{"id":42150,"date":"2025-04-10T09:36:19","date_gmt":"2025-04-10T09:36:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=42150"},"modified":"2025-04-10T09:36:20","modified_gmt":"2025-04-10T09:36:20","slug":"ne-rmv-do-te-kete-regjister-per-portalet-por-pa-rregulla-per-reklamat-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=42150","title":{"rendered":"N\u00eb RMV do t\u00eb ket\u00eb regjist\u00ebr p\u00ebr portalet, por pa rregulla p\u00ebr reklamat zgjedhore?"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"860\" height=\"573\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/regjister-per-portalet-online-media-921x614-1-860x573-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-42151\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/regjister-per-portalet-online-media-921x614-1-860x573-1.jpg 860w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/regjister-per-portalet-online-media-921x614-1-860x573-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/regjister-per-portalet-online-media-921x614-1-860x573-1-768x512.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 860px) 100vw, 860px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Portalet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut me ligj do t\u00eb njihen si media. Ndryshimet e Ligjit p\u00ebr Mediat jan\u00eb n\u00eb procedur\u00eb parlamentare dhe ato imponojn\u00eb disa kushte q\u00eb nj\u00eb uebfaqe t\u00eb mund t\u00eb regjistrohet si media. Por kjo nuk do ta rregulloj\u00eb ndarjen e parave nga buxheti i shtetit gjat\u00eb fushatave elektorale, p\u00ebr \u00e7ka shoqatat e gazetar\u00ebve prej vitesh po alarmojn\u00eb duke e quajtur praktik\u00ebn \u201ckorrupsion t\u00eb legalizuar\u201d, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb vendosur rregull n\u00eb reklamat politike me pages\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online duhet t\u00eb b\u00ebhen ndryshime edhe n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimet n\u00eb legjislacionin zgjedhor jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr dhe sipas agjend\u00ebs s\u00eb reformave ato duhet t\u00eb miratohen brenda muajit qershor t\u00eb vitit 2025, por mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse do i p\u00ebrfshijn\u00eb edhe reklamat gjat\u00eb fushatave zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGrupi i pun\u00ebs po punon p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor. Kur t\u00eb p\u00ebrgatitet propozim-versioni, publiku do t\u00eb informohet p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen dhe zgjidhjet e propozuara\u201d, thon\u00eb nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Regjistri p\u00ebr portalet, kush mund t\u00eb regjistrohet?<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Mediat, nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga \u041cinistria e Transformimit Digjital.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata parashikojn\u00eb q\u00eb veprimtari mediatike, p\u00ebrve\u00e7 mediave tradicionale \u2013 radiot, televizionet dhe gazetat, si\u00e7 ka qen\u00eb deri m\u00eb tani, t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe portalet online. Ata duhet q\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari ta ken\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjistrin Qendror, t\u00eb ken\u00eb seli dhe redaksin\u00eb e tyre n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb domen n\u00eb Maqedoni \u2013 mk ose mkd t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb parapar\u00eb edhe krijimi i Regjistrit p\u00ebr media online, i cili do t\u00eb udh\u00ebhiqet nga Agjencia p\u00ebr Sh\u00ebrbime Audio dhe Audiovizuele (AShMAA), nd\u00ebrsa kusht shtes\u00eb q\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb mund regjistrohet n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre punonj\u00ebs me orar t\u00eb plot\u00eb \u2013 kusht p\u00ebr t\u00eb cilin Shoqata e Gazetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb shpreh frik\u00ebn se mund t\u00eb jet\u00eb diskriminues p\u00ebr disa media, para s\u00eb gjithash p\u00ebr portalet lokale.<\/p>\n\n\n\n<p>Me propozim \u2013 ndryshimet e Ligjit q\u00eb kaluan n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare dje (8 prill) gjithashtu parashihet edhe se nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit portalet do t\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb pran\u00eb AShMAA-s t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb dhe struktur\u00ebn editoriale, t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet dhe numrin e punonj\u00ebsve.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb mir\u00eb disa, se sa kurrfar\u00eb kufizimesh p\u00ebr reklama<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse n\u00eb t\u00eb ardhmen nga ky Regjist\u00ebr do t\u00eb mund t\u00eb marrin para nga reklamat zgjedhore vet\u00ebm mediat online, \u00ebsht\u00eb pyetja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrgjigje ka k\u00ebrkuar edhe Shoqata e Gazetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb (SHGM), por nga Ministria e Transformimit Digjital u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitin e kaluar Shoqata ka qen\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, por k\u00ebt\u00eb vit nuk ka asnj\u00eb \u201cinformacion p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas legjislacionit aktual partit\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb zgjedhje p\u00ebr reklama gjat\u00eb fushatave marrin para edhe nga Buxheti. K\u00ebshtu, p\u00ebr zgjedhjet e dyfishta \u2013 presidenciale dhe parlamentare \u2013 n\u00eb vitin 2024, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga thesari i shtetit jan\u00eb ndar\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi yn\u00eb n\u00eb lidhje me programet politike me pages\u00eb \u00ebsht\u00eb konsistent dhe i qart\u00eb \u2013 partit\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorin para publike p\u00ebr reklama n\u00eb mediat private. Megjithat\u00eb, n\u00eb kushte kur nuk ka vullnet politik p\u00ebr ndryshim t\u00eb plot\u00eb, kufizimi sipas t\u00eb cilit programi me pages\u00eb do t\u00eb zbatohej vet\u00ebm p\u00ebr mediat e regjistruara mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb parandalimin e keqp\u00ebrdorimeve nga t\u00eb ashtuquajturat media fantazm\u00eb\u201d, thot\u00eb drejtori ekzekutiv i SHGM-s\u00eb, Dragan Sekullovski.<\/p>\n\n\n\n<p>Reklamimi politik i paguar me parat\u00eb e taksapaguesve \u00ebsht\u00eb gjithashtu problematik p\u00ebr K\u00ebshillin p\u00ebr Etik\u00eb n\u00eb Mediat e Maqedonis\u00eb (KEMM). Gj\u00ebja m\u00eb problematike, thot\u00eb drejtoresha ekzekutive e KEMM, Biljana Georgievska, \u00ebsht\u00eb se deri m\u00eb tani parat\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb pa kriter dhe mediave q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk garantojn\u00eb se i respektojn\u00eb rregullat e gazetaris\u00eb profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo ve\u00e7an\u00ebrisht vlen p\u00ebr mediat online, numri i t\u00eb cilave vazhdimisht po rritet, nd\u00ebrsa cil\u00ebsia e p\u00ebrmbajtjeve vazhdimisht bie, sepse shum\u00eb shpesh pas tyre ka nj\u00eb ose dy persona, t\u00eb cil\u00ebt jo domosdoshm\u00ebrisht kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb gazetareske, e prandaj i plot\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet duke p\u00ebrshkruar komunikata p\u00ebr shtyp pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje gazetareske, duke kopjuar informacione nga media t\u00eb tjera ose duke p\u00ebrkthyer tekste nga mediat e vendeve fqinje\u201d, thot\u00eb Georgievska.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb KEMM, si\u00e7 thekson ajo, kan\u00eb sinjale se edhe tani n\u00eb pritje t\u00eb zgjedhjeve lokale q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb tetor, po p\u00ebrs\u00ebritet e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe se po formohen media t\u00eb reja online.<\/p>\n\n\n\n<p>Klienteliz\u00ebm dhe \u201cfragmentim\u201d i hap\u00ebsir\u00ebs mediatike<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Sekullovski nga SHGM-ja thot\u00eb se n\u00eb ciklet e kaluara zgjedhore vazhdimisht e kan\u00eb theksuar k\u00ebt\u00eb problem sepse, si\u00e7 thekson ai, \u201ckrijon rrezik p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb mjeteve publike dhe inkurajon marr\u00ebdh\u00ebnie klienteliste mes partive dhe disa mediave\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb reklama nga KSHZ-ja aplikuan rreth 250 portale. P\u00ebr regjistrim mjaftonte t\u00eb dor\u00ebzohej nj\u00eb v\u00ebrtetim se kan\u00eb regjistruar kompani dhe llogari rrjedh\u00ebse nga Regjistri Qendror. Si\u00e7 nxorri n\u00eb pah at\u00ebkoh\u00eb inspektimi i kryer nga Radio Evropa e Lir\u00eb, disa prej tyre nuk kishin uebfaqe funksionale, disa nuk kishin pron\u00ebsi dhe gjurm\u00eb t\u00eb publikuara, disa ishin themeluar m\u00eb pak se nj\u00eb vit para zgjedhjeve dhe t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00ebra prej tyre ishin me domen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve jan\u00eb decid\u00eb se praktika e deritanishme e ndarjes s\u00eb parave p\u00ebr reklama zgjedhore e shkat\u00ebrron edhe profesionalizmin gazetaresk.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShp\u00ebrndarja joselektive e parave publike p\u00ebr reklama politike e inkurajon edhe fragmentizimin e hap\u00ebsir\u00ebs mediatike, n\u00eb vend q\u00eb portalet m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb ekip m\u00eb t\u00eb madh redaktues q\u00eb do t\u00eb nxis\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe integritet\u201d, thekson Georgievska.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve, probleme n\u00eb reklamimin n\u00eb media jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe n\u00eb raportin e fundit t\u00eb Entit Shtet\u00ebror t\u00eb Revizionit p\u00ebr vitin 2023. Revizor\u00ebt k\u00ebrkuan ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe p\u00ebrcaktimin e institucionit p\u00ebr monitorimin dhe raportimin e mbulimit mediatik zgjedhor t\u00eb mediave elektronike (portaleve online).<\/p>\n\n\n\n<p>EShR e theksoi edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr precizimin e kushteve dhe kritereve q\u00eb duhet t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb portalet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr reklama politike n\u00eb KSHZ. Por duhet t\u00eb ket\u00eb edhe kritere t\u00eb qarta dhe precize p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e parave buxhetore p\u00ebr reklamat politike me pages\u00eb n\u00eb portalet online.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Portalet n&euml; Maqedonin&euml; e Veriut me ligj do t&euml; njihen si media. Ndryshimet e Ligjit p&euml;r Mediat jan&euml; n&euml; procedur&euml; parlamentare dhe ato imponojn&euml; disa kushte q&euml; nj&euml; uebfaqe t&euml; mund t&euml; regjistrohet si media. Por kjo nuk do ta rregulloj&euml; ndarjen e parave nga buxheti i shtetit gjat&euml; fushatave elektorale, p&euml;r &ccedil;ka shoqatat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":42151,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42150","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/42150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=42150"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/42150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":42153,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/42150\/revisions\/42153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/42151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=42150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=42150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=42150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}