpejt\u00ebsi deri n\u00eb 160 kilometra n\u00eb or\u00eb drejt Selanikut dhe Beogradit, nd\u00ebrsa trenat e mallrave me shpejt\u00ebsi deri n\u00eb 120 kilometra n\u00eb or\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet sa m\u00eb shum\u00eb traseja ekzistuese, mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb linj\u00eb hekurudhore krejt\u00ebsisht e re dhe paralelisht me t\u00eb, t\u00eb vendoset nj\u00eb vij\u00eb e dyt\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb rezultonte n\u00eb rreth 200 kilometra hekurudh\u00eb moderne dykah\u00ebshe, thot\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin maqedonas t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, drejtori i nd\u00ebrmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonis\u00eb \u2013 Transport, Sinisha Ivanovski.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk do t\u00eb mbajm\u00eb hekurudh\u00ebn ekzistuese veri-jug. Do t\u00eb ruajm\u00eb vet\u00ebm trasen\u00eb dhe do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb hekurudh\u00eb krejt\u00ebsisht e re, sepse parametrat e asaj ekzistuese jan\u00eb maksimalisht p\u00ebr 100 kilometra n\u00eb or\u00eb dhe ajo nuk p\u00ebrputhet n\u00eb asnj\u00eb paramet\u00ebr me hekurudh\u00ebn p\u00ebr 160 kilometra n\u00eb or\u00eb. Pra, e gjith\u00eb hekurudha n\u00eb t\u00eb dy drejtimet, me elektrifikim dhe sinjalizim, duhet t\u00eb kushtoj\u00eb maksimum 1.9 miliard euro\u201d, thot\u00eb Ivanovski n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr REL-in.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas marr\u00ebveshjes me Qeverin\u00eb britanike, shton ai, nj\u00eb nga kushtet \u00ebsht\u00eb q\u00eb realizuesi i punimeve n\u00eb hekurudh\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kompani britanike, e cila do t\u00eb kryej\u00eb 20 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs totale, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion 1.5 miliard euro p\u00ebr n\u00ebnkontraktor\u00eb, pra kompani maqedonase. Megjithat\u00eb, Ivanovski thekson se problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se n\u00eb vend nuk ka kompani t\u00eb specializuara p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e hekurudhave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Infrastruktura hekurudhore aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, me nj\u00eb linj\u00eb ku trenat l\u00ebvizin maksimalisht me 50 kilometra n\u00eb or\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb disa segmente me kthesa, ku trenat madje l\u00ebvizin edhe m\u00eb ngadal\u00eb se 20 kilometra n\u00eb or\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hekurudha do t\u00eb zhvilloj\u00eb edhe turizmin<br>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Aleksandar Nikolloski, n\u00eb n\u00ebntor njoftoi se po p\u00ebrgatitet nd\u00ebrtimi i \u201chekurudh\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb\u201d nga Shkupi n\u00eb Selanik dhe, sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteti do t\u00eb zhvilloj\u00eb edhe turizmin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tha se Qeveria maqedonase ka miratuar vendimin p\u00ebr zgjidhjen urbanistike p\u00ebr lokalitetin Stobi, ku po hapen gjithashtu verari n\u00eb rajonin e Tikveshit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nikolloski theksoi se q\u00ebllimi i k\u00ebtyre aktiviteteve \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb reja hoteliere dhe mbajtja e turist\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Korridorin 10, pra rrug\u00ebn E-75.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hekurudha e re q\u00eb pritet t\u00eb lidh\u00eb qytetet Nish dhe Shkup \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan nd\u00ebrtimi. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit t\u00eb Korridorit 10, i cili do t\u00eb lidh\u00eb Athin\u00ebn, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Zagrebin, Lubjan\u00ebn dhe Salzburgun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit profesional e sheh me rezerva t\u00eb m\u00ebdha \u201chekurudh\u00ebn e shpejt\u00eb\u201d t\u00eb paralajm\u00ebruar, duke theksuar se projekti po shtyhet p\u00ebrpara pa nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe duke paralajm\u00ebruar nj\u00eb rrezik potencial financiar t\u00eb madh p\u00ebr shtetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Profesori Dejan Trajkovski nga Universiteti \u201cSh\u00ebn Klimenti i Ohrit\u201d e sheh projektin si \u201chumbje\u201d dhe, sipas tij, ai do t\u00eb kushtoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa kredia prej 1.9 miliard eurosh, madje thot\u00eb se me interesa dhe humbje t\u00eb paraportuara, shuma do t\u00eb arrinte n\u00eb 3.3 deri n\u00eb 3.5 miliard\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQeveria po p\u00ebrgatitet t\u00eb marr\u00eb miliarda euro borxh p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb falimentuar t\u00eb quajtur hekurudh\u00eb e shpejt\u00eb, pa asnj\u00eb analiz\u00eb ekonomike, pa studim fizibiliteti, pa debat publik, vet\u00ebm me nj\u00eb vendim t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm politik. Ata duan nj\u00eb hekurudh\u00eb q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb humbje, n\u00eb vend t\u00eb energjis\u00eb dhe fitimeve nga Lugina e Vardarit\u201d, thot\u00eb Trajkovski.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtori i Hekurudhave t\u00eb Maqedonis\u00eb \u2013 Transport, Sinisha Ivanovski, thot\u00eb se aktualisht po zhvillohen studimi i fizibilitetit, vler\u00ebsimi i ndikimit mjedisor dhe studime t\u00eb tjera p\u00ebr projektin q\u00eb pritet t\u00eb tregojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb trases\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket leverdis\u00eb ekonomike, ai thot\u00eb se duke qen\u00eb se Maqedonia e Veriut aktualisht renditet e fundit n\u00eb rajon p\u00ebr projektet infrastrukturore (hekurudhore dhe rrugore), pret q\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga ky projekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfitimet ekonomike<br>\u201cPortet n\u00eb Greqi po p\u00ebrjetojn\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb pun\u00ebs dhe rruga m\u00eb e shpejt\u00eb dhe m\u00eb efikase p\u00ebr kompanit\u00eb transportuese kalon n\u00ebp\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut. Sa m\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00eb rruga, aq m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb kostot, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe p\u00ebr ne\u201d, shpjegon Ivanovski.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse investimi do t\u00eb kthehet plot\u00ebsisht, k\u00ebt\u00eb do ta tregojn\u00eb studimet, shton ai, duke theksuar se projektet infrastrukturore rrall\u00eb sjellin p\u00ebrfitim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb financiar. Sipas Ivanovskit, roli thelb\u00ebsor i k\u00ebtyre projekteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jetes\u00ebs dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe transportin publik, i cili zakonisht subvencionohet n\u00eb t\u00eb gjitha metropolet e m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 6 n\u00ebntor, qeverit\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tuneli hekurudhor nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Korridorin 8.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tuneli i planifikuar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Korridorit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb panevropian 8, nj\u00eb korridor transporti q\u00eb lidh brigjet e Adriatikut dhe Detit t\u00eb Zi. Traseja lidh Barin dhe Brindisin n\u00eb Itali me portin e Durr\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri, prej nga vazhdon n\u00ebp\u00ebr Ballkanin jugor drejt Bullgaris\u00eb dhe m\u00eb tej deri n\u00eb Varna n\u00eb Detin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrjeti rrugor dhe hekurudhor ndjek nj\u00eb drejtim t\u00eb ngjash\u00ebm, duke lidhur qytete ky\u00e7 si Tirana, Shkupi, Sofja dhe Plovdivi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 Korridorit 10, Maqedonia e Veriut pjes\u00ebrisht p\u00ebrmes kredis\u00eb britanike, planifikon edhe rind\u00ebrtimin e plot\u00eb t\u00eb hekurudh\u00ebs Shkup-K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, p\u00ebrmes Tetov\u00ebs dhe Gostivarit. Kjo segment konsiderohet si zgjidhje ky\u00e7 p\u00ebr lidhjen e ardhshme hekurudhore me Shqip\u00ebrin\u00eb. Dy vendet po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pasi traseja drejt Ohrit ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur nga UNESCO-ja. Lidhja me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej brenda t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb vjet\u00ebsh, thot\u00eb Ivanovski.\/REL<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fina-online.net%2Fhekurudha-e-re-ne-maqedonine-e-veriut-nje-ambicie-prej-1-9-miliard-eurosh%2F\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fina-online.net%2Fhekurudha-e-re-ne-maqedonine-e-veriut-nje-ambicie-prej-1-9-miliard-eurosh%2F\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me investimin prej 1.9 miliard eurosh p&euml;rmes kredis&euml; s&euml; paralajm&euml;ruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonis&euml; s&euml; Veriut po vendos nj&euml; objektiv ambicioz: brenda pes&euml; vjet&euml;sh, hekurudhat maqedonase do t&euml; ken&euml; nj&euml; linj&euml; moderne nga veriu n&euml; jug, n&euml;p&euml;r t&euml; cil&euml;n trenat e pasagjer&euml;ve do t&euml; l&euml;vizin me shpejt&euml;si deri n&euml; 160 kilometra n&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":44885,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44884","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=44884"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44884\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":44886,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44884\/revisions\/44886"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/44885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=44884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=44884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=44884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}