{"id":39453,"date":"2024-12-27T12:06:42","date_gmt":"2024-12-27T12:06:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=39453"},"modified":"2024-12-27T12:06:42","modified_gmt":"2024-12-27T12:06:42","slug":"provat-sugjerojne-se-kunderajroret-ruse-e-goditen-avionin-e-udhetareve-para-se-te-rrezohej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=39453","title":{"rendered":"Provat sugjerojn\u00eb se kund\u00ebrajror\u00ebt rus\u00eb e godit\u00ebn avionin e udh\u00ebtar\u00ebve para se t\u00eb rr\u00ebzohej"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"780\" height=\"470\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Avioni_provat-780x470-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-39454\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Avioni_provat-780x470-1.jpg 780w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Avioni_provat-780x470-1-300x181.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Avioni_provat-780x470-1-768x463.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Kur nj\u00eb aeroplan udh\u00ebtar\u00ebsh me 67 njer\u00ebz n\u00eb bord u rr\u00ebzua n\u00eb tok\u00eb n\u00eb bregdetin e Kazakistanit m\u00ebngjesin e 25 dhjetorit, mediat dhe autoritetet ruse vepruan shpejt p\u00ebr t\u2019i theksuar shkaktar\u00ebt e mundsh\u00ebm: mjegulla e trash\u00eb, p\u00ebrplasja me zogj dhe shp\u00ebrthimi i nj\u00eb boce oksigjeni n\u00eb kabin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, provat gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sugjerojn\u00eb se aeroplani i Azerbaijan Airlines, i cili po frutonte nga Bakuja drejt Groznit, kryeqytetit t\u00eb rajonit rus t\u00eb \u00c7e\u00e7enis\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb goditur nga nj\u00eb raket\u00eb e nj\u00eb kund\u00ebrajrori q\u00eb po mbrohej ndaj gjoja nj\u00eb sulmi ukrainas me dron\u00eb n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, para se ta kalonte Detin Kaspik dhe t\u00eb rr\u00ebzohej af\u00ebr Aktaut n\u00eb Kazakistan, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur 38 udh\u00ebtar\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ekuipazhit.<\/p>\n\n\n\n<p>Provat, shumica e t\u00eb cilave nuk jan\u00eb konfirmuar nga autoritetet n\u00eb Azerbjaxhan, Kazakistan apo Rusi, p\u00ebrfshijn\u00eb pamje nga brend\u00ebsia e aeroplanit para rr\u00ebzimit t\u00eb tij, fotografi q\u00eb shfaqin vrima n\u00eb bishtin e aeroplanit pas rr\u00ebzimit, komentet e nj\u00eb t\u00eb mbijetuari, dhe d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se dyshohej p\u00ebr nj\u00eb sulm me dron\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur aeroplani u p\u00ebrpoq t\u00eb ateroj\u00eb n\u00eb Grozni.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse konfirmohet se raketa tok\u00eb-aj\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkaktari i rr\u00ebzimit, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb nj\u00eb raket\u00eb ruse e rr\u00ebzon nj\u00eb aeroplan udh\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb me pushtimin e Gadishullit t\u00eb Krimes\u00eb dhe konfliktin n\u00eb Donbas nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb raket\u00eb ruse q\u00eb ishte sjell\u00eb n\u00eb territorin e kontrolluar nga forcat e mb\u00ebshtetura na Moska n\u00eb Donjeck e rr\u00ebzoi aeroplanin MH17 t\u00eb Malaysia Airlines m\u00eb 17 korrik 2014, duke i vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 298 udh\u00ebtar\u00ebt dhe ekuipazhin.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas rr\u00ebzimit, Rusia l\u00ebshoi nj\u00eb bresh\u00ebri pretendimesh t\u00eb rrejshme dhe teorish t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr shkaktarin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cI ekspozuar ndaj pengesave t\u00eb GPS\u201d<br>Avioni u nis nga Bakuja para agimit me 62 pasagjer\u00eb dhe pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb ekuipazhi. Fluturimi i shkurt\u00ebr n\u00eb veriper\u00ebndim drejt Groznit duket se kaloi pa incidente p\u00ebr gjysm\u00eb ore, por pastaj avioni \u201cu p\u00ebrball me pengesa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb [sinjalet e Sistemit Global t\u00eb Pozicionimit] GPS\u201d, sipas Flightradar24, nj\u00eb faqe q\u00eb gjurmon trafikun ajror n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo faqe tha se nga ai \u00e7ast deri rreth 20 minuta para p\u00ebrplasjes n\u00eb tok\u00eb, Flightradar24 her\u00eb pas here nuk arriti t\u00eb marr\u00eb dh\u00ebna nga avioni dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera mori t\u00eb dh\u00ebna, por holl\u00ebsit\u00eb mbi vendndodhjen e tij ishin t\u00eb pasakta ose mungonin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAvioni u ekspozua ndaj bllokimit dhe mashtrimit t\u00eb GPS pran\u00eb Groznit\u201d, tha Flightradar24.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto masa vet\u00eb nuk ka gjasa ta ken\u00eb shkaktuar rr\u00ebzimin, ato jan\u00eb shenj\u00eb se n\u00eb tok\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u mbrojtur kund\u00ebr ndonj\u00eb sulmi me dron\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb kanal opozitar \u00e7e\u00e7en n\u00eb Telegram dhe Baza, nj\u00eb media ruse e lidhur me sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, raportuan p\u00ebr nj\u00eb sulm me dron\u00eb n\u00eb Grozni rreth koh\u00ebs kur avioni ishte n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Baza gjithashtu raportoi se aeroporti i Groznit ndaloi pranimin e avion\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb sulmit t\u00eb supozuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Hulumtuesit e burimeve t\u00eb hapura konfirmuan sulmin me dron n\u00eb \u00c7e\u00e7eni p\u00ebrmes gjeolokacionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb llogari n\u00eb Instagram e udh\u00ebhequr nga sekretari i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u00c7e\u00e7en, Khamzat Kadyrov \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb nip i udh\u00ebheq\u00ebsit rajonal autokratik Ramzan Kadyrov \u2013 b\u00ebri nj\u00eb postim ku tha se nj\u00eb sulm me dron\u00eb u zmbraps suksessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Postimi p\u00ebrmbante edhe nj\u00eb video e asaj q\u00eb, sipas llogaris\u00eb, ishte nj\u00eb dron duke u goditur dhe duke shp\u00ebrthyer n\u00eb zjarr. Ky postim u fshi m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Media shtet\u00ebrore Grozny-Infrom, duke iu referuar postimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Instagram, raportoi se Khamzat Kadyrov shkroi se \u201ct\u00eb gjith\u00eb [dron\u00ebt] u rr\u00ebzuan\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDi\u00e7ka shp\u00ebrtheu\u201d<br>Sipas nj\u00eb transkripte t\u00eb shk\u00ebmbimeve p\u00ebrmes radios mes ekuipazhit t\u00eb avionit me emergjenc\u00ebn n\u00eb Grozni, e cila u publikua m\u00eb 25 dhjetor nga kanali n\u00eb Telegram VChK-OGPU, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cagjent i huaj\u201d nga Rusia, ekuipazhi raportoi se e kishte humbur kontrollin mbi avionin p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb \u201csulmi zogjsh\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportimi i VChK-OGPU dhe v\u00ebrtet\u00ebsia e transkriptes nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb verifikoheshin. Edhe vet\u00eb kanali hedh dyshime mbi mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrplasjes s\u00eb zogjve me avionin, pasi tha m\u00eb 26 dhjetor se d\u00ebmet e dukshme n\u00eb bishtin e avionit pas rr\u00ebzimit t\u00eb tij \u201ctregojn\u00eb se nj\u00eb raket\u00eb e l\u00ebshuar nga nj\u00eb sistem mbrojt\u00ebs ajror me gjas\u00eb shp\u00ebrtheu pran\u00eb avionit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebtar i mbijetuar tha p\u00ebr kanalin shtet\u00ebror rus, RT, se avioni i b\u00ebri tri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb Grozni dhe se n\u00eb tentimin e tret\u00eb \u201cdi\u00e7ka shp\u00ebrtheu\u2026. Nuk do t\u00eb thosha se ishte brenda aeroplanit\u201d dhe se nj\u00eb cop\u00ebz i fluturoi mes k\u00ebmb\u00ebve dhe ia shpoi jelekun e shp\u00ebtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pilot\u00ebt e larguan avionin nga Grozni, nd\u00ebrsa transkripti tregoi se ata e pyet\u00ebn kull\u00ebn e kontrollit p\u00ebr motin n\u00eb Mineralnie Vodi dhe Maka\u00e7kala, dy qytete relativisht af\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, avioni p\u00ebrfundimisht shkoi drejt lindjes dhe kaloi mbi Kaspik, para se t\u00eb rr\u00ebzohej pran\u00eb Aktaut n\u00eb or\u00ebn 11:28 t\u00eb m\u00ebngjesit, sipas koh\u00ebs lokale, rreth nj\u00eb or\u00eb pas raportimeve t\u00eb para se nj\u00eb sulm me dron n\u00eb Grozni ishte zmbrapsur.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb video e avionit duke r\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb pas duke u p\u00ebrplasur n\u00eb tok\u00eb tregon se ai ishte i paprekur dhe nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb nga zjarri derisa u rr\u00ebzua. Fotografit\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb tij dhe pamjet e pjes\u00ebs s\u00eb bishtit t\u00eb aeroplanit tregojn\u00eb vrima t\u00eb shumta, grisje dhe g\u00ebrvishtje q\u00eb v\u00ebzhguesit thon\u00eb se duken si d\u00ebmtime nga cop\u00ebzat e predh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Skajet e vrimave jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrrusura nga brenda, gj\u00eb q\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se shp\u00ebrthimi ka ndodhur jasht\u00eb avionit, jo brenda kabin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Analisti ushtarak Yan Matveyev tha p\u00ebr Current Time se shp\u00ebrthimi i nj\u00eb rakete ruse Pantsir S-1 n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb nga trupi i avionit mund t\u2019i ket\u00eb shkaktuar k\u00ebto d\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pamjet nga brenda aeroplanit para rr\u00ebzimit tregojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas The Wall Street Journal, firma e siguris\u00eb s\u00eb aviacionit me seli n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, Osprey Flight Solutions, tha n\u00eb nj\u00eb alarm p\u00ebr linjat ajrore se avioni \u201cka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzuar nga nj\u00eb sistem rus i mbrojtjes ajrore ushtarake\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVideoja e avionit t\u00eb rr\u00ebzuar dhe rrethanave rreth mjedisit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore n\u00eb Rusin\u00eb jugper\u00ebndimore tregojn\u00eb se ka mund\u00ebsi q\u00eb avioni t\u00eb jet\u00eb goditur nga ndonj\u00eb form\u00eb zjarri kund\u00ebrajror\u201d, citoi Journal shefin e inteligjenc\u00ebs nga Osprey, Matt Borie.<\/p>\n\n\n\n<p>Avioni \u201cu rr\u00ebzua nga nj\u00eb sistem rus i mbrojtjes ajrore\u201d, shkroi Andriy Kovalenko, kreu i Qendr\u00ebs Kund\u00ebr Dezinformimit n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb X m\u00eb 25 dhjetor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai nuk dha prova p\u00ebrtej pamjeve, raportimeve n\u00eb media dhe informacioneve nga burimet e hapur ekzistuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Ukraina ka kryer sulme t\u00eb shumta me dron\u00eb ndaj objektivave ushtarake n\u00eb Rusi q\u00eb kur presidenti rus Vladimir Putin nisi e pushtimin e plot\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022. Sulmet me dron\u00eb n\u00eb \u00c7e\u00e7eni dhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Kaukazit t\u00eb Veriut jan\u00eb shtuar muajt e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoritetet n\u00eb Kazakistan, Rusi dhe Azerbajxhan kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk do ta komentojn\u00eb shkakun e rr\u00ebzimit t\u00eb avionit derisa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb hetimi dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Putinit, Dmitry Peskov, u b\u00ebri thirrje t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos transmetojn\u00eb \u201chipoteza\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00c7e\u00e7eni, Ramzan Kadyrov nuk ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shprehja e ngush\u00ebllimeve. \/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/provat-sugjerojne-kunderajroret-ruse-goditen-avionin\/33254143.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur nj&euml; aeroplan udh&euml;tar&euml;sh me 67 njer&euml;z n&euml; bord u rr&euml;zua n&euml; tok&euml; n&euml; bregdetin e Kazakistanit m&euml;ngjesin e 25 dhjetorit, mediat dhe autoritetet ruse vepruan shpejt p&euml;r t&rsquo;i theksuar shkaktar&euml;t e mundsh&euml;m: mjegulla e trash&euml;, p&euml;rplasja me zogj dhe shp&euml;rthimi i nj&euml; boce oksigjeni n&euml; kabin&euml;. Megjithat&euml;, provat gjithnj&euml; e m&euml; t&euml; m&euml;dha sugjerojn&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":39454,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[569],"tags":[],"class_list":["post-39453","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39453"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39453\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39456,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39453\/revisions\/39456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}