{"id":38676,"date":"2024-12-14T16:44:43","date_gmt":"2024-12-14T16:44:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=38676"},"modified":"2024-12-14T16:44:44","modified_gmt":"2024-12-14T16:44:44","slug":"be-ja-angazhohet-per-integrim-konkret-per-vendet-e-rajonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=38676","title":{"rendered":"BE-ja angazhohet p\u00ebr integrim konkret p\u00ebr vendet e rajonit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"629\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_9835-1024x629.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-38677\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_9835-1024x629.jpeg 1024w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_9835-300x184.jpeg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_9835-768x472.jpeg 768w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/IMG_9835.jpeg 1125w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes integrimit gradual t\u00eb k\u00ebtyre vendeve n\u00eb disa politika t\u00eb BE-s\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb samitit t\u00eb radh\u00ebs BE-Ballkani Per\u00ebndimor, i cili do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Bruksel m\u00eb 18 dhjetor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtij takimi, para dhjet\u00eb dit\u00ebsh, presidenti i ri i K\u00ebshillit Evropian, Antonia Costa, ka pasur nj\u00eb takim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt joformal me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb rajonit, ku nd\u00ebr tjerash jan\u00eb diskutuar edhe p\u00ebrgatitjet dhe pritjet nga ky samit i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhvillimi tashm\u00eb i rregullt i samiteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta BE-Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej d\u00ebshmive se BE-ja e ka prioritet k\u00ebt\u00eb rajon, raportet me vendet e tij, por edhe procesin e integrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb BE. Ky p\u00ebrkushtim pritet t\u00eb ritheksohet edhe k\u00ebsaj radhe n\u00eb takim. Kjo p\u00ebrfshihet edhe n\u00eb draftin e Deklarat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr miratim n\u00eb samit, tekst n\u00eb t\u00eb cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cZgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim gjeostrategjik n\u00eb paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ka tash nj\u00eb dinamiz\u00ebm t\u00eb ri n\u00eb procesin e zgjerimit. P\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb zgjerimit, bazuar n\u00eb kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb pritet q\u00eb bashk\u00ebrisht ta miratojn\u00eb n\u00eb takim lider\u00ebt e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe koleg\u00ebt e tyre nga gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe me ndryshimin e rrethanave globale, pritet t\u00eb ritheksohet se partneriteti mes BE-s\u00eb dhe vendeve t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb zgjerimit nga ky samit do t\u00eb d\u00ebrgohet thirrja q\u00eb vendet e rajonit sa m\u00eb shpejt t\u2019i zgjidhin mospajtimet me fqinj\u00ebt, si me vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, ashtu edhe mes vete n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cMospajtimet rajonale dhe bilaterale q\u00eb i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr koh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb penguar fokusimin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Implementimi i marr\u00ebveshjeve bilaterale me mir\u00ebbesim dhe me rezultate t\u00eb prekshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs me Greqin\u00eb dhe Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb, Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Fqinj\u00ebsi t\u00eb Mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunim me Bullgarin\u00eb, mbeten ky\u00e7\u201d,<\/em>&nbsp;thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dy marr\u00ebveshje q\u00eb p\u00ebrmenden vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb arsye pse Maqedonia e Veriut po mbahet e bllokuar n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve evropiane pa pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i hap\u00eb kapitujt negociues, edhe pse jan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet teknike q\u00eb k\u00ebrkohen. Deri von\u00eb Greqia bllokonte vendimet n\u00eb K\u00ebshill nd\u00ebrsa tash k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Bullgaria.<\/p>\n\n\n\n<p>Pos Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb ka akoma \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura me Greqin\u00eb, tash edhe Serbia, por edhe Mali i Zi kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura me Kroacin\u00eb, nj\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb raporteve mes Kroacis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, prej kur n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb zi kan\u00eb hyr\u00eb forcat proserbe dhe proruse, Kroacia nuk ka paraqitur pengesa edhe n\u00eb mbylljen e kapitujve n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Serbia, por edhe Kosova, kan\u00eb ngecur n\u00eb proces \u2013 nd\u00ebr tjerash edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb progresit n\u00eb normalizimin e raporteve mes tyre. Kjo, pos q\u00eb e d\u00ebmton procesin e integrimeve evropiane, sipas BE-s\u00eb, po ndikon negativisht edhe n\u00eb stabilitetin e t\u00ebr\u00eb rajonit. Prandaj, edhe normalizimi i raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Deklarat\u00ebs s\u00eb samitit.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cMarr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit, duhet t\u00eb zbatohen pa vonesa t\u00eb reja. BE-ja fton t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb draftin e tekstit t\u00eb Deklarat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia tash e tre vjet nuk ka hapur asnj\u00eb kapitull n\u00eb procesin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. P\u00ebrpjekjet e fundit t\u00eb presidenc\u00ebs hungareze, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Komisioni Evropian dhe shumica e vendeve an\u00ebtare, q\u00eb Serbia t\u2019i hap\u00eb disa kapituj, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate, sepse disa vende an\u00ebtare nuk jan\u00eb pajtuar q\u00eb Serbia t\u00eb l\u00ebviz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb progresit n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe liris\u00eb s\u00eb mediave, si shkak \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe mungesa e progresit n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb raporteve t\u00eb Serbis\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe Kosova nuk ka sh\u00ebnuar ndonj\u00eb l\u00ebvizje. Ajo ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE qysh para dy vjet\u00ebsh, por ajo k\u00ebrkes\u00eb vazhdon t\u00eb mbahet e mbyllur n\u00eb sirtar\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar asnj\u00ebher\u00eb nga K\u00ebshilli i BE-s\u00eb. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs nj\u00eb prej arsyeve kryesore \u00ebsht\u00eb mosnjohja nga pes\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, por edhe mungesa e progresit n\u00eb dialog.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi Evropian mir\u00ebpret pjes\u00ebmarrjen e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb forumin e Bashk\u00ebsis\u00eb Politike Evropiane, nj\u00eb forum ku jan\u00eb shum\u00eb shtete evropiane e jo vet\u00ebm ato t\u00eb BE-s\u00eb. Pritet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetet fakti se samiti i radh\u00ebs i Bashk\u00ebsis\u00eb Politike Evropiane vitin q\u00eb vjen do t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebsaj radhe n\u00eb samit pritet t\u00eb flitet edhe p\u00ebr proceset konkrete, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb duke e ndihmuar rajonin q\u00eb t\u00eb afrohet n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE p\u00ebrmes integrimit gradual n\u00eb shum\u00eb fusha.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Plani i rritjes ekonomike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb vler\u00eb prej gjasht\u00eb miliard\u00eb eurosh. BE-ja do t\u00eb shpreh\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb integrimin e m\u00ebtejm\u00eb ekonomik dhe tregtar t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi Evropian p\u00ebrmend edhe integrimin n\u00eb bllok t\u00eb transportit, i cili tashm\u00eb po jep rezultate. P\u00ebrmendet edhe vendosja e linjave t\u00eb gjelbra n\u00ebp\u00ebr pikat e kalimeve kufitare p\u00ebr t\u00eb shpejtuar qarkullimin e mallrave. BE-ja mb\u00ebshtet edhe pjes\u00ebmarrjen e vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit n\u00eb \u201cagjend\u00ebn e gjelb\u00ebr\u201c q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim ruajtjen e mjedisit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr ngrohjes globale. Mb\u00ebshtet edhe p\u00ebrfshirjen e vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb agjend\u00ebn digjitale t\u00eb BE-s\u00eb dhe \u201ctregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt digjital\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, sipas diplomat\u00ebve n\u00eb BE, ky samit do t\u00eb jet\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb diskutuar bashk\u00ebpunimin konkret n\u00eb shum\u00eb fusha, prej asaj politike, t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb, deri tek energjia. E gjith\u00eb kjo do t\u2019u ndihmoj\u00eb vendeve t\u00eb rajonit q\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gati p\u00ebr integrim n\u00eb BE, duke forcuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe ekonomit\u00eb e tyre dhe duke rritur stabilitetin rajonal p\u00ebrmes zgjidhjes s\u00eb mospajtimeve t\u00eb tyre.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve t&euml; Ballkanit Per&euml;ndimor, p&euml;rfshir&euml; edhe p&euml;rmes integrimit gradual t&euml; k&euml;tyre vendeve n&euml; disa politika t&euml; BE-s&euml;, do t&euml; jet&euml; n&euml; fokus t&euml; samitit t&euml; radh&euml;s BE-Ballkani Per&euml;ndimor, i cili do t&euml; zhvillohet n&euml; Bruksel m&euml; 18 dhjetor. N&euml; prag t&euml; k&euml;tij takimi, para dhjet&euml; dit&euml;sh, presidenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":38677,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[569],"tags":[],"class_list":["post-38676","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38676"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38676\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38678,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38676\/revisions\/38678"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}