{"id":44471,"date":"2025-11-10T17:03:01","date_gmt":"2025-11-10T17:03:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=44471"},"modified":"2025-11-10T17:03:02","modified_gmt":"2025-11-10T17:03:02","slug":"integrimi-ne-ngerc-reforma-ne-leter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=44471","title":{"rendered":"Integrimi n\u00eb ng\u00ebr\u00e7, reforma n\u00eb let\u00ebr"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"576\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/16-30-KESHILLI-I-AMBASADOREVE-REAGON-PAS-RAPORT.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-44472\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/16-30-KESHILLI-I-AMBASADOREVE-REAGON-PAS-RAPORT.jpg 900w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/16-30-KESHILLI-I-AMBASADOREVE-REAGON-PAS-RAPORT-300x192.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/16-30-KESHILLI-I-AMBASADOREVE-REAGON-PAS-RAPORT-768x492.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pas publikimit t\u00eb raportit t\u00eb Komisionit Evropian, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut k\u00ebrkon p\u00ebrshpejtim urgjent t\u00eb reformave dhe rezultate konkrete n\u00eb sundimin e ligjit, administrat\u00ebn publike dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Sipas k\u00ebshillit, pa institucione funksionale dhe llogaridh\u00ebnie reale, procesi i integrimit evropian rrezikon t\u00eb mbetet vet\u00ebm retorik\u00eb politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ersan PAJAZITI<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkup, 10 n\u00ebntor \u2013 Komisioni Evropian, n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 2025, publikoi raportin vjetor p\u00ebr progresin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, duke theksuar se vendi ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e bullgar\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht ky\u00e7 p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Raporti v\u00ebren p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb fushat e sundimit t\u00eb ligjit, liris\u00eb s\u00eb mediave dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. K\u00ebt\u00eb raport e ka komentuar edhe K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut. K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve n\u00ebnvizon se suksesi i integrimit evropian t\u00eb vendit varet nga koherenca, transparenca dhe dinamika e reformave \u2013 si n\u00eb fushat \u201cthemelore\u201d ky\u00e7e, ashtu edhe n\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb sigurojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e ekonomis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebshilli b\u00ebn thirrje p\u00ebr fokus t\u00eb shtuar mbi proceset reformuese dhe arritjen e rezultateve konkrete e t\u00eb matshme: nj\u00eb gjyq\u00ebsor funksional dhe t\u00eb pavarur, administrat\u00eb efikase e profesionale, zbatim efektiv t\u00eb EU acquis, si dhe realizim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave p\u00ebr shfryt\u00ebzimin n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb 750,4 milion\u00eb eurove t\u00eb destinuara p\u00ebr vendin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Reforma dhe Rritje p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPavar\u00ebsia, profesionalizmi dhe llogaridh\u00ebnia e institucioneve gjyq\u00ebsore mbeten nj\u00eb prioritet ky\u00e7 n\u00eb procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Prandaj, K\u00ebshilli e fton Qeverin\u00eb dhe Parlamentin t\u00eb intensifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr forcimin e institucioneve dhe p\u00ebr miratimin e zbatimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb dokumenteve strategjike n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore miratimi i nj\u00eb Kodi t\u00eb ri Penal t\u00eb harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian (EU acquis) dhe me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, forcimi i kapaciteteve t\u00eb Prokuroris\u00eb Publike dhe sigurimi i rezultateve t\u00eb matshme n\u00eb hetime, ngritjen e akuzave, procedurat gjyq\u00ebsore dhe konfiskimin e pasuris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet e korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve gjithashtu thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e intensifikimit t\u00eb reformave n\u00eb administrat\u00ebn publike, me q\u00ebllim sigurimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik profesional, t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm, si dhe forcimin e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb procesin e miratimit t\u00eb politikave dhe zgjidhjeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb integrimit evropian, K\u00ebshilli pret forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb struktur\u00ebs institucionale negociuese, kapaciteteve administrative dhe koordinimit nd\u00ebrinstitucional, si dhe zhvillimin e ekspertiz\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e EU acquis\u201d, theksojn\u00eb nga K\u00ebshilli I Ambasador\u00ebve. Gjithashtu, ky k\u00ebshill kujton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konsensusit nd\u00ebrpartiak p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb vendit, si dhe t\u00eb nj\u00eb dialogu politik funksional q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunim konstruktiv dhe stabilitet institucional n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrndryshe, problemi kryesor q\u00eb vazhdon ta pengoj\u00eb vendin n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian mbeten ndryshimet kushtetuese, konkretisht p\u00ebrfshirja e bullgar\u00ebve n\u00eb Preambul\u00eb \u2013 nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KOMISIONI P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJE HISTORIKE \u2013 PA REZULTATE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje historike mes Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar, sipas bashk\u00ebkryetarit t\u00eb tij, Angel Dimitrov, n\u00eb nj\u00eb lloj alibie p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet aktualisht shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara midis dy vendeve. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat bullgare, Dimitrov theksoi se pas tet\u00eb vjet\u00ebsh pun\u00eb dhe 38 takimesh, komisioni nuk ka arritur asnj\u00eb p\u00ebrparim dometh\u00ebn\u00ebs. \u201cP\u00ebrgjigjja m\u00eb e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb: askund. Pas tet\u00eb vjet\u00ebsh pun\u00eb, ende jemi te teksti shkollor i klas\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, q\u00eb trajton periudh\u00ebn e shekullit XI. Do t\u00eb mund ta quaja k\u00ebt\u00eb nj\u00eb bllokad\u00eb, por m\u00eb mir\u00eb do ta p\u00ebrshkruaja si stagnim \u2013 nj\u00eb gjendje q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, reflekton edhe situat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vendit. Edhe raporti i fundit nga Brukseli e evidenton k\u00ebt\u00eb, por ajo q\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e reagimit nga udh\u00ebheqja shtet\u00ebrore n\u00eb Shkup\u201d, deklaroi Dimitrov.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, komisioni sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb formale se ekziston d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim, sesa si nj\u00eb mekaniz\u00ebm real p\u00ebr zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr miq\u00ebsi dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb. \u201cKy \u00ebsht\u00eb i vetmi komision q\u00eb ende funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes, por mungesa e rezultateve e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00ebndrimin e pal\u00ebs maqedonase ndaj vet\u00eb dokumentit\u201d, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dimitrov n\u00ebnvizoi se ndryshimet n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e komisionit nga pala maqedonase nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb ndryshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e pun\u00ebs. \u201cEdhe m\u00eb her\u00ebt, diskutimet ishin p\u00ebrqendruar te Arqipeshkvia e Ohrit, dhe q\u00ebndrimi i koleg\u00ebve tan\u00eb mbetet i pandryshuar: ata nuk pranojn\u00eb as t\u00eb n\u00ebnkuptohet se kjo \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e Patriarkan\u00ebs Bullgare. Megjithat\u00eb, dokumentet historike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendimet e perandorit Vasil II, e d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje. Arsyeja kryesore p\u00ebr ngecjen e pun\u00ebs s\u00eb komisionit \u00ebsht\u00eb mungesa e vullnetit p\u00ebr t\u00eb pranuar fakte t\u00eb tilla historike, pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nga Shkupi ndjekin plot\u00ebsisht linj\u00ebn politike t\u00eb shtetit dhe doktrin\u00ebn e \u2018maqedonizmit\u2019\u201d, p\u00ebrfundoi Dimitrov.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KOVA\u00c7EV: T\u00cb NDRYSHOHET M\u00cbNYRA E MARRJES S\u00cb PASAPORTAVE BULLGARE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, Andre\u0458 Kova\u00e7ev, k\u00ebrkoi miratimin urgjent t\u00eb ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb bullgare, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me gazetar\u00eb bullgar\u00eb n\u00eb Bruksel. Sipas tij, ligji aktual \u00ebsht\u00eb i palogjiksh\u00ebm dhe nuk mund\u00ebson legjitimimin e duhur t\u00eb komunitetit bullgar n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Kova\u00e7ev u b\u00ebri thirrje p\u00ebrmes mediave q\u00eb ligji t\u00eb ndryshohet sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Projektligji parashikon q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb bullgare t\u00eb b\u00ebhen publike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konfirmohet identifikimi i tyre si bullgar\u00eb etnik\u00eb. Ai theksoi se me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb konfirmohet edhe sa i madh \u00ebsht\u00eb komuniteti bullgar n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe cil\u00ebt persona kan\u00eb dokumente bullgare identifikimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNj\u00eb regjist\u00ebr publik n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb dh\u00ebnash \u2013 emrin dhe vendbanimin e personit p\u00ebrkat\u00ebs, q\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe ka marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb bullgare. Ata jan\u00eb pothuajse mbi 170-180 mij\u00eb n\u00eb lidhje me Maqedonin\u00eb, nd\u00ebrsa aktualisht ka ndoshta mbi 15-20 mij\u00eb raste q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunim. Ju vet\u00eb keni ardhur vullnetarisht dhe keni th\u00ebn\u00eb: \u2018Ja, gjyshja, gjyshi \u2013 ata jan\u00eb bullgar\u00eb. Ja dokumentet q\u00eb tregojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Egzarkin\u00eb bullgare, n\u00eb ushtri, n\u00eb shkoll\u00ebn bullgare. Un\u00eb kam n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb se ndihem si bullgar etnik dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj po marr shtet\u00ebsin\u00eb bullgare\u2019\u201d, tha Kova\u00e7ev p\u00ebr mediat bullgare, duke folur p\u00ebr procesin e marrjes s\u00eb dokumenteve bullgare. Tema p\u00ebr pasaportat bullgare tek shtetasit maqedonas shpesh shkakton kontroversa, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb implikimeve politike dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. Sipas analist\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve e sheh pasaport\u00ebn bullgare si nj\u00eb mund\u00ebsi praktike p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira ekonomike, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt theksojn\u00eb lidhjen historike me Bullgarin\u00eb.&nbsp;<strong>(koha.mk)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas publikimit t&euml; raportit t&euml; Komisionit Evropian, K&euml;shilli i Ambasador&euml;ve n&euml; Maqedonin&euml; e Veriut k&euml;rkon p&euml;rshpejtim urgjent t&euml; reformave dhe rezultate konkrete n&euml; sundimin e ligjit, administrat&euml;n publike dhe luft&euml;n kund&euml;r korrupsionit. Sipas k&euml;shillit, pa institucione funksionale dhe llogaridh&euml;nie reale, procesi i integrimit evropian rrezikon t&euml; mbetet vet&euml;m retorik&euml; politike Ersan PAJAZITI Shkup, 10 n&euml;ntor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":44472,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=44471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":44473,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/44471\/revisions\/44473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/44472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=44471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=44471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=44471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}