{"id":37806,"date":"2024-11-23T16:25:32","date_gmt":"2024-11-23T16:25:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.com\/?p=37806"},"modified":"2024-11-23T16:25:32","modified_gmt":"2024-11-23T16:25:32","slug":"maqedoni-e-veriut-sa-i-sigurt-eshte-ushqimi-ne-shtepite-e-te-moshuarve-dhe-ne-shkolla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=37806","title":{"rendered":"Maqedoni e Veriut: Sa i sigurt \u00ebsht\u00eb ushqimi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb moshuarve dhe n\u00eb shkolla?"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"800\" height=\"460\" src=\"https:\/\/radiojehona.com\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/auto_Screenshot_2024-11-23_1451211732369889.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-37807\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/auto_Screenshot_2024-11-23_1451211732369889.jpg 800w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/auto_Screenshot_2024-11-23_1451211732369889-300x173.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/auto_Screenshot_2024-11-23_1451211732369889-768x442.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Mosp\u00ebrmbushja e kushteve higjienike, moskryerja e kontrolleve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb kuzhina, mosrealizimi i dezinfektimit jan\u00eb disa nga shkeljet q\u00eb inspektor\u00ebt zbuluan gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb kuzhinat e sht\u00ebpive t\u00eb pleqve, k\u00ebndet e loj\u00ebrave, n\u00eb shkolla dhe \u00e7erdhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb disa shkolla, edhe prind\u00ebrit shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe provuar ushqimin, si dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtjet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb shkonim, koha p\u00ebr ushqim kishte kaluar\u2026 Babai im nuk ishte ankuar p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb konkrete, por ka ndodhur, p\u00ebr shembull, t\u00eb gjejm\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tij biskota q\u00eb ishin aq t\u00eb forta sa dukeshin sikur kishin q\u00ebndruar t\u00eb hapura p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, t\u00eb cilat ai nuk mund t\u2019i haj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur e pyesnim, thoshte se m\u2019i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb, ama nuk mund t\u00eb them me siguri n\u00ebse ia kishin dh\u00ebn\u00eb nga sht\u00ebpia e pleqve apo nga dikush tjet\u00ebr, q\u00eb, ashtu si ai, ishte i vendosur aty\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, shkupjanja Palle kujton p\u00ebrvoj\u00ebn e saj me sht\u00ebpit\u00eb e pleqve, ku ishin vendosur babai dhe v\u00ebllai i saj. Pak\u00ebnaq\u00ebsia e saj lidhet p\u00ebrgjith\u00ebsisht me kujdesin q\u00eb merrnin t\u00eb af\u00ebrmit e saj, nd\u00ebrsa, si\u00e7 thekson, konkretisht p\u00ebr ushqimin nuk mund t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb, pasi vizitat e saj ishin gjithmon\u00eb pas orarit t\u00eb drek\u00ebs. E sa i sigurt \u00ebsht\u00eb ushqimi, ishte q\u00ebllimi i kontrolleve t\u00eb fundit t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Ushqim dhe Veterinari (AUV) ku u p\u00ebrfshin\u00eb 41 sht\u00ebpi t\u00eb pleqve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjat\u00eb kontrolleve t\u00eb kryera, jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb cilat kishin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sip\u00ebrfaqe pune t\u00eb yndyrshme, p\u00ebrzgjedhje e parregullt e ushqimit, frigorifer\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb paorganizuar, ruajtje e pap\u00ebrshtatshme e ushqimit, mosmbajtje evidence p\u00ebr temperatur\u00ebn, p\u00ebr pastrim dhe dezinfektimi t\u00eb ambienteve, pajisjeve dhe veglave t\u00eb pun\u00ebs, dhe t\u00eb tjera\u201d, p\u00ebrmend AUV-ja nd\u00ebr tjerash duke iu p\u00ebrgjigjur interesimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr gjendjen q\u00eb kan\u00eb gjetur te nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre sht\u00ebpive.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/adserver.piksel.mk\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=1124&amp;loc=https%3A%2F%2Falmakos.com%2Fmaqedoni-e-veriut-sa-i-sigurt-eshte-ushqimi-ne-shtepite-e-te-moshuarve-dhe-ne-shkolla%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Ffax.al%2F&amp;cb=7a806b222a\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Asnj\u00eb nga personat e vendosur n\u00eb k\u00ebto sht\u00ebpi apo familjar\u00ebt e tyre nuk kan\u00eb raportuar ndonj\u00eb problem me ushqimin n\u00eb AUV, megjithat\u00eb, kontrollet jan\u00eb kryer sipas urdhrit p\u00ebr inspektime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, inspektor\u00ebt konstatuan se 14 nga sht\u00ebpit\u00eb e pleqve nuk ishin regjistruar fare si operator\u00eb ushqimor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij viti inspektor\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb edhe n\u00eb 167 kuzhina n\u00eb shkolla dhe \u00e7erdhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sigurin\u00eb e ushqimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, kurse bilanci nga k\u00ebto inspektime ka qen\u00eb rreth nj\u00ebzet urdhra p\u00ebr korrigjimin e parregullsive t\u00eb evidentuara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMunges\u00eb teknike\u201c n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e paregjistruara<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk zbulojn\u00eb n\u00ebse sht\u00ebpia ku ishin vendosur babai dhe v\u00ebllai i Palles, e cila ndodhet n\u00eb Shkup, ishte pjes\u00eb e kontrolleve t\u00eb fundit t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, nuk p\u00ebrmenden as emrat e sht\u00ebpive t\u00eb tjera t\u00eb pleqve ku ka parregullsi me ushqimin. Edhe sht\u00ebpit\u00eb si dhe \u00e7do person tjet\u00ebr fizik dhe juridik q\u00eb merret me ushqimin \u2013 prodhimin, ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb gastronomi, transportin, depozitimin dhe shitjen, duhet t\u00eb regjistrohen si operator\u00eb t\u00eb ushqimit n\u00eb Agjenci, e cila mban nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebto objekte, parashikon Ligji p\u00ebr sigurin\u00eb e ushqimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb 14 sht\u00ebpi, ose nj\u00eb e treta e 41 sht\u00ebpive t\u00eb kontrolluara, nuk ishin regjistruar, sipas AUV-s\u00eb, ndoshta \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb \u201cl\u00ebshimi teknik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKuzhinat n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pleqve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Agjenci, n\u00eb p\u00ebrputhje me kapacitetet e disponueshme t\u00eb inspektor\u00ebve, jan\u00eb kontrolluar rregullisht. T\u00eb tjerat, me siguri p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebshimeve teknike, nuk jan\u00eb regjistruar n\u00eb AUV. P\u00ebr shkak t\u00eb specifik\u00ebs s\u00eb veprimtaris\u00eb, operator\u00ebve u jan\u00eb l\u00ebshuar vendime me urdh\u00ebr p\u00ebr regjistrim n\u00eb afatin m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm\u201d, thon\u00eb nga AUV-ja p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Agjencia nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se sa koh\u00eb k\u00ebto sht\u00ebpi kan\u00eb funksionuar pa u regjistruar si operator\u00eb t\u00eb ushqimit. Gjithashtu, ata nuk tregojn\u00eb n\u00ebse ndonj\u00eb prej tyre ishte kapur m\u00eb par\u00eb si operator i paregjistruar i ushqimit, sepse, duke iu referuar Ligjit p\u00ebr mbik\u00ebqyrje dhe inspektim, thon\u00eb se kjo mund t\u00eb konstatohet \u201cvet\u00ebm me organizimin e urdhrave t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr kontrolle t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky kontroll i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, gjat\u00eb t\u00eb cilit u zbuluan 14 sht\u00ebpit\u00eb, u krye nga data 29 deri m\u00eb 31 tetor. N\u00eb pes\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tjera t\u00eb kontrolluara, u konfiskuan dhe u shkat\u00ebrruan 40 kilogram\u00eb ushqim i pasigurt.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij aksioni, inspektor\u00ebt shqiptuan 18 gjoba p\u00ebr operator\u00ebt dhe l\u00ebshuan 16 urdhra p\u00ebr largimin e mosp\u00ebrputhjeve \u2013 nga t\u00eb cilat n\u00eb kat\u00ebr sht\u00ebpi ato kishin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kushtet higjienike, kurse n\u00eb tre p\u00ebr kryerjen e kontrolleve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb punonj\u00ebsve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme, por nuk ishin kryer.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbyllen edhe 13 k\u00ebnde loj\u00ebrash<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb aksion i ngjash\u00ebm m\u00eb par\u00eb n\u00eb tetor nga AUV-ja u krye edhe n\u00eb 92 k\u00ebnde loj\u00ebrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, ku 16 prej tyre nuk ishin regjistruar si operator\u00eb ushqimor\u00eb. Tet\u00eb prej tyre nuk i plot\u00ebsonin k\u00ebrkesat higjienike dhe 16 punonj\u00ebs nuk kishin b\u00ebr\u00eb kontrollet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ushqimi, u konfiskuan dhe u shkat\u00ebrruan 11.5 kilogram\u00eb produkte qum\u00ebshti.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr parregullsit\u00eb e konstatuara jan\u00eb l\u00ebshuar 19 vendime dhe jan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr eliminimin e tyre, jan\u00eb mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht 13 k\u00ebnde loj\u00ebrash, dhe 32 prej tyre jan\u00eb d\u00ebnuar me gjoba\u201d, than\u00eb nga AUV-ja pas kontrolleve t\u00eb kryera.<\/p>\n\n\n\n<p>Prind\u00ebrit kontrollojn\u00eb shkollat<\/p>\n\n\n\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shkollat dhe \u00e7erdhet, bilanci nga 167 kontrolle t\u00eb kryera k\u00ebt\u00eb vit, si\u00e7 theksojn\u00eb nga Agjencia p\u00ebr REL-in, ishte: pes\u00eb paralajm\u00ebrime t\u00eb shqiptuara, 17 urdh\u00ebresa p\u00ebr evitimin e parregullsive dhe nj\u00eb ndales\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cParregullsit\u00eb e konstatuara deri tani lidhen me zbatimin e paplot\u00eb t\u00eb Praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb higjienike, Praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb prodhuese dhe Sistemit HACCP, si dhe me mbajtjen e parregullt t\u00eb regjistrave p\u00ebr to, mosrealizimin e kontrolleve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb personelit, dhe mosdezinfektimin dhe deratizimin e pap\u00ebrfunduar \u201d, thon\u00eb nga AUV-ja.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nj\u00eb pjes\u00eb e shkollave sigurojn\u00eb vet\u00ebm ushqime t\u00eb shpejta, t\u00eb tjerat vet\u00ebm nj\u00eb shujt\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, nd\u00ebrsa disa i ofrojn\u00eb t\u00eb dyja.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo t\u00eb gjitha shkollat n\u00eb vend kan\u00eb kuzhina ku mund t\u00eb p\u00ebrgatitet ushqimi. Sipas praktik\u00ebs q\u00eb theksohet nga shkollat dhe prind\u00ebrit, zakonisht n\u00eb ato shkolla ku nuk p\u00ebrgatitet ushqim, kompania q\u00eb ofron ushqimin, e p\u00ebrgatit at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuzhin\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shkoll\u00ebs e cila e ka fituar tenderin.<\/p>\n\n\n\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti edhe me shkoll\u00ebn \u201cGrigor Prli\u00e7ev\u201d n\u00eb komun\u00ebn e Gazi Bab\u00ebs n\u00eb Shkup, ku drejtoresha Aleksandra Petkovska-Anastasov thot\u00eb se edhe ata si shkoll\u00eb, por edhe vet\u00eb prind\u00ebrit, b\u00ebjn\u00eb kontrolle p\u00ebr sigurin\u00eb e ushqimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e madhe, prandaj ne vazhdimisht kontrollojm\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ushqimi t\u00eb transportohet n\u00eb en\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe me mjet transporti t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, duke qen\u00eb se nuk p\u00ebrgatitet te ne\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse, p\u00ebr shembull, nj\u00eb firm\u00eb fiton tenderin n\u00eb dhjet\u00eb shkolla, mund t\u00eb mos ket\u00eb automjete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta dor\u00ebzuar ushqimin n\u00eb kushte dhe temperatura t\u00eb ndryshme si\u00e7 k\u00ebrkojm\u00eb ne dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jemi n\u00eb gatishm\u00ebri dhe kontrollojm\u00eb vazhdimisht\u201d, thot\u00eb Petkovska-Anastasov p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shton se tek ata funksionojn\u00eb komisione nga m\u00ebsuesit dhe prind\u00ebrit q\u00eb e kontrollojn\u00eb ushqimin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPrind\u00ebrit, kur kan\u00eb mund\u00ebsi, vijn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, ua lejojm\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb dhe t\u00eb provojn\u00eb ushqimin, shohin se n\u00eb \u00e7far\u00eb en\u00ebsh sh\u00ebrbehet. Ata mund t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr m\u00ebngjes ose drek\u00eb, kur t\u00eb duan, dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mua si drejtoresh\u00eb nj\u00eb raport, t\u00eb cilin un\u00eb ia d\u00ebrgoj kompanis\u00eb p\u00ebr t\u2019i korrigjuar v\u00ebrejtjet n\u00ebse ka\u201d, potencon drejtoresha.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebso praktike, thon\u00eb prind\u00ebrit, ka edhe n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb tjera, megjithat\u00eb nuk funksionojn\u00eb kudo. Ka edhe raste kur prind\u00ebrit nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me ushqimin e f\u00ebmij\u00ebve, ndaj shkolla nuk siguron fare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt nuk kan\u00eb ushqim. Vitin e kaluar kishim nj\u00eb kompani q\u00eb e sillte nga jasht\u00eb, kryesisht produkte furre, por ishin aq jocil\u00ebsore sa shumica e nx\u00ebn\u00ebsve hoq\u00ebn dor\u00eb nga ushqimi n\u00eb shkoll\u00eb dhe sivjet secili blen vet\u00eb nga dyqanet af\u00ebr shkoll\u00ebs ose e marrin ushqimin nga sht\u00ebpia. U sillnin ushqime t\u00eb thata, t\u00eb ngrira ose t\u00eb shkrira, gjenin edhe t\u00eb atilla me afat t\u00eb skaduar. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre problemeve, shkolla k\u00ebt\u00eb vit nuk shpalli fare tender p\u00ebr ushqim\u201d, thot\u00eb n\u00ebna e nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb Shkupit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti i m\u00eb i fundit q\u00eb pati probleme me ushqimin n\u00eb shkoll\u00eb ndodhi q\u00eb n\u00eb muajin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti shkollor. Rreth 140 nx\u00ebn\u00ebs nga gjithsej 360 q\u00eb ushqehen n\u00eb orarin e plot\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cGjorgje Pulevski\u201d n\u00eb komun\u00ebn e Aerodromit, n\u00eb shtator, pat\u00ebn simptoma helmimi, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb mbylljen e kuzhin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rast m\u00eb i madh ndodhi edhe vitin e kaluar n\u00eb shkollat n\u00eb Karposh, ku nga e nj\u00ebjta kompani q\u00eb siguronte ushqim, kishte dyshime p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb infektuar me salmonel\u00eb. Kontrollet n\u00eb kuzhinat e shkollave dhe \u00e7erdheve, sipas Planit vjetor t\u00eb AUV-s\u00eb, kryhen t\u00eb pakt\u00ebn tre her\u00eb n\u00eb vit sipas kategorizimit t\u00eb objekteve me rrezik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shtator dhe tetor t\u00eb \u00e7do viti shkollor, kryhen inspektime n\u00eb ato shkolla dhe \u00e7erdhe ku p\u00ebrgatitet dhe sh\u00ebrbehet ushqim. Inspektime, konfirmojn\u00eb nga Agjencia, ka edhe te furnizuesit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar n\u00ebse plot\u00ebsohen kushtet higjieno-sanitare.\/rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosp&euml;rmbushja e kushteve higjienike, moskryerja e kontrolleve sh&euml;ndet&euml;sore t&euml; punonj&euml;sve n&euml; kuzhina, mosrealizimi i dezinfektimit jan&euml; disa nga shkeljet q&euml; inspektor&euml;t zbuluan gjat&euml; periudh&euml;s s&euml; kaluar n&euml; kuzhinat e sht&euml;pive t&euml; pleqve, k&euml;ndet e loj&euml;rave, n&euml; shkolla dhe &ccedil;erdhe n&euml; Maqedonin&euml; e Veriut. N&euml; disa shkolla, edhe prind&euml;rit shkojn&euml; p&euml;r t&euml; kontrolluar dhe provuar ushqimin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":37807,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37806","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37806"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37808,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37806\/revisions\/37808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}